Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ: Nuk ka kompensim financiar për krerët e çetave të partive që s’morën as 1 % të votave
Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti.
Sipas tij, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja.
Sipas KQZ, nga fondi prej 130 mln lekësh, PS përfiton 48.6% të vlerës së buxhetit, PD merr 39.4%, LSI 6.8% dhe PSD 2.2%.
Për partitë e tjera të përfshira në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të ketë kompensim financiar, pasi në vlerësimin e KQZ ato nuk kanë kaluar pragun e 1% të votave.
Gjithnjë sipas KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej nuk e kanë dorëzuar raportin financiar, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.
Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.
- Partia Socialdemokrate, Tom Doshi
- Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi
- Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi
- Partia Bindja Demokratike, Astrit Patozi
- Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, Kujtim Gjuzi
- Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
- Nisma Thurje, Endrit Shabani
- Partia Lëvizja e Re, Aian Galdini
- Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Lulzim Basha
- Partia Aleanca Demokracia e Re, Edmond Stojku
- Partia Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli
- Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama