Albspirit

Media/News/Publishing

Zaho GOLEMI: LIBËR I RI, XHEMIL ÇELAJ “NË KËRKIM DHE FORMIM TË PERSONALITETIT”

 

 (Promovimet e librave janë promovime vlerash. Filozofi i madh i botës Sokrati thoshte: “Ka vetëm një të mirë në jetë dhe ajo është “Dituria”. Dituria e një jete njerëzore e depozituar në trurin intelektual ose në “arkivin lëvizës”, natyrshëm në fund të jetës së tij digjet nëse nuk shkruhet, tregohet e publikohet. Ish ushtaraku, intelektuali, labi Xhemil Çelaj la një shembull të mirë në këtë jetë duke e shkruar veprën e tij një një kolanë pesë vëllimshe. Veprimtaria promovuese  për librin e parë të kolanës pesë vëllimshe të Xhemil Çelaj “Në kërkim dhe formim të personalitetit” ishte organizuar nga Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria” “Nderi i Kombit”, Dega Tiranë, Muzeu Historik Kombëtar, Shoqata e Historianëve Ushtarak të Shqipërisë, Shoqatatat e Ushtarakëve,  dhe Familja Çela. Kjo veprimtari ishte njëherazi edhe homazh për autorin i cili u shua para gjashtë muajsh).

 

 

Pas librit “Jeta Akademike” të profesorit dhe burrit të mençur të Labërisë Xhemil Çela, është publikuar libri i Xhemil Çelaj “Në kërkim dhe formim të personalitetit”. Faktikisht është një libër që autori e kishte lënë në kompjutër para se të ndërronte jetë nga covidi. Me punën pasionante Prof. Asoc. Bernard Zotaj na sjell amanetin e Xhemil Çelës për publikimin e librave të shkruara në një kolanë pesë vëllimshe. Kështu pasi u promovua libri “Jeta Akademike” në maj të 2021-it, “Në kërkim dhe formim të personalitetit” është numri i parë i kolanës së veprës së tij.

Si për çdo libër latinët kanë lënë një shprehje të pakontestueshme nëpër shekul se, “Habent sua fata libelli/Librat kanë fatin e tyre”. Pra edhe “Në kërkim dhe formim të personalitetit” është edhe më i dashur dhe më familjar, sepse është folur për fëmijërinë e tij, për trevën, fshatin, Kurveleshin, Labërinë, për fillesat e karrierës ushtarake e deri në vitin 1962.

Më mbrapa këtyre viteve do vijnë vite më të vrullshme e më të pjekura në fushën e mendimit ushtarak që nuk mund të shikohen të shkëputura nga mendimi dhe shkencat e tjera të studimit. Por fati i këtij libri është i parashkrur sepse aparati konceptual i librit, ka sjellë dashurinë njerëzore, të familjarëve por edhe besnikët e idealeve Eqerem Osmani, Bashkim Qeli, Bernard Zotaj si kontribues themelorë në fatet e këtij libri, fatet që shkrujnë vazhdimësisë. Xhemili i apasionuar që në rini pas leximit, kishte përvetësuar ndër të tjera edhe artin e lënë nga filozofët e mëdhenj sikurse ishte Sokrati, që thoshte në mënyrë kaq të spikatur: “Ka vetëm një të mirë: “Dituria” dhe ka vetëm një te keqe “Padituria”.

Prandaj si njeri i ndriçuar me dituri dhe i apasionuar për të qenë në avangardë të grupit shoqëror që i përkiste u bë udhërrëfyes dhe këto i ka dokumentur me vepra duke lënë pas një dritë që do të ndriçojë përherë. E tillë ka qenë çdo vepër që ka dalë në dritë nga Profesor Xhemili, që për të nxjerrë vepra të mira dhe me mjaft vlerë ka edhe raste kur nyuk është e nevojshme patjetër që në strukturat akademike të shtetit të kesh rregjiostruar titull akademik. Ndërkohë që gjithë shokët, miqtë, kolregët, eprorët e vartësit e thërrisnin dhe e dëgjonin si profesor me vlerë dhe këtë vlerë edhe pse nuk është në jetë e keni sot në duart tuaja.

Çdo ditë kur ne lexojmë vepra me vlerë që të ngelen në mendje mendja na shkon në një maksimë tashmë të përbotshme të Johann Wolfgang von Gëte, të mëndjes, shpirtit, penës, sintezë e veprës, dritës që bekon deri në frymën e fundit: “Dritë, më shumë dritë”. Për paralele historike e tillë është vepra që shkroi edhe në kolanën e vet katër vëllimshshe e Xhemil Çelës, një vepër plotë dritë që ndriçon tërë epokat e sistemet që ai ka njohur, ka parë e ka prekur, duke shkruar i lirë dhe me koshiencë të plotë, për vete, për familjen, për Labërinë, Kurveleshin, Gusmarin, rrugëtimin në vitet e fëmijërisë, për shkollën ushtarake “Skënderbej”, për tre vitet e studimit në SHBO “Enver Hoxha”, për rrugëtimin në shkattët e para të karrierës si shef zbulimi dhe si komandant toge, për periudhën si “adjutant me gjeneral Petrit Dume”, për punën në ishullin e vetëm shqiptar në Sazan në shërbimin e radiozbulimit. Kapitulli i IX është një dritare nga bota e jashtme e studimeve në Fakultetin e zbulimit diplomatik në BRSS. Kapitulli X është një rritje e re profesionale dhe një zgjerim njohurish duke e parë Ushtrinë Popullore jo më nga shkallët e nivelit taktik e operativ por nga piramida e diskutimeve strategjike. Kapitulli i nëntë dhe i fundit i librit 1, të kolanës është kushtuar bashkëshortes së tij Floreshës, një epilog mbyllës si dhe një rrugëtim përmes potografive. Është një libër që Xhemil Çela e bekoi vetë deri në frymën e fundit. Në veprën e tij nuk la errësirë por bëri përpjekje madhore për ta ndriçuar jetën në të gjitha dimensionet e saj, hodhi rreze diturie e mirësie deri në frymën e fundit, ju la familjes shokëve miqëve e kolegëve një vepër plot vlerë, udhërrëfyes për një jetë të jetuar me intesitet dhe produktivitet.

Në veprën e tij del në pah qartë karakteri dhe personaliteti i jetës së tij. Ai u bë udhërrëfyes dhe shembull për shumë bij e bija të Labërisë por edhe më gjerë, duke ofruar gjithë dituritë e tij në libra në enciklopedi, në jetë akademike, në jetë familjare, në gjeanalogji, në zbulimin e hershmërisë dhe trashëgimisë kulturore të të parëve, në pasqyrimin në organet e shtypit të gjithë zakoneve, traditave, dokeve, etnologjinë e etnografinë, pasurinë kulturore trashëgiminë labe etj, që të jenë të shkruara, të dokumentuara, që t’i shërbejnë kulturës sonë kombëtare. Librat e Xhimil Çelës nuk shërbejnë si një stoli intelektuale dhe as për të zbukuruar bibliotekat. Ato janë pasuri që duhen lexuar për të zbukuruar mendjen njerëzore. Libri ishte bashkëudhëtar i Xhemil Çelës, në një udhëtim të gjatë ushtarak, në një botë me shumë të panjohura, por ai diti të eci në imagjinatën e tij, me këmbëngulje e dashuri për profesionin duke i dhënë shpresë e dritë ditëve të vështira të shërbimit nën armë, duke përzënë monotoninë dhe mërzinë dhe duke e mbushur jetën me pasuri e trashëgimi intelektuale që e la pasuri për të gjithë. Ai nuk ishte shenjt dhe as hyjnor, por trashëgues i mençurisë labe, që e shikonte librat dhe pasurinë arkivore si thesar të çmuar duke pasuruar botën e brendshme të njeriut, veçanërisht për të kultivuar edhe më tej vlerat e dijes, kulturës dhe qytetarisë labe, edhe si kontribut i fuqishëm në kulturën kombëtare shqiptare. Edhe atje ku lexuesi duket “i tepërt”, në publikimet familjare ja vlen shumë të lexohen për atë dashuri njerëzore dhe trajtesë kaq të embëlsuar të jetës, sepse jeta nuk ka qenë dhe nuk është kurrë “shesh me lule”, as këtu në Shqipërinë donë të dashur dhe në asnjë vend të planetit, edhe në vendet ku barometri i lumturisë qëndron në shkallët më siperore. Jeta e jetuar bukur me dinjitet e krenari dhe që formon personalitet, që ju flet brezave pastërtisht ja vlen të jetohet dhe ky është një përcaktim që del qartë në veprën e Xhemil Çelës. Ne e kemi falënderuar që në të gjallë të tij Xhemil Çelën për veprën që ka sjellë, për punën e përditshme, për shembullin e mirë, për udhëheqjen e tij të urtë dhe mendimin e pjekur, dhe sot kur koha e praptë pandemike që na e mori profesorin tonë ende nuk është zhdukur, përsëri ngelemi falënderues dhe mirënjohës për çka ka bërë dhe ka lënë mbrapa, por njëherësh mbledhja dhe diskutimi për librat e tij është edhe homazh për një bir të Labërisë që la gjurmë të thella në jetën ushtarake, në jetën akademike dhe në jetën shoqërore e miqësore të ish-ushtarakëve, por edhe në jetën familjare, të rrethit të tij shoqëror e miqësor. Ai ishte pjesë e shumë organizatave shoqërore e rretheve historike studimore, e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve. Një përmbledhje të sintetizuar e gjejmë që në fillim të librit “në vend të hyrjes”, të shkruar në shkurt të 2020-ës, dhe që e deklaron vetë se, “nuk marr monopolin e së vërtetës”, edhe kur në fakt ai është dëshmimtar i një rruge e jete të gjatë në Ushtrinë Popullore. Ai dëshironte që t’i linte gjërat të shkruara, ashtu sikurse kanë ndodhur dhe ashtu sikurse i ka përjetuar. Dëshira e tij ka qenë që fëmijët dorëshkrimet t’i dorëzojnë në Arkivin e Ushtrisë. Këtë dëshirë po e bën realitet profesor Bernard Zotaj dhe gjithë familjarët duke i kthyer dorëshkrimet e tij në libra, çka nga lartë jemi të bindur se e shikon se vepra e tij, mundi dhe djersa e tij e derdhur në letër nuk ka shkuar kot sikurse ndodh rëndom në raste të gjigandëve të mendimit në Shqipëri. Vepra e 1-rë dhe gjithë kolana e veprës së Xhemil Çelës po zë vend në Bibliotekën kombëtare, në Arkiv, në librari e biblioteka, por edhe tek shokë e miq të ngushtë të tij, sikurse janë Eqerem Osmani, Novruz Sako (Turku), Bajram Mane, Ismail Shulku, Hysen Vrapi, Ismet Isufi, e qindra zbuluesve dhe jo vetëm në të gjithë vendin dhe përtej “mureve” administrative të Shqipërisë londineze. Ndërkaq në studjues të brezit që e pasojnë si Dr. Dorian Koçi, Prof. Asoc. Bernard Zotaj, historiani ushtarak Qashkim Qeli, Dr. Asllan Zemani, Zaho Golemi, gazetari e shkrimtari i spikatur Albert Zholi etj., (janë përmendur vetëm ata që kanë qenë prezent në prompovimin e librit 1 të kolanës së veprës së tij), kanë një etalon të spikatur atdhetarie që është me palcë të fuqishme të Labërisë, treva që e ka ushqyer fuqishëm me prush shqiptarizmën në të gjitha epokat. Ndërkaq depërtimi dhe hulumtimi edhe në fushën arkeleogjike e historike për Gusmarin është sinjifikative duke respektuar fuqishëm parimet e kërkimeve historike veçanërisht në kërkimin e ngjarjeve sa më afër realitetit të shekullit të XX e deri në ditët tona.

Fosforitet e Gusmarit, djemtë e vajzat që u ngritën vrullshëm me arsimim dhe kulturë kanë ardhur natyrshëm në penën e birit të Gusmarit Xhemil Çela. Një ndër dashuritë e mëdha për ta shkruar e dokumentuar familjen nuk e gjejmë vetëm tek fisi si një lis labërie, por edhe në këtë libër që vjen më e gdhendur, më e specifikuar, më e redaktuar, me më shumë dhembshuri e dashuri njerëzore, si një homazh për të gjithë brezat e këtyre shekujve të fundit sikurse edhe për një memorial që është ngritur në Sharrë për të gjithë të shuarit e kërij fisi dhe që si rrallëkush me kontributin e djalit të fisit Fatmir Çela dhe Irena Çela, janë të shtrirë përjetësisht bashkë në Memorialin e familjes Çela të përfunduara në sharrë të Tiranës në vitin 2010, aty ku janë bashkë si dje në të gjallë edhe sot në memorial dhe në kujtesën e shokëve, miqëve, kolegëve, bashkëpuntorëve dhe veçanërisht të pasardhësve.

Kushdo udhëton nëpër fëmijërinë në kapitullin e tretë të librit është e pamundur të mos gjejë një copëz të përbashkët jete, zakonesh e traditash, dhimbjesh e gëzimesh, trimërish, urtësish e zakonesh solide. Njerëzit e dashur janë të gjithë bashkë në unitet të familjarizuar njerëzor, në gëzime e derte, në luftra e përpjekje për mbijetesë. Në rreshtat e librit gjejmë gjithçka pruri jeta dhe lufta, edhe ndarjet edhe bashkimet, edhe hallet, edhe brengat, edhe mëritë edhe ndasitë dhe shumë pika të përbashkëta, vështirësi që hoqën në fakt të gjithë shqiptarët. Autori flet, “…për rastet kur familjarisht na duhej të largoheshim nga shtëpitë sepse në fshat vinin forcat nazifashiste…”. Ishin kohët kur fëmijët ende nuk e kuptonin thelbin e luftës, kur dinin vetëm forcat esenciale pjesëmarrëse aktive ose jo por edhe si fenomene që sollën një ndasi jo të vogël dhe që fëmijët e luftës u bënë burra që morën në dorë fatet e vendit në të gjithë sektorët e saj, përfshi edhe sektorin e vështirë të mbrojtjes dhe të sigurisë së vendit. Ishte me fat që fëmijët e luftës sikurse ishte Xhemili të kenë parë dhe dëgjuar dhe të kenë njohur “fytyrat e Mustafa Matohitit, Memo Metos, Shefqet Peçit, Bexhet Memës, etj., tre të parët heronj të popullit”, të kenë njohur njerëz “misterioz”, që hynin e dilnin në shtëpitë e thjeshta të fshatarëve, por që mbi supe kishin me të vërtetë hallet e një kombi të tërë, edhe pse sipas autorit ata silleshin në mënyrë tepër të ëmbël me fëmijët e kohës. Sa e sa emra janë trupëzuar e çimentuar në kujtesën e Xhemil Çelit, tashmë të çimentuar edhe në kujtesën e brezave falë pasionit të tij për ta dokumentuar historinë. Prandaj copëza të jetës janë gdhendur me mjeshtëri dhe derdhurt mendimi në një vepër që u përket brezit aktual dhe brezave që do të vijnë, janë një pasuri e gjallë e kulturës krahinore dhe kombëtare shqiptare. Mënyra e nisjes së karrierës dhe veçanërisht dashuria për shkollën “Skënderbej” nis me zgjidhjen e një problemi matematik (faqe 106), por edhe me telegramin që mbriti në Tepelenë nga Tirana: “Xhemon niseni menjëherë në Tiranë-Shefqeti”. Pra do të ishte ushtarak. U zgjidh enigma e jetës si dhe u plotësua dëshira. Të vijë në Tiranë nga Labëria do të thoshte ta çaje të ardhmen me genin e labit të vuajtur të sakrificave. Kështu e shkruan historinë personale Xhemil Çela kur filloi shkollën Skënderbej në Laprakë (ku sot është spitali i Traumës), sepse atje ishte shkolla në atë periudhë (shkollë e hapur më 28 mars 1945 me fëmijë ish-partizanë të moshës 12-15 vjeçare). Autori flet për shkollën, trupën pedagogjike dhe komanduese për shokët Myzafer Bonaj, Lumo Shehun, Sul Domin etj, flet për një mënyrë të re jetese që kërkonte përgatitje të lartë shpirtërore aq sa kishte edhe nga shokët e tij që e shprehnin mendimin: “ç’mu dësh që erdha në këtë shkollë”, për ata që flinin herët e zgjoheshin vonë. Rreshti, kapanoni, “çohu”, “shpejt”, “tranazh”, “rekrut”, “krut”, “gati-tu” u bënë shumë shpejt sinonim i jetës, që shumë shpejt e bënë burrë djalin e ardhur nga Gusmari dhe ai nuk lejon që të humbasi asnjë detaj nga ajo që quhej “Shkolla e burrërimit” të parakohshëm. Ndoshta begsi Xhemil Çela e më tej student i Shkollës së Bashkuar arriti shpejt të bëhej pararojë elitarë në studime dhe një tifoz i skuadrës së dashur të ushtrisë popullore: “Partizanit”. Shkolla e Bashkuar dhe jeta në të vijnë në detaje nga autori, sikurse detajon edhe shokët në togën e gjuhëve të huaja si Skënder Çelën, Sulejman Karain, Ferhat Turanin, Hasan Mehja etj. Sukseset dhe 100% shkëlqyeshëm ishin fryt i një djerse dhe serioziteti për misionin që i prisnin ushtarakët në atë periudhë, që spikaste në drejtim Enver Begeja dhe dhjetra oficerë të tjerë të talentuar dhe të përkushtuar të ushtrisë popullore.

Në atë periudhë meritokracia nuk kishte nevojë as për miq dhe as për shokë e mbi të gjitha nuk pranonte “furka”, për t’u mbajtur në këmbë. Ose do të ecje me këmbët e tua ose do rrëzoheshe dhe do të “thyeje kokën”. Me tempin e një studjuesi të apasionuar Xhemil Çela vijoi kursin e lartë një vjeçar për zbulim, që sikurse thotë edhe vetë në rreshtat e këtij libri, “ishte padyshim një shkollë e re dhe e domosdoshme”. Emërimi si “shef zbulimi”, në Përmet më 1.12.1955 ishte edhe fillimi i karierës që në libër detajohet edhe impresioni i parë për punën dhe shokët, mikëpritjen në një qytet me emër dhe që i kishte dhënë aq shumë LANÇ-it, ku ishte shkruar edhe një pjesë e rëndësishme e historisë së saj. Më tej autori flet për detyrën e komandantit të togës si dhe për disa nga personalitetet ushtarake që është njohur në vitet ’50-të si Hamit Rehova, Muhamet Prodani, Nene Kutra, Hamdi Çobani; sikurse ndalet edhe nga mësimi që ka marrë nga nënoficerët e vjetër dhe me përvojë, një gjë që për ndokënd dukej e çuditshme por ishte e vërtetë. Këtu mësoi edhe kalërimin me kuaj, që për zbuluesit ishte domosdoshmëri, noti, kalërimi, përdorimi i skive, njohja e detajuar e terrenit, në zonën e Gjirokastrës në Qafë të Zenele, në Kardhiq e Cepo, Këlcyrë e Përmet etj.

Xhemil Çela sjell në faqet e librit edhe shkurtimet e para ushtarake të “9000-shit” të vitit 1956 si dhe të “7000-shit” të vitit 1957, të diktuara nga rrethanat e kohës dhe kërkesës së “Traktatit të Varshavës”, sikurse flet për “llafet me zarar”, për “çikërimat”, “fërkimet në reparte ushtarake”, për diversantët, për “lojërat”. Ushtarakët e ish ushtarakët madhorë ata që ishin e ata që janë e kuptojnë më mirë se kushdo ndjenjat e një oficeri që punon në nivelet strategjike, për të rejat dhe informacionin që mëson ndër të parët sikurse është përshkrimi i Xhemil Çelës në kapitullin e shtatë “Adjutant me gjeneral Petrit Dume, zëvendës i parë i Ministrit të Mbrojtjes”, që materializohet në libër “dorëzo detyrën.. dhe nesër nisu urgjent për në Tiranë!?”, për takimin me gjeneral Ethem Gjinushin.., për paraqitjen në MMP, miqis dy gjeneralëve, që janë të detajuara dhe të specifikuara edhe me orë jo më ditë që vijnë përmes një gjuhe të thjeshtë dhe tërheqëse. Me tej në libër ka detaje të shumta për “porosinë e Xha Hasanit”, për “vlerësimin shkëlqyeshëm  (atliçno) nga marrshalli Zhukov”, për vlerësimet që autori bën për kuadrot e larta të ushtrisë si Beqir Balluku (f.144), për Hito Çako (f.245), Arif Hasko dhe Rrahman Parllaku (f.246), Nexhip Vinçani (f.147), Ibrahim Dervishi, Kadri Brahimi, Myslim Keta (Lymi), heroi i popullit nënkolonel etj. Në jetën e tij të gjatë dhe të mbushur me aktivitet Xhemil Çela nuk u ngut kurrë të zinte miq, por kur i quante miq nuk i braktiste kurrë dhe në fakt më shumë dëshironin që ta kishin mik një njeri të mençur me dhunti fisnike labe.

Nga ana tjetër ai u qëndroideri në fund besnik parimeve të tij, konseguent në qëndrime, dinte edhe të qortonte për gabime, edhe të të “vriste” me pambuk, edhe të të fuste në korsinë e duhur, kur kishe dalë ose ishte jashtë formatit etik komunikues. Ai u shndrua në binës dhe edukues për të synuar të renë, të duhurën dhe në kohën e duhur, i futi miqtë, kolegët, shokët në rrugën e kërkimit dhe vetëzhvillimit, duke u bërë promotor i së resë dhe rezultatives. Prandaj mbetet një shembëlltyrë e së mirës njerëzore dhe do të kujtohet përherë.

Fakt është se Xhemil Çela në moshën 25 vjeçare në vitin 1962 kishte punuar në të gjithë sektorët e zbulimit, dhe në fund të librit (f.342), shkruan: “…vërtet ndjehesha si i kompletuar si kuadër zbulues. Këtij formimi dhe kësaj përvoje të gjerë që në fillesat e jetës ushtarake, ja dedikoj gjithë arritjet e mija në rrugën e gjatë të karrierës sime ushtarake si kuadër zbulimi, por edhe gjithëarmës”. Vlerësimet dhe konsideracionet për këtë libër shtrihen në thellësi dhe gjerësi që mbajnë mbi vete rrugëtim të gjatë kilometrik në stërvitje, marrshime, studime, e punime pafund sikurse ishte e shtrirë ushtria popullore në të gjithë hapësirën shqiptare në mbrojtje të Atdheut, një “detyrë mbi detyrat”, një mision i përmbushur me sukses nga Xhemil Çela dhe shokët e tij.

Në faqen 23 të librit autori ka lënë një dëshirë, “për t’i shkruar gjërat, sikurse kanë ndodhur dhe i ka përjetuar. Ndoshta (të shkruarat) edhe “t’i dorzojnë fëmijët e mi në Arkivën e Ushtrisë”, një detyrë kjo për të gjithë të gjallët, pse “rrugë nuk ka rrugët janë bërë duke ecur”, thotë një maksimë e vjetër e shumë popujve të botës. Gjykoj se publikimi i kolanës së veprës së tij, në pesë vëllime të veprës së Xhemil Çelës në vitin 2021-2022 është edhe plotësimi i amanetit të tij të fundit nga fëmijët dhe Prof. Asoc. Bernard Zotaj, një dëshirë e amanet që është në rrugën e mbarë të përmbushjes. Publikimi në libra i veprës së tij jo vetëm është përmbushur por edhe është tejkaluar amaneti, sepse vepra e tij do të zërë vend edhe në Bibliotekën Kombëtare, që është shtëpia e përhershme e librit shqiptar dhe jo vetëm. Nderimi i veprës së tij do të vijojë nga shoqëria dhe nga institucionet. Besohet se së shpejti Këshilli Bashkiak i Tepelenës do ta nderojë birin e vet duke i vendosur emrin një rruge që të quhet rruga “Xhemil Çela”, që lebërit dhe jo vetëm të kthejnë vështrimin, por edhe ta mbajnë si etalon mençurie në breza.

 

Please follow and like us: