Sadik Bejko: SULLTAN ABDULHAMITI DHE QEVERIA RAMA 3
Vaso Pasha: Popullsitë shqiptare janë dhe kanë mbetur ato që ishin para tridhjetë shekujsh
Këto ditë rilindasi Pashko Vasa pati 169-vjetorin e lindjes.
Në shtypin shqiptar u botuan shkrime mbi emërimin e tij si guvernator në Liban.
Libani ka një 10 përqindsh popullsi katolike, të quajtur maronitët e Libanit.
Si praktikë, Guvernatori i Libanit emërohej nga sulltani (Abdulhamiti), por me miratimin e tri fuqive të mëdha perandorake Angli, Rusi, Francë… sepse 10 përqindeshi i libanezëve ishin katolikë.
Nga sulltani u propozuan disa kandidatë, midis tyre dhe Preng Dod Biba i Mirditës, 24 vjeç, por u rrëzuan, nuk u miratuan nga tri fuqitë evropiane.
Arsyet e refuzimit ishin se nuk kishin staturë të njohur publikisht, se ishin pa përvojë në drejtim.
Më poshtë po jap një biografi të Pashko Vasës që i përmbushte këto kritere të tri fuqive evropiane.
Pra… dje dhe sot, edhe…
Në çdo kohë, edhe kur sulltan i Turqisë Otomane na ishte Abdulhamiti, paska pasur vlerë një CV e mirë për të marrë një punë në shtet.
Nuk mund të ngresh në rang ministri onxho-bonxhot.
Edi Rama pandeh se po të zgjodhën me vota (të dyshimta) mund të jesh aq i pamend, aq shtetar i kotë në emërimin si ministre të ca vajzuçkave pa CV, e ca fyçkave…
Kush ishte PASHKO VASA
Lindi në Shkodër më 17 shtator 1825. I ati mirditor Hilë Gjokë Vasa, e ëma Drande Gjegja.
1847 përmirësoi dijet në gjuhët: italisht, frëngjisht, turqisht dhe greqisht.
1847 në Itali, officer garibaldin i Kalorësisë Qytetare në luftë për pavarësinë e Italisë.
1849 Pashko Vasa në Stamboll. Zë vend në shoqërinë e tramvajeve… dhe merr punë në aparatin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane.
Martuar me nje shqiptare (rreth 1855), që vdiq më 1872.
1861, me punë në Halep të Sirisë.
Shërben disa vjet pranë ambasadës turke në Londër, ku më 1887 botoi veprën frëngjisht “Gramatikë e shqipes”.
Më 1862 në Shkodër.
Guvernator i Bosnje-Hercegovines.
Anëtar i Gjykatës së Lartë të Perandorisë Osmane. Mbledhës i taksave të Bullgarisë.
Më 1864-1871 me Kostandin Kristoforidhin, Hasan Tahsinin, Ismail Qemalin, Jani Vreton, Sami Frashërin në orvatjet për botime shqip, për krijimin e një organizate atdhetare shqiptare.
1878-1882 krahas Abdyl Frashërit, ishte ndër figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë.
Më 1879 veprimtar i «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip».
Botoi:
“Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).
«Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872).
“Rose e spine”-“Trëndafila e gjemba”, vjersha italisht, botohet në Stamboll më 1873.
«Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878.
«E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» «La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879.
«Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).
«Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), u botua si fletë fluturuese.
«Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shqiptare.
1883 e derisa vdiq, në qershor të vitit 1892, Pashko Vasa shërbeu si Guvernator i përgjithshëm i Libanit. Eshtrat e tij me pas u sollën në Atdhe.
Ka pasur një vajzë nga martesa me një franceze.
Gruaja e fundit e Pashko Vasës ishte nga Ohri. Më 1912 ajo ia solli në Vlorë Ismail Qemalit dy djemtë e Pashko Vasës, dy oficerë të shkolluar. Më tej këta djem u vunë në krah të Hasan Riza Pashës në luftë për mbrojtjen e Shkodrës kundër Malit të Zi. Vdiqën si burra në betejën e Bërdicës. Nëna e tyre, gruaja nga Ohri, e ka pasur varrin në Shkodër.