Albspirit

Media/News/Publishing

Vasil Tole: Një vit pa Agron Ficon!

▪Profesori dhe studiuesi i nderuar, gjirokastriti dhe miku fjalë ëmbël që ju mungon të gjithëve!
E filloi jetën duke mbajtur mbiemrin e nderuar Fico si trashëgimi e paraardhësve dhe në ҫ’do hap që hodhi, prej fëmijërisë e deri në fund të jetës fizike e formësoi emrin Agron, me punë dhe përkushtim të madh.
Ishte nxënës i shkëlqyer i shkollës “Drita” në Gjirokastër, i parapëlqyeri i mësuesit legjendar gjirokastrit Thoma Papapano e më pas bashkënxënës, student e kolegë me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin, Jorgo Bulon, Agim Shehun, Kristian Bukuroshin, Aleks Budën, Androkli Kostallarin, Zihni Sakon etj, që të gjithë personalitete të Shqipërisë.
Agron Fico ka një veprimtari të intelektuale që shtrihet që nga kërkim primar shkencor,drejtimi i institucioneve shkencore, pedagogjia e publicistika, me vetë folklorin në këndvështrimin më të gjerë, me albanologjinë si shkencë ndërdisiplinore, me Eposin e Kreshnikëve e dhe me çështjen homerike, me studimin e letërsisë shqipe dhe personalitetet e saj, me aktualitetin e Shqipërisë dhe të diasporës shqiptare etj, etj.
Fokusi qendror i punës së tij kërkimore e shkencore ka qënë i lidhur ngushtë me njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, si zemra e etnokulturës shqiptare. Pa përmendur botimet e tij të shumta, theksoj faktin se Agron Fico ka një kontribut të veҫantë në fushën pedagogjike e posaҫërisht në atë të popullarizimit, njohjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë, në aulat e universiteteve në tre kontinente.
Ai ishte “Qytetar Nderi” i qytetit muze të Gjirokastrës, doktor HONORIS CAUSA i universitetit “Eqerem Çabej” dhe antar i komisionit të përhershëm të ARTIT dhe TRASHËGIMISË pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Botimet:
▪ “Profesor në tre kontinente”, SHBA 2004; ▪“Diaspora e Rilindur”, Tiranë 2006;
▪“Rilindja e Shqipërisë Etnike”, Tiranë 2009, ▪“Beautiful America – Mozaik shkrimesh”, Tiranë 2014;
▪“Zbulimi i Eposit shqiptar në Harvard”-Albert B. Lord” Tiranë 2016 etj.
Ndërkohë që në këtë kontribut të tij përfshihen edhe shumë botime shkollore dhe universitare, mes të cilave:
•Gjuha Shqipe(metodë për studentët amerikanë),
▪Unë flas Shqip (metodë e gjuhës shqipe për të huaj),
▪Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për studentët kinezë) katër vëllime, 1962-1965, ▪Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për specialistët kinezë), 1963,
▪Historia e Shqipërisë(tekst për studentët amerikanë, anglisht), 1997, etj,
si dhe një mori studimesh, kumtesa, studime shkencore, dorëshkrime dhe studime të pabotuara, artikuj problemorë, ese etj.
Please follow and like us: