Albspirit

Media/News/Publishing

Përse opozita bojkotoi promovimin e librit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë”?

RUZHDI PEÇANI

Kosova, sot duke falënderuar masave anti-covid,të qeverisë dhe vetëdijesimit të qytetarëve, qëndron më mirë se gjithë në rajon dhe më gjerë. Ka filluar edhe dhënIa e vaksinës së tretë, kjo si shumë shpresë dhënëse. Por në Kosovë kemi një problem tjetër, ta quaj “Polit-Covid”,me të cilin virus është infektuar e gjithë opozita. E keqja qëndron në atë se nga IKSHP nuk kanë, po dhe as që pritet të përgjigjen për vaksine “Anti Polit-covid”. Këtu qëndrojmë keq, ngase ky virus (“Polit-Covid”),  ka  arritur pikën e infektimit dhe ka shkaktuar  çmendinë në skenën politike që po ndodhë.

Ta them në shqip “Polit-Covid” – sindrom i urrejtjes, egocentrizmit, inatit, xhelozisë, bajraktarizmit…

Dhe kulmin e këtij averzioni ekstrem opozita do e tregoj me rastin e Promovimit të librave “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë” dhe “Deti mes Shqipërisë dhe Greqisë” të Ambasadorit të shquar – Grand master of diplomacy Shaban Murati. Po me këtë rast, më 9 dhjetor 2021 në Prishtinë, në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit dhe dinjitetit të viktimave të krimit të gjenocidit dhe e parandalimit të këtij krimi, ishte edhe ekspozita fotografike “Gjenocidi ndaj Shqiptarëve– Kosovë dhe Çamëri”. Ekspozitë kjo e mundësuar nga Shoqata Patriotike Çamëria dhe Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”.

Ashtu si kishte ndodhur në Tiranë,17 nëntor 2021,në promovimin e këtyre dy librave, event i pati pjesëmarrje të gjerë, por ra në sy mungesa e përfaqësuesve zyrtarë të Ministrisë së Jashtme. Dhe në Prishtinë do ndodhi  injorimi duhet thënë bojkoti, jo nga Qeveria, por nga e gjithë partitë opozitare parlamentare (PDK,LDK dhe AAK).

Po, përse opozita bojkotoi këtë eveniment promovimi?

“Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”, të cilin e sponsorizoj Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini”. Libër në të cilin analizohet, për herë të pare, problematika më e re dhe aktuale e diplomacisë shqiptare në një periudhë dramatike intrigash të reja diplomatike.

Në 75 artikujt e kësaj vepre, të shkruara në harkun kohor të tri viteve të fundit (2018-2021), autori “Mjeshtër i Madh” në diplomaci, sjellë mendimin e tij të avancuar si studiues dhe analist diplomatik.

Ambasadori Shaban Murati, titullin mbi librin “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë”, thotë se ka vendosur me dhimbje mbi libër, se diplomacia e të dy vendeve ka ecur në rrugë të gabuar tre vitet e fundit, duke marrë, përqafuar dhe adoptuar tezat, qëndrimet, politikat dhe kushtet e diplomacisë serbe – ruse.

Një vlerësim  për këtë mendim e ligjërim diplomatik të avancuar, e kishte dhënë Prof.dr. Enver Hoxhaj, ish zëvendës kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme:

Po atëherë përse opozita në Kosovë nuk prezantoi në promovimin e këtij libri?

E para – ngase në këtë event ishte e kyçur pozita, pra që nga pritja e ambasadorit Shaban Murati nga Kryeministri Albin Kurti. Opozitarët, nga averzioni që kanë, nuk mund të ishin në promovim kur aty ishte prezent edhe një ministër po edhe panelist të pozitës, ndër ta edhe prof. Dr.Sadri Ramabaja i cili bëri një recension politiko-shkencor librit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë”. Një pjesë e opozitës, nuk do mund të dëgjonte fjalët e ish të dënuarit politik, nga një proces gjyqësor politik i konstruktuar dhe montuar nga PRONTO.

E dyta – ngase opozita në këtë libër ishte vetë subjekti i “vetëvrasjeve diplomatike”, që të gjitha kishin ndodhur në kohën e bashkëkoalicioneve qeverisëse të kësaj opozite. Ngase ky libër përshkruan me një analizë të thukët tezat e rrezikshme të ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe të shkëmbimit të territoreve, tezat e gabuara të dërgimit të çështjes së normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë në Këshillin e Sigurimit të OKB, të mënjanimit të prioritetit të njohjes reciproke dhe zëvendësimit me iluzionin e anëtarësimit në OKB.

Opozitarët nuk do ndiheshin mirë, ngase po këta ishin që “..i bënë dhuratë të madhe Serbisë me bisedimet  ‘në vend numro’ me të në Bruksel”. Se do viheshin në siklet të dëgjonin se mu këta kishin iluzione për bisedimet me Serbinë për një marrëveshje përfundimtare, kur Serbia ua përsëriste retorikën se “Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën”, dhe si  injorant që u treguan, kurrë nuk e morën këtë kusht paraprak bisedimeve.

Tjetër, nuk  do donin të dëgjonin se këta ishin vazhdimësi  e “Naumistëve” ,si tha njëri  nga panelistët ,(aludohej për Shën Naumin),për faljen e 8200 hektarëve Malit të Zi. Me që brenda tyre ka të thonë  “se  duhet formuar asociacionin, se trashëgimi është Marrëveshja e 2013”,se ishin mirë të informuar për “korrigjim kufiri” dhe “shkëmbim territori”, ndër ta edhe  “se duhet dhënë katër komunat e veriut e të marrim Luginën”. Kështu jo se me Serbinë të shtrohej reciprociteti për pakicat por në gushtin e 2018 doli përralla  e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Dhe po këta nuk do dëgjonin (nga titulli “Pyetje për Prishtinën dhe Tiranën” f.20) “Se me çfarë të drejte dhe norme ndërkombëtare juridike i kërkohet Kosovës t´i japë pjesë nga sovraniteti dhe nga integriteti  i vetë Serbisë, pra shtetiti i cili ka humbur luftën në 1999”.Ku diplomati Shaban Murati shtron pyetjen këtu: “A i kanë lexuar Prishtina dhe Tirana traktatet e paqes dhe marrëveshjet e paqes midis shteteve fituese dhe shteteve të mundura në luftë”.

Vetëm një analist diplomatik i vëmendshëm dhe proaktiv, si Shaban Murati  mundi tu kundërvihej hapur tezave të lidershipeve zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të propozimit të Presidentit Serb Vuçiq për ndarjen e mundshme të Kosovës. Pikërisht ky qëndrim i eksponentëve më të lartë të dy shteteve të Shqipërisë dhe Kosovës dëshmon vetëvrasjen diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Opozita duhej të ishte në këtë event, të dëgjonte teza të reja dhe qëndrime kardinale diplomatike, të cilat shkaktuan një pështjellim të madh në diplomacitë dhe në zyrat qeveritare në Prishtinë dhe në Tiranë, të cilat shpesh herë u infektuan nga tezat serbe, duke çuar drejt një vetëvrasje diplomatike të interesit shtetëror dhe kombëtar shqiptar. Ishte ky event madhor, me pjesëmarrje të gjerë të mysafirëve të  dhe të shumë mediave shqiptare! Fatkeqësisht, pa pjesëmarrjen – përkatësisht me mungesën demonstrative, të opozitës ishte e turpshme.

Kjo opozitë duhet dali jashtë interesit partiak kur është në pyetje shteti. Të zhveshën, jo vetëm nga egoizmi, ata që për personalitetin e dikujt mveshin etiketime, epitete denigrimi shpërfaqin sindromin negativ, me inate dhe që shkon më larg me aversion të skajshëm, por kur është edhe i ndikuar dhe  që vjen nga faktorë të jashtëm shpërfaqet edhe me animistet. Në këtë kontekst, lidershipi I kësaj opozite duhet ndalur dhe shtrojë pyetje vetes: Përse jemi mu kështu, çfarë jemi dhe sillemi?

Tani çka i bënë të veçantë këta? Përse nuk kuptojnë të tjerët, apo nuk duan? Përse janë kaq xheloz dhe të gërditshëm për opinionin e gjerë? Përse janë aq  të këqij, të prishur, hakmarrës apo nuk kanë aftësi të kuptojnë…. Ndoshta nuk posedojnë aftësi dhe kulturë profesionale që të ofrohen dhe të bëjnë kritikë ndryshe, apo ne nuk i kuptojmë.

Ashtu si trupi i njeriut gjithnjë tenton të ruaj balancën fizik, ashtu edhe truri gjithnjë bënë përpjekje të ruaj ekuilibrin mental. Dhe në një moment kur truri nuk mund të ruaj këtë ekuilibër, apo kur ndikimet e jashtme i tejkalojnë aftësitë tek personi, që të sillet konform situatës së krijuar, padyshim vije gjerë te një krizë psikike. Mund të jetë valide kjo, dhe ne t’i kuptojmë përse sillen kështu dhe janë të veçantë.

Ju opozitarë nuk i bëni opozitë pushtetit – po i bëni shtetit, pa asnjë mëdyshje. Ju jeni treguar se këtë qeveri e njihni dhe pranoni parimisht, por defacto nuk e pranoni, këtë e tregoni qartë, këtë  keni treguar me averzionin që keni të skajshëm gjerë në animozitet, Ju jeni një opozitë destruktive. Dhe pse jeni të tillë opozitarë. Ju jeni të frustruar, pa ndjenjë keqardhje kështu u ka kapluar mungesa e besimit dhe pasigurisë, se mund të ktheheni ndonjëherë në pozitat ku ishit.

Sjelljet dhe veprimet e juaja si opozitarë ua lexojmë në parlament. Një numri të caktuar nga ju dallohen se u mungon inteligjenca emocionale, pra aftësia për të perceptuar dhe shprehur, si dhe për të asimiluar emocione gjatë të menduarit, pra, për të kuptuar prizmin emocional dhe për të rregulluar emocionet.

Inteligjenca emocionale nuk është një e dhënë fikse. Ajo edukohet dhe përmirësohet. Pikërisht këtu qëndron edhe leverdia e edukimit. Përgjithësisht njerëzit me inteligjencë të lartë dinë të komandojnë emocionet e tyre më mirë, gjithashtu ata dinë dhe të shpëtojnë nga stresi, si dhe të mos arrijnë ta lëshojnë veten gjatë shpërthimeve emocionale dëshpëruese. Dhe këtu qëndrojnë një numër i deputetëve që dinë vetëm të shpërthejnë dhe të jenë edhe vulgar.

“Koha për alarm kombëtar!”

Kështu qëndron titulli i dytë i librit “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë”. Duke vazhduar : “A nuk është tragjike dhe e çuditshme që nga i gjithë Ballkani vetëm kufijtë shqiptar po  kafshohen, si  në veri nga Serbia, ashtu edhe në Jug nga Greqia. …”

Mes jush, si opozitë dhe pozitë mbretëron gjendje tejet e tendosur, e pakuptimtë, jashtë racionales. Rrethanat ku gjendemi kërkojnë që sa më shpejtë t´i  leni zënkat dhe përçarjet, të bëhen tok duke ofruar opsionet që do na shpinin drejtë zgjidhjes. Një dialog është i domosdoshëm për interesin e shtetit.

T´i shporrni  veset e pasionet naive si egoizmin, inatet, xhelozitë bajraktarizmin. Interesi i shtetit është mbi partitë, me këso veprime sikur po tregojmë se ne asgjë, mu asgjë nuk mësuam nga historia e jonë e hidhur. Duke qëndruar kështu të përçarë po rikrijohet hapësira e djallëzisë serbe që të vazhdoj të na atakoj në kontinentet  qenien tonë kombëtare.

Po, është një alarm kombëtar që kërkon urgjencë për mbrojtje të interesit kombëtar shqiptar./bota sot

Please follow and like us: