Albspirit

Media/News/Publishing

Sabina Darova: Kruja vuan mungesën e ujit me ujësjellës të ri

Përpara një viti kam  shkruar një shkrim mbi mungesën e ujit të pishëm në qytetin e Krujës. Qytetarët e këtij qyteti vazhdojnë njëlloj të vuajnë për mos furnizimin e këtij elementi kryesor jetik. Gjendja vështirësohet akoma eshe më shumë në temperaturat e larta, si dhe në situatën pandemike pothuajse dy vjeçare, e cila kërkon një higjenë të rreptë për ta luftuar.

Me të drejtë shqetësimi qytetar, përcolli një protestë të qytetarëve më guximtarë përpara Bashkisë së qytetit, 10 ditë më parë.( të protestosh te drejtën tënde sot është mjaft e vështirë, ku pjesa dërrmuese ndërvaret nga punësimi nën varësi shtetërore).

Bashkia shpjegoi se arsyeja e mungesës së ujit ishin ndërprerja e tubave nga sabotinet e fshatarëve, dhe që dikush ishte arrestuar.

Kaluan përsëri ditë të tjera dhe gjendja vazhdoi të përkeqësohet.

Ndërkohë, deputetja e PD-së për qytetin e Krujës,  Zonja Merita Bakiu, shkruan një ankesë në drejtim të Bashkisë, duke  ngritur zërin me forcë për plotësimin e te drejtës themeltare të njeriut, furnizimin  me ujë të pishëm.

Le të kujtojmë që sistemi i ri i ujësjellësit u përurua dhe u trumberua si një fitore e Partisë Socialiste, nga vetë Kryeministri, në muajin prill, pak ditë përpara kutisë së votimit. U deklarua që Kruja do të kishte ujë për 24 orët e ditës. E kush nuk u gëzua?!

Ujësjellësi  u ndërtua në faqen e malit të Cudhisë, dhe fshati Cudhi-Zallë , i përbërë nga 60 familje, ka mbetur si peshku pa ujë, pa as edhe një  pikë edhe për vaditje. Gjithashtu nuk ju përmbush as edhe më i  vogli dëmshpërblim.

Pra, as fshati dhe as qyteti nuk furrnizohen me ujë. Uji mbetet i burgosur në depozitë.

Burimet ‘ sekrete“ dëshmojnë, se arësyeja e mungesës së ujit ka si qëllim privatizimin e ujësjellësit, pra të sigurohet një përfitim ekonomik i majmë. Po ashtu, po provohet t’i vihet në ngarkim cilësia jo e pastër e ujit, firmës që e ndërtoi këtë ujësjellës.

Është provuar nëpërmjet ngjyruesve dhe vendosjes së dherave të kuq në tubacione, për të aprovuar gjoja, dyshimet se ndërtimi i ujësjellësit është ndërtuar në kushte jo standarte siç e kërkonte projekti.

Ku qëndron e vërteta?

Cilat lojra ekonomike luhen në kurriz të taksapaguesve, të cilët e përmbushin detyrën e tyre çdo fund muaji, duke paguar faturat e kripura, por në këmbim marrin një shërbim që të le për të dëshiruar?

Përse Bashkia hesht apo fsheh përpara këtij problemi madhor?

Këto pyetje kërkojnë përgjigje nga qytetarë, të cilëve jo vonë, do ju mbarohet  durimi!

Sabina Darova: Kruja me një orë ujë çdo 48 orë!

Please follow and like us: