Albspirit

Media/News/Publishing

Miho Gjini: Kafe në MUZE?!

Pse jo? Një bisedë kolegësh,-miq të hershëm: Kino-Regjisori Piro Milkani, kritiku i Arteve Josif Papagjoni dhe unë, kolegu i tyre,-si “Lavjerës nëpër BOTË!”,- e pimë kafen e rradhës, në ditën e sotme, në shtëpinë e vjetër të Themistokli Gërmenjit në Korçë,- modifikuar ga arkitektë me shije të hollë, si vend i bekur i historisë, ku ta ka ënda të ulesh pakëz e bile të shlodhesh orë të tëra, midis lulesh e pemësh dekorative. Duke përkujtuar jetën e tij të ndritur, po edhe jetën tonë, rrokullisur e tërhequr nëpër gurë, që herë binin mbi ne e herë i kapërcenim. Me bëmat e punët tona, me librat e krijimet tona, me projektet e gjithfarshme, bizneset e filmat tanë, po edhe me dramat e komeditë që kemi ngjitur në skenën e jetes dhe në atë të Teatrit… Ndërkohë qe në mbrëmje, jemi të ftuar të ndjekim, -pas Festës së Birrës, edhe Festën e Komedisë Mbarëshqiptare të mbiquajtur “KOKO-FESTË”, organizuar nga artistja veterane Zamira Kita, mbështetur nga Bashkia e Korçës. Po ka afro tri dekada që këtu, në binatë e vjetëra të patriotit Gërmenji, hyjnë e dalin qindra-mijëra njerëz, turistë të brendshem e të jashtëm, të cilët edhe pinë një kafe, po edhe kujtojnë historinë, bëmat e të parëve tanë, dramat e tragjeditë e këtij kombi, po edhe të zbavitem me komedi të tilla, nga ato që kanë sjellur artistët tanë prej këndej, Kosova e Maqedonia Veriore e që populli i do shumë e do t’i dojë sa të jetë jeta jonë, sido që të jetë AJO!
30 gusht 2021.
Please follow and like us: