Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Lulzim Tafa

VJEDHËSIT E LULËKUQEVE
Jo pse u derdh gjaku
Jo pse fëmijëve
Mollët gjyle në faqe.
Po pse gjaku
Rrodhi
E njeriun
Lulëkuq
E këputi dikush.
(Prishtinë 1997).
ATMOSFERË LUFTE
Në Kosovë atë ditë
U shtrenjtua buka
Vaji
Mielli
Sall jetës i ra
Çmimi
Vdekje
kishte me bollëk.
(1998).
DËSHPRIM
Çika potureshë shkurtu’
i ka flokët
dhe tani e keqe
shkon te kroni
kurrë s’iu terën aty sy
qysh kur i tha një mik
Hasan Aga është bërë Gay
ka një të dashur në UNMIK.
(Prishtinë 2000).
Please follow and like us: