Albspirit

Media/News/Publishing

Hutohen konspiracionistët, breshër sa një kokërr portokall në Australi

Stuhi të furishme në brigjet lindore të Australisë kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë mbushur qytetet me breshër me përmasat e një portokalli të madh. Të mërkurën, një qendër tregtare u evakuua pasi shiu i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me breshërin e frikshëm, bëri që të shembej catia e saj.

Rreth 400 persona ishin strehuar atje kur incidenti ndodhi. Një person që hodhi fotot e breshërit në mediat sociale, shkruante se dëmet ishin të pabesueshme dhe se xhamat e makinës së tij ishin copëtuar. Shërbimet e emergjencave thanë se i ishin përgjigjur më shumë se 280 telefonatave për ndihmë.

Please follow and like us: