Albspirit

Media/News/Publishing

Kaltërina Meka: Shkreptimë e Agimit të Prizrenit

 

 

 

“Shkreptimë e Agimit”, i Nexhat Halimit, i cili tek sa doli nga shtypi, merr në shqyrtim  disa ngjarje, data e çaste të rëndësishme të kohës nëpër të cilat ecën njerëzit e fortë të Kryeqytetit tonë kulturor e historik, Prizrenit. Autori lidhet me momentet e prekshme të atyre që luftuan për Prizrenin dhe Kosovën. Ngjarja fillon me Ymer Prizrenin, me Sofrën e tij të shtruar sot në fshatin e lindjes së tij – në Zgatar,  e përfundon me vdekjen e të njëjtit në Ulqin të Malit të Zi. Ndërmjet futen ngjarje të rënda të aktivitetit të tij në krye të Lidhjes  Shqiptare, me theks të veçantë Në njëqind  vjetori e  ngjarjes më të madhe shqiptare të Lidhjes së Prizrenit. Autori thekson se” isha këtu, i vetëdijshëm, se koha i merr  njerëzit, por mbesin gjurmët e tyre, mbesin datat, mbesin çastet, ngjarjet, pikat e gjakut që do të shënojnë një pikë drite të popullit të robëruar  atëherë nën Turqi. Autori tregon për përpjekjes e bëra, që të shkruante një  fejton, por nga një  kënd tjetër, jo ajo rrjedhë që e ka shkruar historia, veç në biseda me njerëzit që kishin afër njëqind vjet dhe mbanin mend ndonjë gjë nga kjo ngjarje tepër e madhe e popullit shqiptar. Dhe, ia arriti të shënoj tridhjetë e gjashtë rrëfime të  tridhjetë e gjashtë njerëzve që ishin në moshë të shtyrë rreth  njëqind vjeçar apo dhe mbi njëqind vjeç, të cilët më rrëfenin për çaste e momente për tubimin e madh të bërë në Prizren.  Për  luftimet ballë për ballë, për vdekjet  heroike, të cilat tri vjet rresht e mbajtën gjallë Lidhjen e Prizrenit të organizuar atëherë në një shtet të vogël, për të reaguar ndaj Evropës se kjo tokë ka zot.

Atëherë qe reporter i Gazetës  Rilindja  dhe bisedat që i bëri i shënoi në një volum prej treqind faqesh, natyrisht që ai material kaloi nëpër  duart e redaktorëve, pësoj  një shkurtim gati pesëdhjetë për qind. Megjithatë, shënoi mendime të njerëzve të atij brezi, mendime të tridhjetë e gjashtë njerëzve të moshuar atëherë kur bisedoi me ta.  Njëri prej tyre ishte Xhemajl Limani, i cili thoshte se:  -Brenda mureve të kështjellës qe vet vdekja, dhe e mendonte Abdyl Frashërin  në pranga,  të burgosur në një çeli.

Lidhja u shua me gjak.

Më vonë do të radhiten ngjarje të rënda. Do të mbahet Konferenca e Bujanit,do të bisedohet dhe fati i Kosovës, a do t’i bashkohet Shqipërisë apo Jugosllavisë- Serbisë, Do të vriten shumë njerëz me në krye Shaban Polluzhës, do të të ndodh dhe dërgimi  i rekrutëve nëpër Shqipëri, ku do të ndodh Masakra e Tivarit dhe më pastaj do të mbahet Kuvendi i Prizrenit, ku delegatët do të japin votën që Kosova të mbetet nën Serbi. Ata që nuk do t’ia japin votën siç do t’i udhëzojnë serbosllavët, do të vriten e do të burgosen përjetësisht… Përkrye këtyre persekutimeve, do të kanë vullnet aktivistët të gjejnë zjarr brenda gjakut dhe do t’ia nisin të nisin rrjedhën e jetës. Përsëri do të lind dielli, do të themelojnë Agimin, e në kuadër të tij do të veprojë Klubi letrar, do të hidhet vallja popullore shqipe, do të dëgjohet Kori dhe do të organizohen drama e ekspozita. Dhe, siç ndodhi me shkrimin e fejtonit për lidhjen shqiptare të Prizrenit, prapë edhe këtë herë redaktori dhe kryeredakori i “Rilindjes,” Maksut Shehu,do të vendosë të përcaktojë Nexhat Halimin të shkruajë për ata që e nisën rrjedhën e “Agimit”, të cilën gjë ai do ta bëj me vullnet të veçantë: Me këtë rast, autori i librit,  zhvilloi kohë më parë njëzetedy biseda me anëtarët e “Agimit” dhe do ta botojë Librin “Shkreptimë e Agimit” për t’i përkujtuar vuajtjet dhe peripecitë nëpër të cilat kaloi Shoqëria Kulturore e Artistike e Prizrenit, për t’i dhënë vulë kohës së rëndë dhe tejet të guximshme dhe për ta krijuar rrugën e krijimit të zgjimit shpirtëror e kombëtar nga  të ndjekurit e të persekutuart për një kohë kaq të gjatë.

Botimin e Librit e mundësoi Shoqëria  kulturore-Artistike “Agimi”.

 

  

                       

                                             

 

Please follow and like us: