Albspirit

Media/News/Publishing

Donika Gërvalla shkarkon ambasadorët politikë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkarkuar disa 12 ambasadorë nga pozitat e tyre diplomatike, shkruan Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kushtrim Ahmeti. Sipas tij, qeveria ka shkarkuar të gjithë ambasadorët të emëruar politikisht. Tutje, ai njoftoi se rreth kësaj çështje ministrja Gërvalla do të japë detaje nesër.

Ndërkohë, Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta cilët janë 12 ambasadorët e shkarkuar nga ministrja Gërvalla.

  1. Nait Hasani — Shqipëri,
  2. Gjergj Dedaj — Maqedoni e Veriut,
  3. Ylber Hysa — Mal i Zi,
  4. Shpend Kallaba — Hungari,
  5. Arbër Vllahiu — Çeki,
  6. Gëzim Kasapolli — Koraci,
  7. Avni Kastrati — Slloveni,
  8. Beqë Cufaj — Gjermani,
  9. Lirim Grajqevci — Holandë,
  10. Hajdin Abazi — Australi,
  11. Amir Ahmeti — Katar,
  12. Avni Arifi — Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërsa ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, njoftoi se tashmë i ka ardhur dekreti nga presidentja për t’u liruar nga misioni. Mandati i Gashit ka kohë që ka përfunduar, ndërsa për t’u liruar nga detyra ka kërkuar vetë Gashi në dhjetorin e fundit.

“Pas kërkesës sime të bërë në dhjetor të vitit të kaluar, sot kam pranuar dekretin e Presidentes për mbarimin e misionit tim në Paris”, ka theksuar Gashi./Express/

Please follow and like us: