Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: I VOGLI ZOG

Buzëqeshja jote
ditën e bën të trëndafiltë.
Gugurima jote
në dritare sjell
pëllumbat e pianos.
Doçka jote
në faqe të mamit
vizaton lumturinë
që rritet me ty përditë.
O zog i vogël,
i vogli zog,
në këtë moshë të shtyer
si gjysh,
më bëre të fluturoj.
Please follow and like us: