Eglantina Gjermeni: U prehsh në paqe, e dashur Eda!
Na trishtove dhe lëndove shumë me largimin tënd kaq të parakohshëm…
Mirënjohëse për gjithçka më ke mësuar ndër vite, për miqësinë e çmuar, për modelin e pedagoges, mikes, aktivistes, qytetares mendjehapur.
Kjo foto është në përvjetorin e ditëlindjes time… gëzuam shumë bashkë me shumë mikesha, siç kemi gëzuar e festuar shumë herë… urimin tënd të bukur e kam ruajtur, ashtu siç kam ruajtur të gjitha mesazhet që kemi këmbyer në këto kohë të vështira për ty…
Kemi pas dhe shumë sfida jo të lehta ndër vite, por kemi ditur t’ia dalim mbanë..
Si gjithmonë, më ke befasuar me kurajon, forcën, dashurinë për jetën, gjithçka të mirë që ke kontribuar për studentët, gratë dhe vajzat, për njerzit në nevojë.
Do të na mungosh të gjithëve mike e çmuar!
Kujtimet e bukura janë ato që mbeten!
Ngushëllime të ndjera profesor Eqeremit dhe Enit tënd të dashur!
Please follow and like us: