Albspirit

Media/News/Publishing

Mësuesi i fizikës jepte mësim online dhe puth gjoksin e së dashurës, raportohet nga studenti patronazhist

Ruben Dario Paras nga Kolumbia, me profesion mësues fizike është në qendër të vëmëndjes për videon e tij ku shfaqet duke puthur gjoksin e së dashurës së tij, teksa jepte mësim online. Ai harroi të fikte kamerën dhe video e tij menjëherë u bë virale. Në video mësuesi i fizikës shihet teksa heq bluzën e të dashurës dhe puth gjoksin e saj. Paras më pas u kërkoi falje për skenën studentëve të tij. “Një video ku e dashura ime më përshëndet është bërë virale. Ishte qartë faji im pasi nuk e kuptova që kamera ishte akoma e hapur pasi mbaroi mësimi. Dua ta bëj të qartë se në asnjë rast nuk e kam bërë me qëllim. Ishte një moment fatkeq. Dua të kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan”, është shprehur ai. Drejtori i shkollës ku punon Rubeni urdhëroi hetim mbi incidentin duke u shprehur: “Ky është një incident i rëndë dhe duhet të hetohet”. Drejtori ishte informuar nga një student patronazhist, i cili përfitonte lehtësira bashkiake për ta kryer këtë punë.

Please follow and like us: