Albspirit

Media/News/Publishing

Armand Duka: U prehsh i qetë në parajsë, Lad Grillo!

Mësova i trishtuar, që është ndarë nga jeta komentatori, gazetari dhe zëri simbol i TVSH, Vladimir Grillo.
Dua të ndaj me ju të dashur miq dhe anëtarë të komunitetit të futbollit, dhimbjen për këtë humbje. Ladi, ishte një simbol i komentit sportiv, që ka shoqëruar, jo vetëm sukseset dhe ngjarjet e futbollit shqiptar, por edhe çdo ngjarje të madhe sportive në Shqipëri!
U prehsh i qetë në parajsë, Ladi!
Futbolli shqiptar do të të kujtojë si simboli i komentit sportiv.

Kush ishte Vladimir Grillo?

Bëhet fjalë për një nga komentatorët më të vjetër televiziv dhe një nga ata që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për sportin në vendin tonë. 38 vjet përvojë në TVSH  e shndërrojnë atë në një “ikonë”. Si gazetar në Televizionin shqiptar, Grillo nisi punë me 3 janar 1970. Fillimisht, ndarja në sektore bëri që të merrej më kulturë. Më pas, në 1971, ai kaloi te Rubrika Sportive. Ladi (Ashtu siç donin ta thërrisnin) ka komentuar ndeshje të ndryshme të ndryshme të Përfaqësues shqiptare, në arenën ndërmkombëtare. Me një buzëqeshje që shoqëronte gjithmonë fytyrën e tij dhe me durimin për t’i marrë lakmi, Vladimir Grillo do të mbahet mend përherë.

Please follow and like us: