Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: KRUJËS SHETIT

Skënderbeu, shtatore e skulptorit shqiptaro-amerkan, Vasiliev Nini.
Ende kalë i Gjergjit
si dikur hingëllin,
ende shpatë e tij
betejave vringëllin.
Nga shekujt e thinjur
del Krujës shetit,
jo kur bie mjegulla,
dita kur çel sytë.
Flet me shqiponjat
te shkëmbi, mbi gurrë.
Gjaku i Arbrit, thotë,
s`bëhet ujë kurrë!
Dhe s`di kah ikën,
askush nuk e sheh!
Shkon ta puthë flamurin
atje lart mbi re!
6 prill 2020.
Please follow and like us: