Miho Gjini: SHTATË DITËT TEATRORE TË ELBASANIT
Kur mbyllet sipari i një eventi teatror, të dlirësohet shpirti! Jo thjeshtë se e duam teatrin, si gjininë më të bukur, që e përfshin jetën brenda dy orësh emocionale, porse ai komunikon gjallërisht më afër njeriut, i cili shndërrohet në pjesë të spektaklit. Sidomos tani, kur ofrohen fare pak para për ta bërë atë, kur ka trokitur kriza e egzistencës së tij e u shtua habitshëm edhe gjëma e natyrës: tërmeti e flama e kolerës, Covidi-19. Ndaj themi, pasi ndoqëm të gjitha eventet e Festivalit Teatror Vjetor të Elbasanit, nga data 30 shtator deri më 6 tetor, se është heroizëm ta bësh teatrin, po edhe ta institucionalizhosh atë. Mandej edhe t’ia dhurosh publikut. Drejtori Artistik, Adonis Filipi, që e ka ideuar dhe organizuar atë, ka qenë e është gjithmonë në ethet e krijimit e të egzistencës vetiake, përballë eksperimentimeve të artit, sukseseve e humbjeve. Ka patur në këto edicione edhe kryevepra të artit, sikundër u nderua vitin e kaluar me performancën e Luiza Xhuvanit prej një regjisori francez, apo me spektaklin e famshëm të Mustafa Kurtit nga Ankaraja e Turqise, i cili e njësoi dhe harmonizoi veprimin skenik tek porta e kalasë historike, si të ishte në harmoni me të. Apo, si këtë vit me spektaklin “Totem dhe Tabu” të Prishtinës dhe sidomos me mdhështinë e “Martesës” së komedisë së Çehovit nga teatri i Durrësit…
Po, a janë shfaqjet e tjera të denja për një festival të tillë eksperimental, me shtrirje botërore? Natyrisht, jo të gjitha! Bile, ndër to, janë ndodhur edhe mediokritete të artit. Po vetë Filipi shkruan se, rreket në “përballimin e sfidave që ofron koha, për të treguar se teatri mund dhe duhet të jetojë në kohërat më të pazakonta, duke dëshmuar dashuri, forcë dhe frymëzim për njerëzit”. Në këtë vështrim, kur jo vetëm shume trupa teatrore janë në krizë, kur regjisorë e aktorë të shumtë “gogësijnë, me duar lidhur”(!), kur Ministria e Kulturës nuk e di fare ç’bëhet me këtë “festivale” e me të tjerë si ky, kur edhe biznesmenët e kanë mendjen ndër të tjera “shtigje pasurimi”, në po këto kushte e rrethana të vështira, mbijetoi bërja e teatrit, që është e mbetet si një “shpresë qiellore”. Ndryshe, nuk do t’i mbushte spektatori i Elbasanit të gjitha shkallaret e muret e kalasë, kur i dhanë spektaklet e tyre Teatri Kombëtar i Tiranës, i Ankarasë dhe ai i Durrësit… “Ndër këto kohë të vështira dhe të çuditshme,-shton Adonis Filipi,- ngjarje të tilla shndërrohen në simbole të dritës dhe zjarrit, të cilat shërbejnë mjaftueshëm për të ndriçuar dhe ngrohur shpirtin njerëzor”.
Shfaqjen e parë të këtij viti, “Totem dhe Tabu”, e solli Kosova, të denjë për hapjen e festivalit shpresëdhënës. Sepse, jo vetëm shpërfaqi artistikisht gamën e jetës, nisur që nga mentaliteti tabu i marrëdhënieve seksuale në shoqërinë e sotme, porse aty shpreheshin mesazhet, në një harmoni unike, edhe me gjini të tjera të artit, përmes koreografisë, muzikës, këngës e artit figurativ. Vrullshëm, me një frymëzim e pulsim dinamikë, që e “mbërthyen” publikun nga entusiazmi i një krijimi kalektiv e sugjestionues.
Shfaqja e dytë: “Nokturn mbi historitë tona”, e realizuar me ide, koncept dhe koreografi nga A. Ibërshimi, sillte një panoramë rinore, dashurie e shprese, sikur të qe në vazhdimësinë harmonike të mesazheve që sillte spektakli i prishtinasve, me punën krijues të koreografit Robert Nuha dhe regjisores Zana Hoxha.
Shfaqja e tretë, e arrdhur nga Beogradi “Duke qarë përsëri, këtë herë nga lumturia”, të shkruar nga Novica Savic, me regji të Dragan Jakovljeviçit, me një interpretim korrekt të aktorëve serbë, në një stacion demode treni, nga ato të fillimeve të shekullit tonë, nuk u kuptua e gjitha, ashtu si u dha, e pa u diskriptuar në monitor! Të njëjtin “fat” do të kishin edhe tre spektakle të tjera monodramash e diadramash, realisht, me interpretime serioze të aktorëve përkatës, të cilët interpretonin, pa u “rrezatuar” komponenti i fjalës. Sikundër u prezantua, rradhazi: spektakli i “Mediascena Theatëri Torinos, Itali, me veprën “Ndryshimet enigmatike”, nga Eric-Emmanuel Schmit e me regji nga Emiliano Pulali. Me aktorë fortë të mirë, që e flisnin gjuhën melodioze italiane tepër bukur, duke e përcjellë të shkruar tekstin, me një monitor anash skenës, vetëm në anglisht, pa u bërë i njohur për shumicën e spektatorëve në shqip. Edhe pse, kuptohej përse bëhej fjalë: për veçimin e një shkrimtari në ishull, i cili ka humbur lidhjet me të afërmit e me të dashurën e ku tirren problemet shpirtërore të tij, duke mos aritur, gjer tek njerëzit në sallë. Po këtë “fat skenik”, mjerisht, do të kishte monodrama e Lituanisë, me një vepër të Beketit (“Brënda meje është një zjarr tjetër”), i interpretuar roli i Krappit,-si një personazh absurd-, nga Sakalas Uzhdavinys, me një përgatitje të mirë profesionale, në përpjekjen e tij absurde, pët të hequr dorë nga bota dhe nga dashuria, në pamundësi që ta realizojë këtë, larg njerëzve, me e pa dëshirë, duke u rrikthyer po aty ku ishte… Ndërkohë që, shhfaqja e përgatitur dhe e servirur me merak, jepej në gjuhen lituaneze, pas një spiegimi paraprak të shkurtër, nga përcjellësja jonë shqiptare. Pa qenë i mundur komunikimi i plotë i tekstit të Beketit e i mesazheve përcjellëse. Thuajse e njëjta gjë, do t’u ndodhte edhe dy shfaqjeve turke, të cilat intepretoheshin shumë mirë. E para, ajo me titullin ” U zgjova pa zë”, nga Amy Nostbakken e Norah Sadava, me regji nga Tamer Levent dhe interpretuar prej aktoreve Burgu Gorek dhe Nur Dilara Gul, edhe pse me mesazhe të rëndësishme, për të drejtat e grave, që e kanë vuajtur fshehtazi shtypjen. Të paraqitura përbrenda një vaske lareje, ku e kanë të vështirë të shprehen në vazhdimësi… Ndërsa aktori tjetër turk Bizim Yunus, në një terren shumë më të hapët, me skenografi moderne e me regji dinjitoze të Mustafa Kurtit, i cili sjell në skenë mendimtarin e poetin e madh turk Yunus Emre, me nota të ngrohta dashurie dhe me nje diksion shumë të pastër, prej aktorit të madh dhe këngëtarit të shkëlqyer Bizim. Një shfaqje që ezauron edhe distributimin e tekstit, kur vlera e artit interpretues sugjeron e shpreh bukur esencën e një mendimi e mesazhi me vlerë. Megjithatë, vendosja e monitorit në thellësi të skenës, i bënin të padukshme edhe shkronjat shqip, për të na i sjellur edhe më të plotë poetin e madh turk. Dhe vijmë, kështu, në atë problem tenik, i cili vuri në rrezik vlerat artistike të këtyre spektakleve, kur ato bëhen prezente e të qënësishme, realisht të pa pranueshme… Po, të gjitha këto perfomanca janë e mbeten të gjinise së monodramës, si pjesë të një aktori, në të shumtën e herëve, të punuara individualisht nga vetë aktorët, të cilat, në periudhat e sotme, janë bërë më të shpeshta, për të mbushur atë boshllëk që i është krijuar teatrit në këto priudha krizash të papritura, po edhe nga mungesa e parave, për ta sjellur në kushte sa më cilësore pjesën teatrore e mesazhet që ato kanë, pët të ardhur e u shijuar, edhe tek publiku qe është në sallë.
Shfaqja e tetë e plotë, me mpleksjet e të gjitha komponentëve do të ishte “Një madam nga Argjentina” e komediografit Tomas Brand, me regji të Adonis Filipit, skenografi të Sokol Sejdinit, koreografi të Artan Ibërshinit e kostumografi të Sofia Karas. E cila “prodhoi” edhe debate , pro e kundra, për vetë “katrahurën” që egziston me repertorin e skenave tona, sidomos në gjininë e komedise, kur kushdo mundet që t’i “fusi duart” e ta bëjë, si të dojë ai, tekstin origjinal, që nga i ndjeri Kristo Floqi që e adoptoi me titullin “Tezja e Karlit”, në vitet ’30, qoftë edhe nga i ndjeri Mihal Popi me kompaninë e tij të mëvonshme që e lozte këtë komedi, si farsë, të shkurtuar ndjeshëm, pas seancave të filmave, qoftë edhe në vitet e më pastajme, kur e vuri në skenë po ky teatër, duke e tutulluar “Madama nga Barcelona” në 1994-ën. Adonis Filipi realizon dhe paraqet tani një spektakël të vetin, me penelatat e saj gazmore, ku më së shumti, tallet me manitë e vjetra të shtirrjes së njeriut, si fenomen shoqëror,-tipar edhe në jetën e sotme, si edhe të rendjes pas parave, duke e tjetërsuar personin… Po këtë e bën në trajtën e farsës dhe të zbavitjeve në muzik-hollet, ku i jep goxha vendosje edhe baletit, që sjell freskinë e së resë, kur ngatërresat tejzgjaten e trashen! Në këtë vështrim, regjia e Adonis Filipit e rivendos komdinë më afër origjinalit, para se ajo të “masakrohej” prej komediagrafëve e komedibërësve të mëvonshëm. Tjetër çështje, mandej, nëse janë apo jo, të pranueshme mpleksje të tille e rrengje, tek rolin e një gruaje do ta lozte përseri një burrë-aktor, gjersa të vijë këtu tetua e vërtetë e Karlit..
Po, pa asnjë diskutim, do të ishte inskenimi i dramaturgut rus Çehov, me tre komedi të tij e me një prozë, po të tij, gjithaq të këndshme, me nota gjithkund lirike e gazndjellësee, për t’i dhënë spektatorëve të këtij festivali një mbyllje të shkëlqyer, që do të bënte të harroheshin edhe kusuret e të metat, po dhe monitorët që nuk funksionuan, po adhe artistët që dolën në skenë e nuk u kuptuan, me keqardhje të dyanshme.
Për ta mbyllur ditën e shtatë të festivalit Çehovi, i thjeshtë, vërtetë dhe e i vështirë, me humorin e tij të nënëdheshm, përbrënda kalbëzimeve të një shteti, evidentuar me pofesionalizm e hare të shëndetshme nga regjizoria Driada Dervishi e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në mjediset e brendshme të kalasë, në një atmofere të përkryer dasme, ku ka e s’ka nuse, po gjithsesi një përçapje drejt së bukurës e gazit të një martese, me disa personazhe krushq nga “barku i Shën Marisë”, me valle e batuta të kripura, me rrengje e situata të njëpasnjëshme, gjersa vjen fundi e kur aktorët bëhen një me spektatorët e shumtë që shndërrohen edhe ata në “personazhe” të kësaj “Dasme” të pazakontë. Ku do të shquanim krejt trupën e aktrimit, të Durrësit, por që e vlen të themi dy fjalë më tepër për Adelina Muçën e Amos Zaharinë, për Genti Zenelaj e Andia Xhungën, si edhe përr dyshen Xhejm Fonda e Mimoza Marjanakun, pa i “hëngër hakun” askujt… Se teatri është një garë e ndershme, që zhvillohet para publikut.
Festivale të tilla, qe kanë mbërritur në të 23-it vit të egzistencës së vet, me ecuri të ndershme, me eksperimentime, me dështime e shkëlqime bashkë, kur përreth nesh ka edhe amulli, kriza e pandemi të rrezikshme, e vlejnë të bëhen (edhe pse me “shpirt ndër dhëmbë”, kur paraja hidhet gjetkë me tepëri!), edhe për një arësye tjetër: të vlerësohen e të nderohen martirët e shpirtit njerëzor, talentet e kombit, atistët e varfër,-më të varfërit në botë ekonimikisht. Si Mihal Popi që vdiq në pazarin e ri, në shtëpinë e tij të vjeter, si Naim Frashëri i Madh që u largua nga jeta me të njëjtën xhaketë veshur, si Sandër Prosi, interpretuesi i Ismail Qemalit, që hidhet nga kati i tretë i një hoteli, i stresuar tek xhironte filma, asnjëherë i paguar për punën e tij krijuese e të tjera si këto. Që Adonis Filipi e bëri këtë gjest human, me veneraacion, thjesht e me një rikujtesë modeste, për disa artistë të skenave shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut e Mal të Zi,-miq e talente të këtij festivali, që janë larguar nga jeta po kaq të varfër e të madhërishëm, si ata që përmendëm më lart e ata që u kujtuan këtu, si Shpëtim Shëmili, Bekim Lumi, Luran Ahmeti e Slobotan Milatoviç, që nuk janë më dhe u mungojnë skenave tona… Duke shtuar gjithashtu paraqitjen para festivalistëve përkthimin e Adonis Filipit e të Klejda Plangaricës të veprës studimore “Ëndrra e pasionit”, nga aktori e teoricieni i madh amerikan Lee Stratsberg.
Largohesh nga ky festival dhe e ndjen vlerën e veçantë të një profilizimi artistik e profesional, duke e marrë me vete edhe atë mesazh përcjellës të regjisorit Filipi, i cili niset nga ide e pasione artistike konkrete, duke u përpjekur t’i realizojë ato nga trupa nëpër botë, me pikësynimet e tij, si në këtë festival ku tematika i perkushtohej një teatri të harreshëm, argetues e kur arritjet e aktrimit kanë të bëjnë me të tilla emocione të vendit të tij,
Mjerim që nuk pamë në sallën e këtij festivali, sido që ishte e u bë, në këto kohë frike, të mbushur akoma me krisma armësh, sherresh e vrasjesh, pandemira ,- gjer te rritja e çmimit të bukës së gojës, anjë zyrtar, deputet e ministër. Ndaj edhe po flasim për një kthim të vëmëndjes nga “martirët e shpirtit njerëzorë” që rropaten kësilloji…
Please follow and like us: