Albspirit

Media/News/Publishing

Analisti rus: Ballkani i Hapur, thjesht mbulesë për daljen në det të Serbisë nëpërmjet Shqipërisë. Iu privua me rënien e Jugosllavisë dhe ndarjen nga Mali i Zi

Studiuesi i njohur rus i çështjeve ballkanike, Valeri Emeljanov, Drejtor i Qendrës Ruse të Analitikës dhe Informacionit në një analizë botuar në 31 korrik 2021, analizon Mini-Shengenin ose Ballkanin e Hapur. Duke rreshtuar përfitimet e Serbisë nga kjo nismë, analisti rus shkruan:

“Shqipëria për Beogradin është dalje në det, nga e cila u privua me rënien e Jugosllavisë dhe më vonë të Federatës Serbo-Malazeze”.

Duke gjykuar për mini-shengenin ballkanik, eksperti rus shkruan se dalin disa pyetje. E para: Kujt i intereson një integrim i tillë. Inisiatorët flasin për zhvillim ekonomik, por Emeljanov është skeptik:

Vërtetë aleanca e shteteve të varfëra do të përmirësojë gjendjen e vendeve pjesëmarrëse, aq më tepër në situatën e mospjesëmarrjes në të, të vendeve të tjera të rajonit dhe praktikisht në mungesë të plotë koordinimi?” – pyet ai.

Analisti rus shkruan se dy përfituesit kryesorë të nismës do jenë, Serbia dhe Maqedonia.

Serbia, shteti më i fuqishëm i aleancës së “Ballkanit të Hapur” natyrisht është e interesuar për vërshimin e mallrave të lira dhe të shërbimeve të lira nga vendet fqinjë. Përveç kësaj “Ballkani i Hapur” është rikthim i qartë tek statusi i liderit rajonal, të cilin Serbia dhe serbët tradicionalisht e kanë patur në Ballkanin Perëndimor. Mospjesëmarrja e Kosovës në aleancat e tipit të “mini Shengenit-“Ballkan i hapur”- realisht dhe qartë përcaktohet nga fakti se atë e drejton Serbia” – shkruan Valeri Emeljanov.

Analiza e tij mund të lexohet e plotë në “eadaily.ru”, 31 korrik 2021.

Disa numra më herët, analisti i DITA për rajonin, diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati, paralajmëroi gjithashtu se projekti serb i “mini Shengenit” me emrin e ri “Ballkan i hapur” është metoda indirekte e Beogradit për të sanksionuar të drejtën e Serbisë për daljen në detin Adriatik dhe konkretisht në portin e Durrësit. (Lexo: “Deti Adriatik si aspiratë e hershme e gjeopolitikës serbe dhe shashka diplomatike e “njohjes së Kosovës”, DITA 21 korrik 2021)./gazeta dita

Shaban Murati: Plani serb për dalje në Adriatik

Please follow and like us: