Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: In memoriam Azem Shkreli

Poezinë “Lament” e kam shkruar para 24 viteve, ditën që Azem Shkreli “kapërceu vigun dhe vajti” (24 maj 1997), ditë e shtunë. Duket që Azemi e ka parandierë vdekjen e vet në ditën e shtunë, derisa ka një varg poezie ku thotë “Mund të jetë e shtunë pas tërë një të premteje”.
LAMENT
(Azem Shkrelit)
Poeti s’i vinte kurrë
Pikë vargut
Por kur u mbush
Mall mërgimtarësh një ditë
Ajo pikë i ra në zemër.
U ngut
Se desh me vdekjen
të ateronte
në Kosovë
dhe nga sot
vdekja u bë
lirikë e bukur
poeti nuk vdiq
veçse i ra pika
e vargjeve në zemër.
Please follow and like us: