Albspirit

Media/News/Publishing

Demiri takon Shrier: SHBA, kontribut kryesor në bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-ve në Izrael, Jonathan Shrier, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem, sot pata kënaqësinë e veçantë të takoj të Ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Izrael, Shkëlqesinë e Tij z. Jonathan Shrier.

E falënderova z. Shrier për rolin dhe kontributin e veçantë të SHBA-së për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Biseduam për marrëdhëniet speciale mes Kosovës dhe SHBA-ve, për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, si dhe u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit midis ambasadave tona”, shkruan ambasadorja Demiri në postimin e saj në rrjetet sociale.

Please follow and like us: