Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: NË KËRKIM TË VESHJES TRADICIONALE PIQERASIOTE

Këto ditë të nxehta gushti, erdhi në Piqeras piktoria jonë Silvana Nini, punonjëse kërkimore shkencore e Entneografisë në Qendrën Studimore për Arbëreshët në Tiranë. Duke u mbështetur në komunitetin arbëresh, që i ka ruajtur më fanatizm traditat shqiptare të kulturës në përgjithësi. Si identitet social, ajo ka kohë që i studjon këto veçori në fshatin Villa Badesa,-themeluar nga grupimi më i madh i piqerasiotëve që u vendosën në Itali, që në vitin 1743 dhe tani gjurmon në “trungun” e këtij komuniteti, në Piqeras. Duke marë kontakt e intervistuar bashkëfashatarët tanë të moshuar, ku bëjë edhe unë pjesë tashmë, po edhe të Vasil Gjivoglit, Licës së Zahe, Venos së Bitre e me rradhë, me vëmendje e durim…
Në këtë jetëgjatësi të bashkëfshatarëve tanë, andej dhe këndej, është ruajtur tradita etneografike, po jo në vazhdimësinë e periudhave të ndryshme historike, kur shekujt që kaluan, luftrat e epidemitë shfarosëse ,-bashkë me to -,kanë bërë punën e tyre. E megjithatë, gjurmët e veshjes tradicionale janë ruajtur nga koha në kohë, aq sa kanë mundur ta bëjne një gjë të tillë banorët, duke i mbajtur me kujdes nëper sepete e sënduqe, po edhe ndër fotografi, skica e piktura. Anglezët Maximilian Lambert e Eduard Lir që kanë kaluar e qëndruar në Villa Badesa që para dy shekujve, janë mahnitur nga natyra e këtij fshati, po edhe nga veshjet. Po ashtu edhe turisti francez Rene është pritur para një shekulli nga piqerasiotë me uniforma të rregullta të tradites, si gratë, burrat, po edhe fëmijët. Ne Villa Badesa, prifti Arbëresh Lino Bellzzi,- na la një libër te çmuar, si dokumentacion i rrallë për identitetin kulturor të tyre. Po ashtu, Gioncarlo Ranalli (nga fisi i Gjonajve), profesor ne Universitetin e Milanos. Ndërsa profesori italian i Antropologjisë, Françesko Stoppa, i mahnitur gjithashtu, nga këto veshje, iu vu privatisht punës së rikrijimit identik të kostumit piqerasiot, duke u bazuar edhe në rezultatin e studimeve etneografike të profesorit nivico-piqerasiot Spiro Shkurti. Ai shpenzoi për një kohë të gjatë në rikrijimin e këtij kostumi, duke u mbështetur në këto gjurmime, motive e detaje të veshjeve të ruajtura prej atyre kohrave të lashta, kur etnia ishte një vlerë, jo vetëm ne festat tradicionale fetare, po edhe në përditshmërinë e tyre…
Eshtë një vlerë social-kulturore që, në Villa Badesa është ngritur edhe një muze i vogël me fotografi e manekina, me veshjet e burrave, të grave e të fëmijëve tanë, në ecurinë e tyre historike, kur në fshatin tonë, muzeut, i kanë mbetur vetëm muret e djegura, në një -pakujdesi e mjerim të madh… Ndaj edhe, ardhja e studjueses Silvana Nini, u mirëprit nga të gjithë ne bashkëfshatarët, si një “ogur” i mirë e përkujdesjeje, drejt gjetjes e saktësimit përfundimtar të veshjes sonë tradicionaale, si një identitet social e kulturor, po edhe si krenari e ligjshme, për historinë tënë…
I urojmë asaj punë të mbarë krijuese e hulumtuese!
Piqeras, më 18 gusht 2021.
Please follow and like us: