Albspirit

Media/News/Publishing

Papa për Krishtlindje: Jepini fund lakmisë

Papa Françesku kremtoi në Romë meshën e Krishtlindjeve. Mesazhi qendror i Papës: thjeshtësia është virtyt.

Së bashku me Papa Françeskun meshën e Krishtlindjes e kremtuan edhe 26 kardinalë dhe 18 peshkopë. Kjo është mesha e nëntë e Krishtlindjeve që kremton 85-vjeçari Françesku si kreu i kishës katolike.

Në predikimin e tij Para Françesku u bëri thirrje njerëzve të jenë të përulur. “Të mos qajmë për madhështinë, që nuk e kemi. Të pushojmë së ankuari dhe të heqim dorë nga lakmia që na lë gjithmonë të pakënaqur”, tha Papa.

Në sheshin përpara bazilikës së Shën Pjetrit ishin mbledhur për të festuar Natën e Shenjtë rreth 2000 vetë nga e gjithë bota.

Ata e ndoqën meshën e Krishtlindjes në ekrane, sepse autoritetet italiane i kanë shtrënguar masat kundër pandemisë.

Për këtë arsye edhe Vatikani nuk e mbajti meshën e Krishtlindjes në mesnatë.

Please follow and like us: