Miho Gjini: “DOKTOR SHUSTER” DHE DRAMA E RËNIES MORALE
Ne Festivalin Teatror të Dibrës që vazhdon të zhvillohet me sukses, pas shfaqjeve të Shkupit, Tetovës, Ferizaj dhe të komedisë së Gogolit “Revizori” nga Teatri “A.Moisiu ” i Durrësit, erdhi rradha edhe e Teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës, me dramën e Kovaçeviçit “Doktor Shuster”, me regji të Qëndrim Rijanit. Një subjekt i shkatërimit të personalitetit , në kushtet e shoqërisë së sotme.
Duke zgjedhur simbolikën, si mjet shprehës, regjizori “operon” brënda sistemit socialo-politik bashkëkohës me dramën e një intelektuai, kur ndryshojn kohët, rrethanat, po edhe kur penetron krimi në qelizat e shoqërisë. Ndërsa në një spektakël tjetër të Teatrit Shqip të Shkupit, të po këtij regjisori, me tetë personazhe femëra, përsëri në një shtjellim artistik simbolik, pas një vrasjeje provokative,Rijani i ka vendos personazhet në rombet e zgjoit të bletëve dhe këtu në karrekllat e të sëmurëve paralitikë, sikundër bënë edhe me invalidin Shuster. Në të dyja rastet, është simbolika, si figurshmëri, si mjet shpehës, që do të rrëfejë invaliditetin e një shoqërie të tërë në krizë…
Shusteri, që dikur është marë me mballomat, qepjet e karficat e këpucëve e që ka veshur edhe bluzën e mjekut në një tjetër kohë, interpretuar nga aktori Sotiraq Bratko, me vërtetësi e botë shpirtërore të dhimbshme, është i detyruar të rikthehet pëmes retrospektives edhe në profesionin e mjekut e përsëri të pësoj rrënien morale të intelektualit, kur kërcet koburja e kriminelit e i pritet gjuha një mjerani ordiner-interpretuar me mjeshtërin e aktorit Shkëlqim Jaupi. Po përbri tij, rrëkëllen çdo gjë “Filozofi” i Dritëro Ames, mafiozi që përfaqëson të keqin dhe vetë shtetin e i duhet ta përdor armën edhe ndaj një njeriu të vulgut. E motra e Shusterit, e interpretuar me profesionalizm nga aktoria veterane Zamira Kita, sjellë më shumë qetësi relative e siguri në këtë amulli të ngjarjeve. Paralelisht me të bijën e lozur prej Blerta Belliut., në një korrektësi interpretuese për mbijetesën e saj.”Kufomat” e interpretuara prej Panajot Qorrit dhe Flavia Zerës, krijojnë atë zbutje të nevojshme të atmosferës së rënduar, po edhe atë lidhje regjisoriale në ritmikën e këtij shtjellimi të tensionuar e simbolikë, me anë të këngëve angleze, të përzgjedhura me shije e në funksjonin e spektaklit në fjalë,
Gjithsesi spektatori i sjellshm dibran, përsëri në rrethanat shtrënguse të pandemisë që ende nuk është larguar si duhet,-si të ishte pjesë oganike e këtij spektakli, e ndoqi me interes shfaqjen e artistëve korçarë, me maska në fytyrë, si të donte të distancohej me domosdo edhe prej molepsies që pëson hera-herës shoqëria njerëzore.
Dibër e Madhe (Maqedonia Veriore), më 08. 09. 2021.
Please follow and like us: