Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: Personalitetet e spikatura shqiptare të muajit Maj

 

 

MALEVE TONA KRESHNIKE NUK I MBAROJNË KURR BURRAT!

 

DON DEDË MALAJ, (1917 – 1959)

“E Premtja e zezë në Shqipni ka fillue me 29 nandor 1944 dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi”! Don D. MALAJ, 24 Prill 1959, kur asht hap gjyqi komunist kundër tij në Shkodër.

 MUEJ MAJI, 2 0 2 1: Kujtojmë…

  • 6 Maji 1405 – U le Gjergj Gjon Kastrioti – Skenderbeu, Princ i Shqipnisë.
  • 4 Maji 1874 – U le Imzot Jul BONATTI, U dënue 5 vjet burg pa dijtë asnjë shkak. Ishte dijetar dhe perkthyes i njohun i disa gjuhve… E sollen nga Italia… Vdiq në një çmendi i shkymë copa copa…
  • 5 Maji 1877 -U le At Pashko PRELA (1877 – 1966) Në 1945 Rektor i Kishës së Tiranës.
  • 17 Maji 1896-Asht le At Gjon Karma. Mbas 17 vjetësh burg u interrnue … Vdes në 1975.
  • 12 Maji 1904 – U le At Mëhill TROSHANI. Arrestohet në Tiranë me 28 Tetor 1947.  Prap në 1967 arrestohet per Pagzim të një fëmije…Dënohet 8 vjet, dhe në fjalen e fundit tha: “Nuk kerkoj asgja prej jush, po idenë teme do ta mbroj deri në vdekje!”
  • 31 Maji 1915-U le Don Pashko Muzhani. Asht dënue me akuza fallco 15 vjet burg… Vuejti dënimin në kampet e shfarosjes komuniste.
  • 6 Maji 1916-U le At Gjergj VATA S.J. Fillon Kalvarin në 1945. I arrestuem tri herë… Por, i pathyeshem deri në fundin e jetës!
  • 21 Maji 1916-U le At  Sebastian DEDA. Në vitin 1946 u dënue 5 vjet… Vdiq në 1984. E mbylli jeten tue punue në ngarkim shkarkim.
  • 19 Maji 1919-U le Don Zef BICI, I pushkatuem me 10 Maji 1968 me “Revolucionin kultural të 1967”.
  • 15 Maji 1921-U le në Kosovë Don Anton Muzaj, në hetuesi tek kuvendi i fretenve u smue  nga torturat dhe vdiq në vitin 1948.
  • 8 Maji 1924-At Gjergj FISHTA: Fjalim mbi vorrin e Avni Rrustemit në Vlonë.
  • 30 Maji 1940-Asht le në Shkoder piktori Ferdinand PACI. Vdiq me 13 Shtator 1969 aksidentalisht në Dukagjin…
  • 6 Maji 1942-Vdes tragjikisht Norbert JOKLI (25 Shkurt 1877) Dijetar i madh dhe albanolog.
  • Në gjysmen e muejt Maji 1945 fillojnë interrnimet në gjithë Shqipninë e Veriut, kryesisht në Qarkun Shkoder. Nder të parat asht Familja Mirakaj në Pukë, Familja e Ndoc Jakoves, etj…
  • 25 Maji 1945-Mbasi u largue nga komunistët Delegati Apostolik i Vatikanit në Shqipni Imzot Leone Nigris, Ai ngarkoi Imz. Frano Gjinin Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni, të cilin Enver Hoxha e pushkatoi si të gjithë tjerët me 11 Mars 1948 në Shkoder.
  • 26 Maji 1946-Vdiq në vetizolim Argjipeshkvi i Shkodres Imzot Gasper THAÇI.
  • 11 Maji 1947-Mbytet me tortura i zhytun n’ ujë në hetuesinë e Lezhës At Serafin KODA (54 vjeç)…
  • 12 Maji 1947- Arrestohet At Paskal Filip GJADRI në Tiranë dhe ban 6 vjet burg të randë…
  • 15 Maji 1948, Don Nikoll LASKAJ (1898) – Mbytet në kampin e shfarosjes së Bedenit Kavajë…
  • 10 Maji 1950-Arrestohen në Shkoder studentat e Gjimnazit “29 Nandori” … Perjashtohen nga ai Gjimnaz edhe 70 studenta tjerë vetem per arsye biografije e “Luftë Kllasash”…
  • 9 Maji 1956-Don Ndue SOKU shugurohet Meshtar. Nuk pajtohet me kurr “Revolucionin kultural të 1967”.
  • 4 Maji 1958-Don Simon JUBANI Shugurohet Meshtar nga Imz. E. Çoba… Bani 26 vjet burg në Burrel, tue lanë kujtimet ma të mira. Me 4 Nandor 1989 tha Meshen në Rrmaji, mbas mbylljes së Kishave.
  • 11 Maji 1959-Pushkatohet Don Dedë MALAJ (1920 – 1959) Gjyqtari i madh i komunizmit.
  • 1 Maji 1960 lirohet nga burgu At Petraq Isak (1914  – 1997) mbasi bani 15 vjet bug.
  • 10 Maji 1968-Pushkatohet Don Mark DUSHI me “Revolucionin kultural 1967”.
  • 5 Maji 1969-Vdes Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Klerik i njohun me një qendrim burrnor në burg.
  • Maji 1973- Vdes në burgun Ballsh Don Anton DOÇi (1915 – 1973) . Bani 13 vjet burg…
  • 21 Maji 1973-Revolta e Burgut Spaçit ku pushkatohen: Pal ZefiSkënder DajaDervish Bejko dhe Hajri Pashaj. Ndersa 78 të burgosunve tjerë u shtohen vitet e dënimit.
  • 13 Maji 1981-Papës GJON PALI II i bahet atentat në oborrin e Kishës Shen Pjetrit… Papa Gjon Pali II shpetoi, po me Ate shpetoi Qytetnimi e Shpresa! E nuk vonoi e, Bota e qytetnueme dermoi prangat e robnisë vllavrasëse…
  • 19 Maji 1992 Vdes Don Kolec TONI (1932 – 1992),  vuejti 11 vjet burg nga 1976…
  • 8 Maji 1995-Vdes Gjon Sinishta, Drejtues i “Buletinit Katolik Shqiptar” Kaliforni USA.
  • 15 Maji 1999 Shugurohet Meshtar Don Nikolin PERGJINI, mbas disa vitesh interrnim. Asht Famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” New York.

***

20 MAJI 1997 PAPA GJON PALI II PRET NË VATIKAN NË NJË VIZITË PRIVATE NANË TEREZEN … PAPA KA THANË PER NANË TEREZEN:
●“NANË TEREZA ASHT GRUEJA QË I DHA FORMË SHEKULLIT XX”

E ndoshta, Shqiptarët e Trojeve tona ose nuk e dijnë këte thanje ose, e kanë “harrue”!

Sot ma fort se kurr asht mirë me “i thirrë kujtesës”…!

Melbourne,  Maji 2021.

 

Please follow and like us: