Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i Brazilit akuzohet në Hagë për “krime kundër njerëzimit”

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u akuzua sot për “krime kundër njerëzimit” në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për rolin e tij të pretenduar në shkatërrimin e Amazonës, rasti i parë që kërkon të lidhë në mënyrë eksplicite shpyllëzimin me humbjen e jetëve, shkruan cbsnews, transmeton Klan Kosova.

Organizata e së drejtës mjedisore, AllRise, paraqiti sot në mëngjes ankesën zyrtare në gjykatën me bazë në Hagë të Holandës, duke kërkuar procedura ligjore kundër Bolsonaros dhe administratës së tij për veprime “të lidhura drejtpërdrejt me ndikimet negative të ndryshimit të klimës në të gjithë botën”.

Ankesa akuzon udhëheqësin brazilian se po zhvillon një fushatë të përhapur që rezulton në vrasjen e mbrojtësve të mjedisit dhe se rrezikon popullsinë globale përmes emetimeve të shkaktuara nga shpyllëzimi.

Kjo shfrytëzon fushën në rritje të shkencës së atribuimit të klimës, e cila lejon studiuesit të provojnë një lidhje midis ngjarjeve ekstreme të motit, nga njëra anë, dhe ngrohjes globale dhe degradimit të mjedisit, nga ana tjetër.

Ekipi i tij tha se administrata e Bolsonaros kishte kërkuar që “të hiqte sistematikisht dhe t’i neutralizonte ligjet, agjencitë dhe individët që shërbejnë për të mbrojtur Amazonën”.

Aty thuhet se Bolsonaro është përgjegjës për humbjen e afro 400 mijë hektarë të pyjeve të shiut çdo vit dhe se kishte kryesuar normat mujore të shpyllëzimit që ishin përshpejtuar deri në 88 përqind që nga marrja e detyrës më 1 Janar 2019.

Please follow and like us: