Katherine Ellison: Dilemat e demokracisë
Në vitin 1796, presidenti amerikan Xhorxh Uashingtoni i kritikoi partitë politike për lejimin e “burrave dinakë, ambiciozë dhe joparimorë” që të minojnë pushtetin e qytetarëve. Qëndrimi i tij duket se është ende sot aktual, kur vetëm disa muaj më parë 147 anëtarë republikanë të Kongresit Amerikan, i sfiduan publikisht rezultatet e zgjedhjeve të fundit presidenciale të SHBA-së. Por edhe shumë kohë më parë, shumë amerikanë ndanin të njëjtin shqetësim me Uashingtonin. Sot, popullariteti i partive është në pikën më ulët në SHBA, me të dyja partitëpolitike demokratët dhe republikanët, që jo vetëm që nuk shihen si përfaqësuese të gjithë popullit, por edhe si të kontrolluara nga elitat. Në të vërtetë, një pjesë në rritje të vazhdueshme e votuesve amerikanë- 38 për qind në vitin 2018 -po identifikohen si të pa rreshtuar me ndonjë forcë politike. Kjo përqindje është tani më e madhe se pjesa e votuesve që identifikohen me republikanët apo demokratët. Për më tepër, ky duket se është një fenomen ndërkombëtar. Për shembull, në Evropë partitë tradicionale të fuqishme të qendrës së majtë, po akuzohen se i kanë injoruar prej kohëshvotuesit e tyre, duke kontribuar potencialisht në një reagim që në Britani ndikoi në fitimin e referendumin pro daljes nga BE. Armiqësia në rritje e publikut ndaj partive politike, ka frymëzuar një debat të ethshëm midis politologëve. Mbrojtësit e sistemit tradicional partiak, pretendojnë se demokracia varet nga fraksione të forta, të organizuara dhe të besueshme politike. “Në politikë njerëzit krijojnë parti, për të shkuar drejtpërdrejt tek njerëzit. Por pa partitë, do të kishim kaos”- thotë shkencëtarja politike e Universitetit të Harvardit Nensi Rozenblum, që hulumton sfidat me të cilat përballen sot partitë politike. Por një grup i vogël studiuesish, shumë prej tyre të rinj, thonë se ka ardhur koha të fillojmë të vizualizojmë një demokraci më të hapur dhe të drejtpërdrejtë, me më pak ndërmjetësim nga partitë dhe politikanët profesionistë. Propozime të tilla shiheshin si “krejtësisht ekstremiste” deri para një dekade, thotë Helena Landmor, politologe në Universitetin e Jeilit. Por ngjarjet e ndryshme, përfshirë krizën ekonomike të vitit 2008 dhe zgjedhjen e DonaldTrumpit president në vitin 2016, thotë ajo, e kanë zgjeruar fushën e këtij debati. Disa tendenca e kanë përshpejtuar fuqinë në rënie të partive politike në Shtetet e Bashkuara. Skemat e patronazhit të drejtuara nga partitë, të cilat shpërblejnë mbështetësit me punë në qeveri, kanë kohë që i kanë lënë vendin sistemeve më meritokratike. Ngritja e komiteteve të pavarura të veprimit politik, u ka garantuar kandidatëve një burim për financimin e fushatës – rreth 4.5 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit – jashtë kanaleve partiake, që dikur dominonin qasjen në fondet e fushatave. Kjo ka bërë që shumë kandidatë të jenë më sipërmarrës, dhe më pak të ndikuar nga burokracia e partisë. Së treti, partitë i përcaktojnë tani kandidatët e tyre përmes zgjedhjeve paraprake brenda partisë, në vend të takimeve të mbyllura të drejtuesve kryesorë. Në vitin 1968 në SHBA, u mbajtën vetëm 7 zgjedhje paraprake. Sot çdo shtet zhvillon një proces të tillë. Kjo mënyrë e ka zhvendosur ndikimin nga veteranët e partive tek aktivistët më ekstremistë, të cilët kanë më shumë gjasa se sa votuesit e zakonshëm që të votojnë në zgjedhjet paraprake, thotë Jan Shapiro, politlog në Universitetin e Jeilit. Por jo të gjithë ekspertët pajtohen se partitë politike janë sot më të dobëta se dikur. Polarizimi i skajshëm aktual, nënkupton që shumica e publikut është më shumë e lidhur me partinë tyre, mendon Rozenblum, dhe përpjekjet për demotivimin apo mobilizimin e votuesve të udhëhequra nga partia, i bëjnë më të fuqishëm se kurrë udhëheqësit e partive. Gjithsesi, Shapiro dhe shumë ekspertë të tjerë besojnë se partitë politike kanë pësuar një rënie të madhe në ndikimin e tyre, gjë që nga ana tjetër ka qenë një humbje për demokracinë në përgjithësi. Partitë politike në të gjithë botën, e kanë humbur vullnetin e mirë dhe ndikimin e tyre të konsiderueshëm, thotë Shapiro, që gjithsesi sugjeron që në vend se t’i ndalojmë apo të dëmtojmë akoma më tej pushtetin e tyre, ne duhet t’i forcojmë ato dhe t’i bëjmë më të besueshme. Ai dhe kolegët e tij mbështesin reformimin e financimit të fushatave, për të eleminuarpërplasjet aktualisht kaotike të ofertave për besnikërinë e kandidatëve. Për t’iu kundërvënë rritjes së ekstremizmit, gjatë zgjedhjeve paraprake, Shapiro propozon që udhëheqësit e partive të lejohen të zgjedhin kandidatët, në rastet kur pjesëmarrja në zgjedhjet brenda partisë ka rënë nën 75 për qind të pjesëmarrjes, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme të përgjithshme. Landemor dhe fraksioni i saj, pretendojnë se këto ide nuk përputhen me urgjencën që krijon dilema aktuale. Ajo i fton njerëzit të imagjinojnë se si mund të funksionojë demokracia me një mbështetje më të vogël apo edhe në nivelin zero nga partitë politike, dhe sidomos pa fushata politike të kushtueshme dhe potencialisht korruptive. Një mundësi, propozon ajo, është emërimi i rastësishëm i grupeve të qytetarëve, të zgjedhur ashtu si juritë e sotme në gjykata, për të udhëhequr qeverinë. Këto asamble të qytetarëve do të ishin më përfaqësuese sesa Kongresi aktual i SHBA-së, shkroi filozofi i Universitetit Ratxhers Alexander Guerrero në një artikull të vitit 2019, në të cilin ai mbrojti zgjedhjen e përfaqësuesve me short. “Në SHBA, 140 nga 535 njerëzit që shërbejnë në Kongres kanë secili nga një pasuri neto prej mbi 2 milionë dollarësh, 78 për qind janë meshkuj, 83 për qind e tyre janë të bardhë, dhe më shumë se 50 pë qind janë avokatë ose biznesmenë”- shkroi ai. Disa vende evropiane, kanë provuar tashmë alternativa ndaj demokracisë së drejtuar nga partitë politike. Në vitet 2019-2020, Franca mbajti një Konventë të Qytetarëve për Klimën, duke u bërë thirrje 150 qytetarëve të zgjedhur rastësisht që të ndihmonin në krijimin e mënyrave të drejta shoqërore për të zvogëluar emetimin e gazrave serë në atmosferë. Në dhjetor 2020, presidenti francez ra dakord që të mbajë një referendum mbi një nga sugjerimet e konventës, përfshirjen e mbrojtjes së klimës në Kushtetutën e vendit. Dhe në vitin 2016, Parlamenti Irlandez mblodhi 99 qytetarë për të diskutuar mbi çështjet më të nxehta, përfshirë ndalimin me kushtetutë të abortit. Një shumicë e tyre propozoi anulimin e këtij ndalimi. Më pas një referendum kombëtar e konfirmoi atë vendim dhe ndryshoi ligjin, dhe e gjitha u krye pa përfshirjen e partive politike tradicionale. Përkundër ndikimit të kufizuar të këtyre përpjekjeve deri më sot, Landemorthotë se ndikimi i opinionit publik po rritet shumë.