Albspirit

Media/News/Publishing

Ismail Xhaferi: DIKUR DHE SOT

 

Dikur nuk kish fare mesazhe,

Sepse s’kish as celular,

Po kishte letra dashurie,

Që dhe mbi akull ndiznin zjarr.

 

Dikur nuk kish kaq matrapazë,

As biznesmenë që të vjen ndot,

Që blejnë trupin tek një grua,

Se dashurinë s’e gjejnë dot.

 

Nuk kishte as operacione,

Për një fytyrë të tjetërsuar,

E bukura ishte e bukur,

Dhe e shëmtuara e shëmtuar.

 

Dikur nuk kish shtëpi publike,

Ku shkojnë shesin trupin me lekë,

Por vajzat ishin thjesht shenjtore,

Dhe endeshin në ëndrra djemsh.

 

Dikur nuk kish makina luksi,

Mjafonte veç një kalë i bardhë,

Dhe dashuria udhëtonte,

Ashtu si erërat në mal.

 

Dikur nuk kish kaq çmendurira,

Edhe pse ishte varfëri,

Sot dashurinë e kanë vrarë

Dikur ka patur dashuri….

 

Tani jetojmë në kohë moderne,

Tejmbushur plot me karnavale,

Tani gjithçka është fotokopje,

Tani gjithçka është ireale.

 

Dikur nuk kishte kaq shumë grindje,

Nuk kishte shumë çifte të ndarë,

Eh, janë të shumta bukuritë,

Që lluksi i tepërt i ka vrarë.

 

Ismail Xhaferi: Shqipëri moj, ç’fat që ke

Please follow and like us: