Albspirit

Media/News/Publishing

Oana Anca Mihaela Glasu: PRANË TEJE

Në qytetin tim gjithmonë bie muzgu më herët.
Sonte qëllon të bjerë shi i madh
si ai i vjeshtës sonë të fundit,
që s’kishte asnjë gjurmë gjethesh.
Tani po bie mbi të gjitha lulet e çelura të këtij Maji dhe
ndihem më shumë se asnjëherë
një grimcë pluhuri që nuk do të doja që shiu ta shpërndajë,
por të kthehet mbrapsht në një rreze dielli.
Dhe ti…sikur të ishe era
që s’fryn dhe ka vetëm krahë, aromë dhe buzë…
apo… të ishe një lloj drite
e cila nuk thyhet
si një degë e thatë.
Please follow and like us: