Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Xhoi Jakaj: 10 këshilla si duhet të sillemi me një adoleshent problematik

10 këshilla të arta si duhet të sillemi me një adoleshent problematik.

Parandalimi është më i lehtë se shërimi!

 

A dëgjon lehtë sugjerime një adoleshent?

Pse të gjithē kur kemi fëmijēt në këtë moshë selljet e tyre na duket se janë të ngjashme.

 

Mendime dhe këshillla për t’iu ardhur në ndihmë rreth disa problemeve sociale që shqetësojnë shoqërinë?

Kam menduar që herë pas here të trajtoj tema të adoleshencës, rinisë dhe grave në integrimin e tyre; unë duke pasur njohuri të duhura për shkak të specializimeve dhe kualifikimeve të mia, do jem pranë jush në çështjet më kryesore që trazojnë jetën tuaj, edhe për shkak se jam autore e tre librave për këto problematika ku edhe kam dhënë udhëzimet e duhura.

 

Adoleshentët e sotëm modernë kanë të theksuar prirjet për cigaren dhe lëndët psikotrope.

Si duhet të sillemi me një adoleshentin në rastet kur ai është i dhunshëm e me prirje për përdorim duhani, alkooli apo lëndësh narkotike?

 

 Cilat janë 10 këshilla të arta?

 

  1. Tregojeni me fjalë dhe shembuj konkretë që përballimi i situatave të vështira dhe i problemeve që nisin në jetën e një adoleshenti për arsye të ndryshme nuk zgjidhen duke përdorur alkool, duhan apo lëndë narkotike, sqaroje me durim e kujdes që gjithkush i ka hyrë asaj rruge përfundimi i tij ka qënë dështimi në jetë,  familje, karrierë dhe shpesh-herë në dashuri e punē.
  2. Nëse nuk ka motive të vlefshme dhe ka rënie në mësime, probleme në familje, apo gjendet nën një plogështi totale, kjo situatë duhet të merret si sirenë alarmi e nëse do identifikoheshin në kohën e duhur, problemi i fëmijës suaj do jetë më i lehtë për t’u zgjidhur.
  3. Kontrolloni mënyren si fëmija juaj në adoleshencë i shpenzon paratë dhe nëse ke nuhatur që përdor duhan apo cigare hashashi është momenti t’i reduktoni shpenzimet dhe t’i ndryshoni në mënyrë të menjëhershme ritmin e veprimeve ditore, e të konsultoheni me specialistë; shpesh prindërit për të mbuluar mungesat e tyre pranë adoleshëntëve, maskohen nën petkun e parasë për t’i kompensuar deri diku kohën pranë tij, e në vend që ta ndihmosh i ke dhënë stimul për çorientim.
  4. Mos u bëj në mënyrë kategorike aleat me adoleshentin nëse ke zbuluar cigare apo më keq hashash në çantë edhe kur përpiqet të gjejë njëmijë e një justifikime që nuk është e imja, element të cilin për të dalë nga situata adoleshentët e përdorin në mënyrë sistematike. Ata për të dalë nga kjo gjëndje përdorin shprehjet: “Kam botën time dhe shoqëria ime të njëjtën gjë bën’’, “Nuk është fundi botës’’, “Tani jam i rritur’’ e të tjera sllogane të tilla të kohëve që jetojnë prindërit me adoleshentët, por nuk duhet në mënyrë absolute ta tolerosh e as të bëhesh palë në gabimin e bërë, toleranca në këtë rast duhet të jetë zero.
  5. Bashkëbisedo me fëmijën në adoleshencë shpejt dhe në mënyrë urgjente e mos neglizho në asnjë moment nësë ke nuhatur që është në prag përdorimi lëndësh narkotike se do jetë tepër vonë po prite ti si prind të mbarosh gjithë detyrat e tjera ditore e jetësore.
  6. Vendos kufij të prerë dhe mos kini frikë nga kundërveprimi i tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë po e mbron nga rreziku, në rast se tregohesh tolerant do rrezikosh më së shumti të humbësh çdo komunikim me atë!
  7. Krijo me të motiv të ri, që ta largosh sa më parë nga rreziku, nxite për një sport të ri apo ndrysho format e argëtimit që të shpenzojë energji të tjera shtesë e mos t’i referohet vesit drejt të cilit mundet të ketë rendur dhe për arsye nga më të ndryshmet. si shoqëria jo e duhur, tepri e kohës së lirë të adoleshentit dhe mos vëmendjes së prindërve për shkak të jetës së ngarkuar.
  8. Ndërto një test të femijës tënd për të zbuluar tipin e tij që pastaj të marësh masat e duhura, Si për shembull, a ka prirje fëmija juaj për të pasur vetëkontroll të gabimeve të bëra?
  9. Nësë do punoni me vëmendje rreth kësaj situate që ti ndërtove me fëmijën tënd në adoleshencë ka gjasa që ta parandalosh rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike si dhe dëshirës për të përdorur cigaren në moshë shumë të vogël.
  10. Nësë ka ndodhur që fëmija juaj në adoleshencë është i përfshirë në grackën që i ofron përdorimi i tyre, atëherë drejtohu sa më parë në qeendrate e rehabilitimit dhe ato psikologjike pa hezituar se problemi do ekspozohet, sepse tashmë nuk ke çfarë të presësh më tepër nga këshillat apo sugjerimet, në këtë rast ti nuk je më efikas me rregulla receta apo çfardo tjetër, tashmë trupi dhe truri i adoleshentit është i tëri nën presionin e varësisë së lendëve psikotrope dhe depresionit nga këto lëndë!

 

Xhoi Jakaj, doktore shkencash dhe pedagoge, autore e librave: “Adoleshenca në filtrin e dashurisë”, “Paradaoleshenca sfidat e prindërimit” dhe “Grua”/gsh.al

Please follow and like us: