Albspirit

Media/News/Publishing

Vulin: Masakra e Reçakut ishte një gënjeshtër e madhe

Beograd, 10 dhjetor 2021 – Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se masakra ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak, në Kosovë, më 1999, “ka qenë një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”. “Pretendimi për masakrën (e Reçakut) është një fyerje e madhe për mbarë njerëzimin”, ka thënë Vullin, pas një vizite në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak. “Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte. Detyra e kësaj gjenerate është t’i tregojë të gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave, kurse gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër”, ka thënë ai. Në Reçak, në janar të vitit 1999, forcat serbe i vranë e masakruan 45 civilë shqiptarë. Bota demokratike ishte tronditur nga kjo masakër. Aleanca veri-atlantike nisi bombardimin e caqeve të ushtrisë e policisë serbe, për të parandaluar mizoritë e makinerisë luftarake serbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Masakra e Reçakut ka qenë pjesë e aktakuzës së ngritur kundër presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë në Gjykatën e Hagës. Pas vdekjes së Millosheviqit, gjykimi ishte ndërprerë dhe asnjë nga të akuzuarit për krimet e kryera në Reçaknuk është dënuar.

Please follow and like us: