Albspirit

Media/News/Publishing

Mevi Rafuna: Të jesh e huaj në vendin tënd

Unë nuk jam alien, por sistemi politiko-shoqëror dhe mentaliteti mbizotërues, shpeshherë ma ka dhënë ndjesinë e mos përshtatjes dhe të qenurit e huaj.

Edhe nëse dëshirat e mja dhe ato që kam bërë asnjëherë nuk kanë qenë tendecioze, çdo gjë që kam filluar ta bëj rrallë herë e kam përfunduar.

Unë nuk jam dështake por sistemi politiko-shoqëror mi ka mbytur ëndrrat ende pa i ngjizur. Dhe kjo ndjesi më ka bërë që natën të shoh përtej yjeve,duke kërkuar një botë që nuk ekziston.

Unë kam mundur shumë por nuk bëra asgjë, sepse nuk më lejuan, më penguan, më mohuan, më përgojuan.

Unë nuk kisha armiq, por armiqtë mu shfaqën nga hiçi vetëm pse unë isha vetja ime, nuk isha as trime as e guximshme, thjesht zgjodha të isha unë sepse nuk do ndihesha mirë nën një tjetër lëkurë; se asnjë maskë si shkonte përshtati fytyrës sime.

Unë pavarësisht gjithçkaje nuk e përqafova dorëzimin edhe kur ai vinte drejt meje duke tentuar t’më merrte në humnerën e tij.

Unë nuk kam miq, kam njerëz që më admirojnë dhe njerëz që më përbuzin.

Unë edhe kur nuk mundja më të ecja dhe tërhiqja zvarrë këmbët e mij në hirin e vuajtjes,  zgjodha të fluturoja me krahët e shpirtit tim, në një botë që të lenë pa krahë e t’i thyen ato.

Unë nuk jam pesimiste, besoj që mirësia ende tokën e mbanë, përderisa engjujt vazhdimisht zgjodhin të vijnë e lindin në këtë botë.

Please follow and like us: