Altin Sh. Kajtazi: Flokët ar
Ecje mbi urë si perri më flokët ar
ruaju nga dielli, more xhan
n’këtë çast gjithçka u stolis më zell
mos nxito, valëvite këtë fustan
unë mëri s’mbaj!
Këto degë t’vjetura, unë kurrë s’i kamë parë
kërcasin aq larg më ritëm vals
n’valle u hedh, por si flutur
ky trup yt i lehtë fëshfërin, por më ndjen!
N’buzë tua shoh veç nektar
lakmoj fort
sa shumë bletë të pickuan, e s’lëviz fare
veç ty të ndjej sa herë më prek në faqe!
13. VII. 2021
Please follow and like us: