Albspirit

Media/News/Publishing

DASH: Sali Berishës i ndalohet hyrja në SHBA

 

Former Prime Minister of Albania Banned from Entering the United States “Due to Involvement in Significant Corruption”

Press Statement by Antony J. Blinken, Secretary of State

May 19, 2021

Today, I am announcing the public designation of Sali Berisha, a former President of Albania, former Prime Minister of Albania, and former Member of Parliament of Albania, due to his involvement in significant corruption.  In his official capacity as Prime Minister of Albania in particular, Berisha was involved in corrupt acts, such as misappropriation of public funds and interfering with public processes, including using his power for his own benefit and to enrich his political allies and his family members at the expense of the Albanian public’s confidence in their government institutions and public officials.  Furthermore, his own rhetoric demonstrates he is willing to protect himself, his family members, and his political allies at the expense of independent investigations, anticorruption efforts, and accountability measures.  With this designation, I am reaffirming the need for accountability and transparency in Albania’s democratic institutions, government processes, and the actions of Albanian public officials.

This designation is made under Section 7031(c) of the Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021. In addition to Berisha, I am publicly designating his spouse, Liri Berisha, his son, Shkelzen Berisha, and his daughter, Argita Berisha Malltezi. These individuals are ineligible to travel to the United States.

This designation reaffirms the U.S. commitment to supporting political reforms key to Albania’s democratic institutions.  The United States continues to stand with the people of Albania.  The Department will continue to use authorities like this to promote accountability for corrupt actors in this region and globally.

—————————

Nga Gresa Kraja; Radio Evropa e Lire/Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, thuhet se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.

Sipas, DASH-it, ish-kryeministri shqiptar, ka përdorur pushtetin e tij për përfitimet dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Rrjedhimisht, u është ndaluar hyrja në SHBA, Berishës, bashkëshortes së tij, Liri Berisha, djalit të tij, Shkelzen Berisha dhe vajzës, Argita Berisha Malltezi.

“Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Shtetet e Bashkuara e arsyetojnë vendimin me faktin se, i njëjti është në vazhdën e riafirmimit të përkrahjes së SHBA-së, për reformat kryesore politike dhe institucionet demokratike të Shqipërisë.

“Me shpalljen e këtij vendimi, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucioneve dhe zyrtarëve publikë të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Blinken.

Shtetet e Bashkuara theksojnë gjithashtu se në kurriz të hetimeve të pavarura, Berisha përmes retorikës së tij, ka treguar se është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij.

Për vendimin e DASH-it, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke kujtuar “ata që vdiqën për korrupsionin e familjes dhe viktimat nga shpërthimi i Gërdecit”.

“SHBA-ja ia ndaloi hyrjen në vend familjes Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë. Në këtë moment, të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika, të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec”, shkruan Braçe

Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë nga viti 1992 deri më 1997. Më pas ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit nga viti 2005 deri më 2013.

Në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Shtetit janë edhe disa ish-zyrtarë dhe figura politike të Shqipërisë. Ndalim të hyrjes në SHBA kanë ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi. Hyrja në SHBA këtyre personave u është ndaluar me arsyetimin e kryerjes së veprimeve korruptive.

Blinke: Former President of Albania Sali Berisha’s corrupt acts undermined democracy in Albania. I am publicly designating Berisha and his immediate family members as ineligible for entry into the United States. We remain #UnitedAgainstCorruption with our partners in Albania.

DR. BERISHA- SEKRETARIT BLINKEN: PUBLIKONI FAKTET!

Please follow and like us: