Albspirit

Media/News/Publishing

9 vjet më parë/Botimet Zenit sjellin në shqip Andre Bazin

Ç’ESHTE KINEMAJA?
Autori: Andre Bazin
Përktheu: Elvis Hoxha
Zenit editions, 2012, 2021
Më tepër se premtim për përgjigje, është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen reflektimit të përditshëm të kritikut.
Nga togu i letrave të nxira gjatë ditëve, një pjesë janë të mira veç për të ndezur zjarrin; të tjera pjesëve që, për kohën e tyre, kishin atë pak vlerë reference kundrejt kinemasë bashkëkohore, do t’u mbetej sot vetëm interesi retrospektiv. Janë fshirë dhe ato sepse, nëse historia e kinemasë është tashmë gjëri i vogël, historia e një kritiku të veçantë nuk i intereson më askujt po të mos e vlerësojmë si ushtrim modestie.
–nga parathënie e autorit
NJOFTIM i botuesit
Në 1958-n, gjashtë vjet pas themelimit të kolanës “Arti i shtatë”, André Bazin botonte vëllimin e parë të një serie që do të përmbante katër të tillë me titullin e përgjithshëm Ç’është kinemaja? Parathënia, thelbin e së cilës e kemi ruajtur në këtë libër, e shfaqte qartë frymën: “Ky titull, më tepër se premtim për përgjigje, është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve”.
Për të, praktikë dhe teori përplasen tek njëra-tjetra në një lexim ku “naiviteti” hetues përbën momentin e një kuptimshmërie ashpërsisht të saktë. Pa dyshim, falë kësaj saktësie që nuk e vret emocionin, u sigurua suksesi i veprës që me vëllimin e saj të parë.
Vdekja nuk i lejoi André Bazinit të përfundonte përmbylljen e vëllimit të katërt mbi neorealizmin italian. Me këtë gjë u mor miku i tij Jasques Rivette në 1962-shin, tamam si në një homazh të fundit kundrejt atij që qe ndërgjegjja e një brezi të tërë kritikësh dhe kineastësh.
Punimi në katër vëllime është rishtypur disa herë, shenjë e një kërkese që nuk u përgënjeshtrua asnjëherë. Më 1975-n ne përmblodhëm në një vëllim të vetëm artikujt kryesorë. Çdo përzgjedhje është rrezik më vete. Këtë rrezik e ndërmorëm bashkë me Znj. Janine Bazin nën këshillat e François Truffaut-së.
Pas dhjetë vitesh, ndërkohë që po rritet interesi për Bazinin në Francë dhe gjetkë, ne i propozojmë brezave të rinj adhurues të kinemasë këtë punim themelor po me atë formulë që e shndërron sigurisht në përmbledhjen më domethënëse. Dëshira jonë është t’i transmetojmë atë ndjenjë dashurie për kinemanë që kishte frymëzuar André Bazinin dhe që kish ndriçuar me veprën e tij gjithë kolanën. Le Cerf, 1985.
Please follow and like us: