Albspirit

Media/News/Publishing

Niko Mihali: SAZET E PËRMETIT NË EMISIONIN E SË DIELËS

 

Në vargun e emisioneve të rëndomta të televizioneve kombëtare, ai i së dielës në kanalin Top-Chanel me Sazet e Përmetit, ishte një e vecantë dhe një risi që solli freski dhe  interes, pasi trashëgimia jonë kombëtare cdo dite që shkon  po degradon nga trysnia qe i bën tallavaja dhe muzika pavlerë e pa identitet kombëtar. Ishte afërsisht miniaturë e njëemsioni të para disa viteve të këtij televizioni i emërtuar “Dasmat shqiptare” ,të cilat risollën një pasuri të madhe kombëtare me këngë, valle, tradita, zakone, kostume,kulinari, risi etj që flinin në syndyqet e gjysheve apo në eksponantet e muzeve etnografike. Dhe ja sot një formacion i vogel instrumental, por me  emër të madh Sazet e Përmetit, “Mjeshter i madh” i dekoruar para disavitesh nga Presidenti i Republikës, në  45 minuta koncert solli një atmosfere shumë të gezuar, solli kënge e kaba, të interpretuara mjeshtërisht nga këngëtarja Evgjeni Culli e  cila  për hir të së vërtetës këto vitet e fundit e ka kompletuar repertorin e saj me këtë pasuri të vendlindjes dhe e ka promovuar atë sa në koncerte brenda e jashte Atdheut por edhe në disa programe televizive si “Kengë moj“ tek Vizion Plus, etj. Është një zë i embël, i shtruar dhe i kuruar,që të çon në odat e dasmave te Përmetit, në rrugicat e kalldrëmta ku shkojnë krushqarët e kapardisur herë në këmbë e herë nëpër kuaj të stolisur me lule, borzilokë dhe kuverta plot theka e ngjyra. Kënga e saj te çon në ato baçe me mollë të Bolëngës ku ende “Vitoria “ e këngës, qëndron si njëmonument  i bukur që ju bën shoqeri dhe do i gostisë me një shami plot me mollë.

Klarineta e Josif Shukallarit,  një nga nxënësit më besnikë e më te talentuar  të usta Laverit, tanimë i ka kapërcyer kufijtë shqiptare  e që shpalos këtë  lloj muzike në skenat e botës, ishte në nivelin e duhur dhe impresionues, mjeshtër i vërtetë. I terë koncerti ishte një ansambël i vogël  ku mbizotëron rregulli, mirëkuptimi dhe dëgjohet fjala e specialistit. Është pikërisht Qirjako Vangjeli dhe Ylli Muco, dy bij muzikantësh të formacionit të sazeve të hereshme ëe usta Laverit, por dhe pjesë e këtij formacioni qysh nga vitet 1980 e nëvijim. Të shkollur për muzikë, ata edhe pse larg  punojnë sistematikisht me instrumentistët e këngëtarët, pasurojnë programin, gërmojnë arkivat e “syndyqet” ku gjejnë këngët me tipike e më të kërkuara dhe i ngjitin në skenë me shumë mund e dashuri. Po zëri i bukur e i shtruar i Evgjenisë do ishte i paplotë pa prerjen e gjetur e shumë orgjinale të  këngëtarit Mikel Rrapaj, i cili  ka  pak kohë që është afruar me këtë grup dhe e përkëdhel mirë dhe e zbukuron këtë lloj kënge. U kënduan këngë dasme, u trokitën gotat e rakisë, u shpalosën fragmente të pajës së nuses përmetare, u duken prapë glikotë e vecanta të ketij qyteti të cilat e ndezën atmosferen e koncertit dhe e bënë atë më impresionues dhe nostalgjik për kohën që shkoi.

Që muzika jonë kombëtare dhe në vecanti ajo popullore është në krizë sic pohojnë edhe vetë specialistët me në zë të saj, kjo dihet dhe tallavaja po sundon pothuajse të gjitha jetën koncertale, ku dhe shumë këng t ëbukura popullore, shumica e këngëtarëve për efekte  komerciale, i kanë kthyer në pogonishte me një uniformitet të plote. Sot në Shqipëri ka me dhjetra e dhjetra formacione muzikore sazesh, që kanë mbirë edhe atje ku nuk ka pasur asnjë farë tradite si në Tepelenë, Skrapar, Ballsh, Belsh e fshatra të tjera, të cilat krijojnë atmosferë nëpër dasma fshati, por nuk kanë identitet, bëjnë po këtë lloj muzikë të Përmetit, këto kënge e këto kaba, nuk kanë asnjë material të tyre që të bëjë ferk, të bëhet hit, ashtu sikundër u bënë një herë këngët e sazeve të ustait me këngëtarët M. Xhemali, Artist i Popullit e Y. Zeqiri, “Zura një bilbil me vesë” apo “Mora rrugën për Janinë“. Nga ky fenomen nuk kanë shpëtuar as shumë programe televizive që këngët e Përmetit i interpretojnë këngëtarë të muzikës së lehte apo nga qytete të tjera, ku ka shumë pasaktësi e lajthitje nga orgjinali.Të vjen keq që fjala e specialistit e muzikologut, redaktorit apo atyre që njohin tipologjinë e këtyre këngeve, nuk ndjehen, janë gati inekzistente dhe këngëtarët shijnë me ojnat e tyre.

Ndjehesh keq kur dëgjon që edhe figura e personaliteti i vetë usta Laverit,  krijuesit  e interpretusit ekselent të kësaj kënge gjen vend në programe televizive me këngen “Bjeri klarinetësë/O Laver të keqen-ë”, që është një turp i vërtetë jo për atë që e këndon, se ai kështu tallava i ka kthyer të gjitha këngët,por për atë redaktor muzike apo regjisor që e trasmeton në ekran, pasi figura më brilante e këngës, Ustai, përjetësohet me një tallava.Por nuk është vetëm kjo, por edhe krijojnë një imazh jo të mirë pasi pretendojnë se e modernizojnë këtë këngë dhe në fakt e zhbëjnë.

Ky fenomen gati kombëtar ndjehet edhe në Permet ku ende vijon të jetë  evidente muzika e bukur e sazeve, por asnjë grup i ri apo i vjetë rnuk ka pranë njëmuzikant të shkolluar apo një manaxher që ta njohë e vlerësojë këtë këngë dhe të punojë me këto grupe. Usta Laveri vërtet ishte gërnetar i mirë, shumë i miëe, por kur u bashkua e punoi disa vjet atje në qytetin e tij të dashur, në ndrejtimin e Aleksandër Pecit, Refan Panoçit e Vasil S. Toles, kompozitorë e muzikantë profesionisëe, nxorri ato perla që s’i tret dheu dhe shkëlqejnë në fondin e artë të muzikës sonë popullore, kanë mahnitur profesorë e studjues të fushës në shumë vende të bote . “I njoh këto saze”, më thoshte dikur miku im Jean Roch. drejtor i festivalit “Kulturat e botës” të Ganatit në Francë tek i dhuroja një CD me këngët e tyre që kishin mbi disk foton e sazeve të vjetra të ustait !- Do i ftoj se shpejti se e di që do shkëlqejnë- por fati e desh që ai ndroi jetë para disa vjetësh dhe ky mision nuk u realizua! Ndërsa Nicolas Weires, drejtor i Festivalit Ballkan Trafik në Bruksel, disa vjet rresht nga 2007 deri në vitin 2012 më kërkonte t’i coja ne Bruksel Laverin me shokë, por ustai atëhere e kish mbartuar misionin e tij.

“Vetëm ma sill një herë, të bëjë sikur i bije, se e duan shumë edhe këtu” dhe kur i cova së pari në vend të ustait, Josif Shukallarin, nxënësin më të mirë të tij, Nikolla u befasua, ma kërkoi edhe tri herë të tjera me grupin e Dropullit, Beratit e të tjera, e promovoi edhe nën jë konkurs ballkanik të klarinetës dhe foton e tij me klarinetë e kishte si një kujtim të bukur në studion e tij… dhe kur Pandemia shkurtoi rrugët, ai e organizoi festivalin online dhe e kërkoi Josifin të përcillte një kaba dhe promovoi një dokumentar më të fundit të RTVSH përmuzikën me saze të Përmetit, pikërisht me këtë formacion sazesh të Përmetit, që u bë nxitës i këtij shkrimi, ku nuk mungonte as violina shumë profesionale  e Jani Jorgos dhe as zëri i mrekullueshëm i Adrianës që këndonte së bashku me Evgjeninë, ato perla që t’i ka ënda t’i dëgjosh gjithmonë se të mbushin me ozon, dashuri e nostalgji.

Këto formacione kudo që jetojnë e krijojnë kërkojnë mbështetje, kërkojnë asistencë artistike pasi evidentohet dukshëm edhe kujdesi inekzistent apo mbështetja e pushtetit lokal në këto qytete, nuk ka fare interesim, kur duhet që t’i grupojnë e mbështesin me kontrubute minimale  mujore, sikundër ndodh në Bashkine e Elbasanit, Korces, Kavajës, t’i inkurajojnë jo për darka e dreka me deputetët e turistët, por t’u ofrojnëa sistencë specialistësh, të bëjne prova të rregullta cdo javë. Formacioni që porsa folëm i këtyre sazeve  edhe pa këtë mbështetje e ka gjetur rrugën dhe asistencën e specialistëve të fushës me të cilët konsultohen gati për cdo koncert që japin nëpër ekrane apo në vende të tjeradheinteresimi i Qakos dhe Yllit për repertorin e punën në grup është i përditshëm dhe shumë imponues.

Muzika me saze ka jo vetëmvendin e saj në thesarin e kulturës  sonë kombëtare, ka një auditor që tërheq e mbledh gjithmonë njerëz dhe i ndjell ata sa më afër identitetit dhe kombësisë së tyre. Nuk mund ta harroj një koncert me këto saze në Zagreb të Kroacisë të ftuar nga ambasadori shqiptar për festën e Pavarësisë kombëtare në nëntor 2019, kur pas koncertit na u afrua një zonjë e nderuar që dikur para 10 vjetësh kishte qenë ambasadore e Shqipërisë në Kroaci dhe na thotë: “Ju faleminderit shumë, na kënaqët, ma sollë tPërmetin këtu,në këtë sallë e në këte zemër, se edheunë jam nga Përmeti, jam mbesa e Turhan Pashë Permetit, (ish-shtetar dhe diplomat i rëndësishëm në periudhën e Pavarësise, lindur në Përmet) dhe për këto këngë e këto zakone më ka folur gjatë gjyshja ime”.

Mirjani, kështu e quanin këtë zonjë. Tanimë nuk qe më ambasadore, por ishte martuar me një ambasador e jetonte në Zagreb.  “Përmetin e kam vizituar disa herë këto vite – na tha, – më ka pëlqyer shumë, vecse shtëpinë që e kemi patur aty mbi kinemanë e vjeter, ku ende është fragmenti i një porte me një hark të madh prej guri, por e rrënuar…

Në Bruksel, të ftuar në Festivalin BallkanTrafik, në vitin 2010, pas koncertit në Pallatin Art-Bozar ishte diplomati Stefan Haxhiu që mori gjithë familjen e ndoqi koncertin dhe na qëndroi afër jo si diplomat, por më shumë si përmetar nga Carshova, ku kënga përmetare ngatërrohet me atë të Leskovikut dhe më e bukura, gati tre dekada më parë në festivalin e Bonifacios në pikën më jugore të ishullit të Korsikës, në Francë, kur sazet e Laverit dolën në bulevardin buzë detit për paraden e kostumeve dhe atmosferë, bëne ceremonialin e dasmës përmetare, gjithë hotelet   dolën në rrugë të shikonin se ç’po ndodhte! Tek qëndroja disi i vecuar nga kjo atmosferë, më afrohet një burrë i moshur e me flet shqip.

– C’janë këto saze, më duket sikur jam në ëndërr, në Përmet.

-Po nga Përmeti jemi ne- i thashë. – E ke njohur apo dëgjuar Laver Bariun, ai është!

– Si mor nuk e kam dëgjuar, e kam dëgjuar në kaseta,  po jo nga afër!

– E mirë, qëndro këtu me mua ta takojmë se bashku – i them, ndërsa deti i Korsikës na përshendeste me ngashërim.

Nuk mund ta parafytyroni gëzimin dhe kënaqesinë e ish-përmetarit të hershëm të larguar nga vendlindja e nga familja e njohur e Koçobashëve. Stiri Kocabashi e quanin dhe se bashku me ‘gjermankën’ e tij që e kish mësuar të bënte lakror me lakra si në Shqeri të Përmetit, u shkri me ne për dy tre ditë e këndonte me sytë e mbushur me lot, bashke me Laverin ato këngë që ia kish mësuar nëna në Delvinë të Shqerisë, atë këngën e “Goricës së shkretë…” ku ndaheshin kurbetllinjtë…dhe emocione të tilla sazet krijojnë kudo se janë këngë malli të mbushura plot halle, brenga e gëzime.

Sot për sot mund të them se ky formacion sazesh i Përmetit “Mjeshter i madh“ është jo vetëm besnik i traditës dhe të shkuares, por edhe më i kompletuari e më i kërkuari në evente kombëtare e familjare dhe tani pas Pandemisë, po e gjen veten më mirë. Ky grup që promovon cilësisht isopolifoninë shqiptare, do ketë së shpejtie dhe aktivitete metodike me  instrumentistë e këngëtarë të rinj të kësaj kënge që kanë interes e dëshirë të interpetojnë këtë muzikë, do kenë regjistrime të tradites së hershme e në vecanti të këngës së Afize Leskovikut, të sjellë në ditët tona me shumë mjeshtëri e individualitet nga këngëtarja Adriana Thanasi, e cila është pjesë aktive e këtij formacioni dhe bashkë me violinën fantastike të Jani Jorgos, do ju japin zë e jetë këtyre këngëve bashkë me këto saze.

 

 

———-

Kryetar i SeksionitKombetarShqiptar te  CIOFF, TIRANE.

 

r

Please follow and like us: