Albspirit

Media/News/Publishing

NJË TUFË LULESH NË GËRMADHAT E TEATRIT KOMBËTAR NGA PIRRO & PAVLINA MANI

NJË TUFË LULESH NË GËRMADHAT E TEATRIT KOMBËTAR NGA PIRRO & PAVLINA MANI DHE KEQARDHJA E VATRËS PËR SHEMBJEN NË 1 VJETORIN E KTHIMIT NE GERMADHA
Sot, në ditëshembjen e Teatrit Kombëtar, ndjejnë dhimbje të gjithë shqiptarët artdashës, por veçanërisht ata që i dhanë shpirtin dhe zemrën atij Teatri. Ndër ta është edhe i madhi i regjisurës shqiptare, artisti, që u dha jetë shumë veprave dramatike dhe letrare, Pirro Mani dhe aktorja Pavlina Mani, që jetojnë në New York, SHBA. Kur sekratrja e Vatrës Nazo Veliu dhe miku i ngushtë i çiftit Mani këtu në SHBA Veis Belliu, u nisën për në Tiranë ne mes te Prillit 2021: Pirro dhe Pavlina u dhanë një porosi: Vendosni një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar se ende e ndjejmë krisjen e asaj shembjeje në zemrat dhe shpirtrat tanë që dhembin. Qeveritarët dhe media pro saj u përpoqën të manipulonin me emrat e artisteve Mani, por e vërteta u ftillua nga ata vetë. Mashtrimi nuk e pati jetën e gjatë. Teatri ishte jeta e tyre.
Dhe Veizi e Nazua e kryen porosinë. Fatkeqsisht Pirro po kalonte çaste të vështira ne spital, kur ata kthyen nga Tirana, por sapo u përmirësua,Pirro pyeti: A e vendosët buqetën me lule?
U gëzua kur mësoi se porosia kishte shkuar në vend….
Sot në ditën e 1 vjetorit të shembjes të monumentit të Kulturës kombëtare edhe Fedeata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”, gazeat e saj Dielli, shprehin keqaredhje dhe dhimbjen për zhdukjen e një simboli të Kulturës, ku kishin vënë shpirtrat e tyre shumë artistë, regjisorë, qytetarë artdashës. Dhimbje në këtë 1 vjetor! Le ta kujtojmë jo vetëm në çdo përvjetor këtë monument kombëtar dhe të shprehim indinjatën për ata që nuk i lanë hije mbi dhe’ por e shembën,- një nga punët që di të bëjë më mirë kjo qeveri që shqiptarët do ta durojnë edhe një mandat!(Dielli)
Please follow and like us: