Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: I MBULUAR ME PLOT DASHNI

Kurrën e kurrës siç ishe dje
i mbuluar me plot dashni
s’ki më kanë as këtu
as n’përjetësi!
Kopshti u shkund për me u pastrue
njashtu edhe ky shpirt i paepur
fati pështjell si letër karamelesh
tu shkri n’gojë, kërkon edhe një tjetër!
Aty ku rrugët kryqëzohen
me ra ndërmend
vajzat i zë pija
i bukur je s’ki nevojë më ua thanë!
09.12.2021.
Please follow and like us: