Albspirit

Media/News/Publishing

Gjonaj për videot e gjyqtares: T’i hetohet pasuria, turp për drejtësinë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar pas videove të publikuara në tik-tok, ku gjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, shfaqet duke pozuar në ambientet brenda institucionit.

Përmes një statusi në “Twitter”, Gjonaj shkruan se pamjet e gjyqtares Kapedani janë të pakomentueshme, ndërsa thekson se i ka kërkuar KLGJ që prej dhjetorit të 2019 që të verifikojë dhe marrë masë për të, pas lirimit të një subjekti kriminal.

Më tej ajo thekson se duhet të hetohet edhe pasuria e magjistrates.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal. Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda! ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, shkruan ministrja Gjonaj.

Please follow and like us: