+16/’Femme’, nudo femërore në një ekspozitë në Paris
“Femme”
Nudo femërore është një nga temat dominuese në art, si frymëzim, si formë, si koncept dhe misticizëm artistik. Si në dekadën e njëzet ashtu edhe në dy dekadat e para të shekullit 21, kjo temë është ende një burim i pashtershëm frymëzimi për artistët. Me zhvillimin e teknologjive të reja, me ndërlikimin e të menduarit kritik, në procesin e “humbjes” së kufijve të disiplinave, ndiqen stile të ndryshme, qasje artistike, konsiderata diskursive, grupime problemesh, kryqëzime gjinore, duke krijuar forma të reja te estetikes.
Bukuria e femrës nuk eshte vetëm pikëpamje estetike, por pozicionon në shoqërinë moderne, abuzimin e saj në konsumizmin kapitalist, lirinë e saj të lëvizjes dhe sjelljes dhe zgjedhjen e saj të jetë ajo që është, nënë, karrieriste, feministe, joshëse, shoqëruese, etj. Artistë që e kanë lëvruar nudon në artin e tyre flasin për këtë kërkim të pandalshëm të përsosmërisë, ku estetika fshihet në format e lakuriqta të trupit njerëzor, të nudos femerore e cila nuk mund të dështojë, por përkundrazi ngjall te spektatori pak ndjesi erotike, edukim, mprehje dhe sofistikim në shijen e shikuesit… pra të kulturon. Gjithnjë në kërkim estetik ose filozofik eksplorimi i formave të reja, kompozimeve, ngjyrave apo rrymave, artistët i kanë sjellë arteve figurative disa prej kryeveprave botërore, të trupit të zhveshur njerëzor. Pikërisht për këtë nisa të bëj një hulumtim mbi filozofine dhe estetikën e nudos. Qëllimi im ishte që unë të hapja një ekspozitë ku disa prej tyre u përzgjodhën të ekspozohen për publikun parisien, këtë tetor. Ky hulumtim zgjati përreth kohes 2-vjeçare. Ideja ishte mjaft e qartë mbi teknikën e grafikës së gdhendjes në linoleum. Besoj dhe mendoj artistin e prin një rrugë e gjatë dhe e durueshme për t’u përballur me ndjesitë ku arti të kanalizon dhe për më tepër me artistë të mirë në rolin e kuratorit si Meri File dhe Zamir Mati. Ky tetor, tetori i vjeshtës, tetori i mikëpritjes parisiene e nis më daten 16 në Maison de L’Albanie me titullin “Femme” (Femra).