Albspirit

Media/News/Publishing

DASH raporton në Kongres për personat “non grata”

Refuzimi i dhënies së vizave për të udhëtuar në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mekanizëm që përfaqësitë diplomatike amerikane e vënë në zbatim jo vetëm ndaj personave që konsiderohen si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, por edhe ndaj zyrtarëve shtetërore të një vendi të caktuar, për të cilët Uashingtoni ka indicie se janë të përfshirë në afera korruptive, apo qëndrime antiamerikane.

Kjo praktikë është ndjekur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Gjyqtarë, ish-gjyqtarë, prokurorë dhe ish-prokurorë u ndaluan për të udhëtuar në SHBA si të korruptuar. Vetë ambasada amerikane e konfirmonte këtë më 26 janar 2017, por publikimi i emrave konkretë i ndalohej nga kuadri ligjor mbi të cilin funksionon.

Departamenti i Shtetit raporton në Kongres në lidhje me ata që janë shpallur “Non Grata”. Në këtë listë janë plotë 68 emra të cilët janë shpallur të padëshiruar në SHBA vetëm përgjatë vitit 2020, mes të cilëve është edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij, Liri, Shkëlzen dhe Argita Berisha.

Gjatw këtij viti janw shpallu ‘non grata’, zyrtare dhe ish-funksionare nga disa shtete si Rumania (6), Bullgaria (8), Moldavia (4), Rusi, Irani, Kina, Kuba, Uganda, Sri Lanka, Venezuela, Liberia, Nikaragua, Xhamajke, Tanzani, Sudan, Letoni, Komboxhia, Paraguaj, Guatemale, Kenia.

Please follow and like us: