Ramiz Lushaj: Ambasadorë amerikanë për shqiptarët (3)
Charles Telford ERICKSON
Diplomat i Ambasadës Amerikane në Tiranë
(1922)
SI AMERIKA NUK KA VEND TJETËR, QË T’UA KETË PUSHTUAR SHQIPTARËVE ZEMRËN DHE IMAGJINATËN
Kapitulli i parë
NJË MËNYRË AUTENTIKE PËR TA MËSUAR SHQIPEN
“Jeta s`është as kënaqësi dhe as dhembje, po ajo është një punë e mundimshme me të cilën jemi ngarkuar dhe të cilën do gëzuar e përmbyllur me faqe të bardhë”
Tokëvili
“Guten abend” u dëgjua një zë i butë mbi ne, ndërsa më 8 tetor 1908, barka jonë me rrema po ndalej në skelën e shkatërruar të qytetit akoma më të rrënuar të Durrësit. Eriksonët tani shumë larg nga shtëpia e tyre. Pse ndodheshin aty, si arritën aty, së bashku me ca aventura të kuturisura, nga një anë dhe pse udhëtuan në Shqipëri nëpër skelën e shërbimit nga ana tjetër, përbëjnë subjektin e këtij kapitulli të parë. (Titulli i origjinalit të veprës në anglisht: Charls Telforf Erikson “Fare from Civilation (A diary)”. Titulli i këtij botimi është i përgatitësit e redaktorit të librit, marrë nga një thanie e Eriksonit në një letër dërguar DASH në Washington D.C. në Amerikë. Ky botim është marrë nga vepra e Charls Telforf Ericsonit “Pesë vjet në Shqipëri: 1908-1913”, përkthyer nga prof. dr. Abdulla Karjagdiu, botim i Qendrës Shqiptare të Studimeve Ameri kane e Britanike (ACABS). Tiranë, 2003).
Ta zëmë se rrëfejza fi llon me dallimin dhe ndryshimin mes dy vezëve. Nga jashtë, ato mund të duken pothuajse identike me madhësi, formë, ngjyrë dhe përbërje. Mirëpo, kur pas klloçitjes, dalin zogjtë nga vezët, nga një vezë del një zog shtëpiak, i cili rrëmon e gërric me thoj plehun për të nxjerrë skraja, bën vezë të tjera, ose kokorit dhe i prin tufës së zogjve, varësisht nga gjinia. Nga veza tjetër, ndërkaq, del një zog i egër që kërkon e bredh si era, mbi dhè e mbi det, mbi pyll e mbi xhungël, mbi mal e mbi fushë; foleja e këtij zogu është diku dhe kudo, sepse ai është banor i çdo vendi e klime. Unë i gjasoj këtij zogu të llojit të dytë.
Një ditë prej ditësh, në korridorin e Kolegjit vura re një konkurs të shpallir nga Bordi Amerikan, ku kërkoheshin vullnetarë për disa misione. Misioni më i largët ishte në Natal, në Afrikën e Jugut. E dorëzova lutjen dhe u pranova.
Ndërkaq, kur të gjithë ishim përgatitur për rrugë, Bordi papritur e papandehur, e ndërroi mendjen. Arsyetimi i Bordit ishte se unë tashmë isha në moshën kur është vështirë të mësosh një gjuhë të huaj. Unë dyshoj se arsyeja e refuzimit ishte diçka tjetër. Unë kisha tre fëmijë dhe gruan, e cila tashmë kishte pasur një përvojë të hidhur e të mynxyrshme në Rangun të Birmanisë. Pastaj, që të mos më linin në baltë tërësisht, eprorët më bënë një ofertë që të themeloja një mission të ri në Shqipëri. Në atë çast, unë s`kisha haber se ku gjendej Shqipëria. Në të vërtetë, asnjëri nga ata me të cilët desha të bisedoja për Shqipërinë , nuk dinte asgjë prej gjëje për të. Enciklopedia Britanike dhe libri i Edith E. Durhamit “Brenga e Ballkanit”, më pajisën me ca njohuri pasi pranova ofertën e Bordit. Këto burime më ndihmuan mjaft në atë kohë. E dija se vendi ishte i prapambetur, i privuar nga të gjitha komoditetet e qytetërimit tonë perëndimor. Isha i bindur se pikërisht aty më kish shkrepur të vendosesha me familjen time, në zemrën e jetës së rëndë, të zezë e me halle.
Duhej të përballoja edhe një pengesë serioze para se të merrja lejen për rrugë. Fondin kryesor për këtë mission e kishte dhuruar zonja Meri Borden, e cila ishte goxha e interesuar se çfarë mësimi fetar do t`u mësoja atje. Prandaj, m`u desh të udhëtoja në Filadelfi a për t`u përgjegjur në kuicin teologjik të këshilltarit të saj fetar. Më parë, ia rrëfeva jetën dhe veprimtarinë time në Birmani, e pastaj, duke e shpënë familjen në uratat e mbrëmjes, i lashë një mbresë aq të mirë, sa që për fat, ajo s`e pa të udhës që të bënte ndonjë pyetje. Ndërkaq, tek e fundit s`ishte kurrfarë sakrilegji që në ato ditë kataklizme , shpeshherë fjalët e të lumit Zot, “ Kam për të bërë një pagëzim, ndaj do të bëjë çmos për ta bërë” ishin motoja më e dashur e jetës sime.
Familja ime përbëhej nga gruaja ime; Erlli- djali ynë më i madh, nëntë vjeç; Luiza- ditëlindjen e tetë të së cilës e kremtuam në rrugë; dhe Poli- djali ynë më i vogël, pesë vjeç. Kur kthehem në kujtimet e mia të hershme, veçanërisht kur më kujtohet vorri i largët dhe i vetmuar i djalit më të madh, më habit vendimi i paepur që më cyti, përkundër të gjthave, për ta shpënë familjen në truallin e shkretë të Shqipërisë.
Asokohe s`kisha haber për përvojën e rëndë që më priste. Por, megjithatë, pata edhe mjaft paralajmërime. Një mik i imi i dashur, profesor në seminarin Teologjik të Harvardit, më luti pothuajse me lot në sy që të mos bëja një budallallëk të tillë: “Mos shko! Barbarët turqë në Shqipëri do të të masakrojnë si ty, ashtu edhe familjen tënde, para se të arrish në vendin ku je nisur”!
Më 1 gusht 1908, u nisëm nga limani i Bostonit me anijen “Republika” për në Liverpul e që andej për në Londër. Pas disa ditësh, arritëm në Paris, pastaj në Marsejë, ku i hipëm anijes që nisej në Stamboll. Këtu Bordi Amerikan e kishte Zyrën Kryesore për Lindjen e Afërme. Aty ishte dhe Uilliem V. Pit, këshilltar koifi dent i mbretërve dhe i ambasadorëve, i besuar i turqëve dhe i të krishterëve; ai kish një urti e një mençuri të zemrës e të mendjes dhe ishte i pajisur me instikte të thella shpirtërore, që i përvetëson njerëzit e çdo lloj shtrese e shpirti; ai dukej si ndonjë baba që i josh fëmijët e tij; ai dinte edhe më pak gjëra për Shqipërinë se ne; megjithatë, një orë e kaluam me të në zyrën e tij. Një të dielë pasdite e shndërruan shtegtimin tim prej disa mija miljesh në një pelegrinazh në një tempull të shenjtë. Ne mbetëm në Stamboll vetëm disa orë, kryesisht në “Shtëpinë Biblike”, duke pritur emërimin tonë. Kështu hipëm në anije për t`u kthyer në mbrëmje, pa e parë gati fare qytetin e Konstandinit (Përndryshe, Stambolli – kryeqendra e Perandorisë Otomane, njihej historikisht dhe si “Qyteti i Konstandinit të Madh”, si Konstandinopoja. Theksojmë se perandori romak Konstandini i Madh ishte i origjinës shqiptare, me rrënjë ilire, nga treva ilire e Nishit në Dardaninë Antike) dhe shumë vende të tjera të rralla me rëndësi historike. Ç`dëm! Sidoqoftë, ne ishim nisur për të ngritur një mision në Shqipëri, kështu, sipas ditarit tim të piketuar në atë kohë, e vetmja gjë që shihja, përsiatja dhe fl isja, ishte Shqipëria. Veprimtaritë e tjera , si t`i kisha të paralizuara. Në anije ka pasur njerëz të tjerë, të mirë, babaxhanë, si gjithmonë. Kam kaluar edhe ditë të tëra në Londër, në Paris, në Athinë, por, prapëseprapë asnjëra nga ato ditë, as për një çast, nuk më ka shmangur nga pikësynimi im magjepës.
Në Selanik zbritëm nga anija, më pas zumë trenin e Manastirit, ku gjendej një qendër e misionit me një shkollë të madhe për vajza. Pa ngurruar përsëri pajtuam disa çeze vendëse, të fortë , pothuajse pa susta, me ulëse të forta e të ngushta njëra karshi tjetrës, ku u vendosën tre të rritur dhe tre fëmijë së bashku me një mori bagazhesh e plaçkash.
Më 5 shtator, fill pas mesnate u nisëm për në Korçë. Një udhëtar tjetër me ne ishte edhe z. Klark nga Misioni, i cili u bë shoqëruesi dhe interpreti i rrugës sonë si dhe miku im i përhershëm. Posa hymë në Shqipëri, në të gdhirë, vendi kishte marrë një pamje të zymtë dhe të vrenjtur. Sikur ta dija atëherë meselenë për krijimin e Shqipërisë nga Zoti, do të kisha mundur ta përfytyroja veten lehtë të shtangur nga llahtari i tablosë që ta kallte frikën. Sipas meselesë, kur Krijuesi i Botës e kishte krijuar mbarë Botën, atij i kishin mbetur një numër i madh gurësh goxha të mëdhenj në thasë. Duke mos ditur se ç`të bënte me ta, ai i la ato në një vend dhe shkoi të kërkonte rreth e rrotull, me shpresë se do të gjente një vend të përshtatshëm për to. Sakaq, gjatë mungesës së tij, ndodhi një tërmet i tmerrshëm, që i përmbysi të gjithë thasët, me ç`rast shkëmbinjtë ranë poshtë rrëmujë. Kur u kthye dhe pa se ç`hata kish ngjarë , ai u ul në gurin më të madh më se i nevrikosur, dhe e quajti atë vend “Shkëmb”. Që këtu e ka prejardhjen emri i fronit të gurtë të mbretërve dhe i Shqipërisë. S`ka pikë dyshimi se në Shqipëri ka aq shumë “mobilje” të tilla sa që mund të plotësohen kërkesat e të gjitha perandorive të Olimpit, apo edhe të perëndive të tjera që do t`u vinin si mysafirë.
Pasi kaluam disa kilometra nëpër “derën e pasme”, ose rrugën hyrëse të Shqipërisë, arritëm në skenën e Masakrës së vitit 1830, të 400 prijësve shqiptarë, të bejlerëve me namë dhe të bajraktarëve, me të cilët turqit kishin lidhur një marrëveshje të paqes e të miqësisë. Një gosti e madhe festive ishte shtruar në këtë vend, ku shqiptarët i xhveshën armët dhe u ulën në sofër; por, papritmas një skuadrón i trupave turke, të fshehur pas këtyre gurëve të mëdhenj rreth e përqark vendit të gostisë, iu sulën me furi dhe i vranë gati të gjithë mysafirët.
Më tej, kaluam afër vendit ku një nëpunës shqiptar i “Shoqatës Biblike Britanike dhe të Huaj” ishte vrarë në pusi. Këtë krim të fundit, të tjerët, e përhapën nëpër botë si një krim të bërë nga vrasësit shqiptarë, megjithëse nuk ishte e vërtetë. Këto, si dhe ca vaki të tjera që ta ngrinin gjakun, i dëgjuam rrugës.
Peisazhi kishte një bukuri të egër, mahnitëse! Masivet malore, që ngjiteshin lart në qiell, dukeshin madhështore. Kurse Liqeni i Ohrit ishte padyshim një ndër liqenët më të bukur malor që kisha parë në jetë. Megjithatë, kishe përshtypjen disi se në të ishte strukur një fuqi ogurzezë që t`i përkujtonte bishat e Apokalipsës. Ç`është e vërteta, atë ditë ajo fuqi po fl inte dhe ishte qetësuar, por të bëhej se mund të zgjohej orë e çast, kështuqë me atë rast do të na detyronte t`i kërkojmë mëshirë dhe mbrojtje nga Perëndia e rreptë që e kishte krijuar atë. Ishte vështirë të përfytyroje Zotin e krishterë, i cili i kishte prirë grigjës së tij kullotave të gjelbërta, buzë ujërave të qeta dhe i cili i kishte mbajtur qengjat në prehër, duke kaluar nëpër këto troje të hatashme.
Dikur arritëm në Korçë. Sa u befasuam me Korçën! Shtëpiat të dukeshin si ato që i kishim parë në rrugët më të mira të qyteteve amerikane, ndërsa banorët e saj, me të arritur ne, na uruan mirëseardhjen dhe na folën në gjuhën amerikane. Korça i përngjante së tepërmi disa qyteteve gjermane apo skandinave të Amerikës. Afër mendësh, këtu ndjeje një atmosferë tjetër; në amerikançen e banorëve spikatej një theks i huaj; të binte në sy se mungonin veçoritë kryesore amerikane, mirëpo, ishte fare lehtë të kuptoje se ku e kishin gjetur modelin këta njerëz.
Sekreti doli në shesh pas një farë kohe. Si nga qyteti, ashtu edhe nga fshatrat rreth e rrotull, një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve kishte mërguar në Amerikë; ndërkohë, nga Amerika, të mërguarit kishin dërguar të shumtën e rasteve, të rinjtë që duke u kthyer nga Amerika, kishin sjellë me vete shuma të kursyera parash për blerjen e dyqaneve dhe të tregëtizave në qytetin e tyre.
Njëherësh, Korça ishte epiqendra e interesave, zhbi rimeve dhe e thashethemeve ballkanike. Qarkullimi i fshehtë i daulleve politike ngatërrohej e zhgatërrohej nga të gjitha anët. Grupet guerile i kishin shtabet e tyre në qytet dhe shëtitnin lirisht rrugëve të qytetit. Ata bënin për Shqipërinë, atë që grupe të tilla bënin në Kinë, duke i shtrënguar padronët e tyre që të paguajnë sa më shtrenjtë, për çdo bina të rrënuar dhe çdo jetë të shuar.
Ajo që na befasoi këndshëm në Korçë akoma më tepër ishte fakti se në të po zhvillonte veprimtarinë e tij një Mision Shqiptaro-Amerikan. Udhëheqësit e këtij Misioni ishin antarët e Familjes Qiriazi. Njëri ndër vëllezërit ishte përfaqësues i “Shoqatës Biblike Britanike dhe të Huaj” në Manastir; vëllau i tij, korrieri, ishte vrarë kohë më parë. Dy motra Qiriazi ishin udhëheqëse të një “Shkolle për Vasha”. Kjo shkollë ishte mjaft e madhe dhe kishte treguar sukses të shkëlqyer. Lidhur me të ishin edhe shërbimet e predikimeve si dhe “Shkolla e të Dielave” që punonte të shtunave. Kjo qendër gëlonte nga një veprimtari e hareshme, e dobishme dhe frymëzuese. Në të, madje, përhapej një valë e përzierë e atdhedashurisë dhe e fesë, ndërsa, herë pas here, në të gjenin strehë ilegale, po të sigurtë (nga arma e përgjithshme ose ligji turk), një numër i dukshëm i udhëheqësve të kryengritësve.
Me sa dukej, ky ishte vendi ideal për ngulimin e familjes sonë të vogël në komoditet e rehati, për të kaluar një jetë të mirëfi lltë dhe për të kryer shërbimin me kënaqësi. Mirëpo, mua përsëri më kaploi ajo marrëzia ime. Unë nuk kasha ardhur këtu për të marrë parmendën nga dora e dikujt tjetër. Unë nuk e po kërkoja arën e mihur, po “bishat e harbuara të Efesit”, të cilat, e dija se ishin të harlisur në këto male të Shqipërisë shekuj me rradhë, duke shkatërruar, dërmuar dhe bërë rrëmujë pa u besdisur, para hundëve të Fuqive të Mëdha të Europës. Unë tashmë isha njoftuar dhe kisha zhvilluar bisedime koinfi dente me disa udhëheqës shqiptarë, të cilët kishin vuajtur e pësuar nga vrazhdësia në duarët e padronëve turqë. Njëri ndër ta ishte edhe një anëtar i stafi t të Misionit. Gregori Cilka, i cili kishte qenë i burgosur me javë të tëra, ndërsa hijet e vdekjes iu kishin qepur herë pas here, por e kishin lënë të qetë vetëm kohë më parë.
Në Korçë mbetëm tri javë, kurse unë, nga dita më ditë po bindesha se për mua Korça nuk ishte e përshtatshme si qendër e misionit tim, ku do të mund ta kaloja jetën e të punoja në rehati. Në kohën kur Bordi Amerikan më propozonte një marrëveshje, ndërsa stafi vendas po ngulte këmbë, në kohën kur misioni protestant kishte zënë rrënjë të thella, kur këtu kishte komoditet të plotë, siguri dhe shoqëri për familjen time, ishte punë e vështirë për ta hedhur poshtë propozimin. Sidoqoftë, kishte edhe ca gjëra të tjera për t`u marrë parasysh. E kisha të qartë se kurrë s`mund të bashkëpunoja me z. Fineas Kenedin. Ne nuk mund të gjenim gjuhë të përbashkët, ndërsa botëkuptimet tona rreth Misionit ishin diametralisht të kundërta. Ai ishte një tip evangjelist. Të predikosh, të mbash meshë, të shpërndash pamflete, të jetosh me devotshmëri, ishte për të summum bonum (detyrë prioritare) e jetës misionare.
Ai paraqitej si njeri i shenjtë, si ndonjë eremit, të cilin, nëse e prek do të shërohesh; nëse e lusnin ose ta ndalnin edhe rrugës kjo e mbushte atë me kënaqësi, hir dhe mirësi. Ka në botë të atillë, ( e ka pasur në çdo epokë), mbi kokat e të cilëve “ kurrë s`u duket drita mbi det ose mbi dhè”. Kush mund ta mohojë këtë? Shën Françesku i Asizit, fjala vjen, i cili i mësoi edhe këngët e zogjve. Mjerisht z. Kenedi nuk ishte një Shën Françesk!
Unë personalisht, së paku në vitet e para të qëndrimit tim në Shqipëri, parapëlqeva rolin më të përulur të një nxënësi. Do të identifi kojë, mëshiroj e njejtësoj veten sa më mirë e sa më tepër me jetën e popullit shqiptar, fi zikisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Unë jo vetëm që do ta mësoj gjuhën e tyre, po do të mësoj edhe të mendoj si ata. Unë do të lidhem aq ngushtë me brengat e hallet e jetës së tyre kombëtare, sa që vuajtjet, persekutimet dhe shtypja e tyre si dhe barra e rëndë e zgjedhës më se katërqindvjeçare turke, do të jenë edhe të mijat. Unë do t`i përvetësoj virtytet e tyre dhe do të bëj çmos që t`i nxisë e përhapë ato, në mënyrë, duke ofruar gadishmërinë time për çdo veprimtari, unë shpresoja se po vihesha në shërbimin e mbarë një kombi. Kaq njëherë për këtë temë.
Tirana, në zemër të Shqipërisë, është bastioni i muhamedanizmit, nga një anë, dhe tjetra e ndikimit dhe e pro- pagandës turke, nga ana tjetër. Në Tiranë mora vendimin ta themeloj Misionin e ri. Ndërkaq, duke e kuptuar se s`ishte punë që të më zhbindin, çifti Kenedi si dhe stafi shqiptar, e miratuan në heshtje vendimin tim.
Më 1 tetor 1908, Zoti dhe Zonja Kenedi, z. Cikla dhe të pesë Eriksonët, i ngarkuan plaçkat e tyre përmbi, përanash dhe nën arabanë dhe u nisën me to jo në drejtim të Veriut e të Perëndimit, si tregonte busulla, por kah Jugperëndimit, drejt Jugut më të ulët të Shqipërisë, në Portin antik të Santa Kuarantës, ose të Sarandës, siç e quajnë shqiptarët. Kishte një arsye të fortë për këtë. Ajo ishte rruga e vetme nëpër të cilën mund të kalonte një araba me katër rrota drejt bregdetit. Megjithatë, me sa duket, askujt s`i kujtohej se kur kish udhëtuar me qerre nëpër atë rrugë. Kish katër ditë që po udhëtonim, burrat thuajse gjatë tërë ditës ecnin në këmbë , me qëllim që ta lehtësonin barrën e arabisë; në shumë vende rruga ishte prishur dhe s`ekzistonte fare, kështuqë duhej të zbrisnin, ndërsa të katër kuajt të mbrehur për arabanë, tërhiqnin dhe mundoheshin me ndihmën e burrave, që t`i kapërcenin gurët që ishin sa një tavolinë. Natën buanim në han, mbi dërrasa të vendosura mbi grazhdë, ku kishin ndenjur kuajt.
E diela ishte dita e fundit dhe dita më e keqe. Z. Kenedi mëkatoi ndaj nesh të tjerëve, meqë refuzoi të ndalej në han deri të hënën. Ai ishte prekur në sedër dhe ishte zëmëruar e mërzitur aq shumë sa që nuk deshi të na përshëndesi me një “Mirë mëngjesi”, megjithëse, ç`është e drejta, edhe ne kishim bërë mëkat. Kishim mbetur thuaj pa ushqim, kështu që në drekë i hëngrën trohat e fundit.
Në orën gjashtë të asaj mbrëmjeje, arritëm në një han. Mirëpo, hani ishte i ndyrë, i pistë dhe i mbushur me parazitë, ndërsa lëngu me copëra mishi që na ofruan për darkë, aq I lyrosur dhe i rëndë për lukth, sa që ne pajtuam një barkë që të na shpinte në Korfuz.
Lundërtari i barkës na u zotua se brenda një orë e gjysmë, ose dy orë, ne do të arrinim në Korfuz. Lundruam më pare disa milje; barka u ndal të pushojë dhe u nis përsëri duke lundruar deri në mëngjes, derisa arritëm në pikëmbërritje në orën dhjetë. Ne të gjithë, tok me fëmijët, nuk kishim ngrënë që nga dita e djeshme, madje asqë kishim pirë ujë qëkur e kishim lënë Shqipërinë. Korfuzi ishte si parajsë, si me pastërtinë ashtu edhe me hotelin dhe ushqimin e shijshëm që e hëngrëm për mëngjes. Që nga ajo kohë, unë kam kaluar muaj të tërë në ishullin e vogël, kurse fjalët e bukura me të cilat e kam përkëdhelur atë, kanë veçoritë e skofi së së të dashurit. Atë mbrëmje, një anije na shpuri në Vlorë, ku e ndërruam anijen dhe arritëm në Durrës në orën pesë të mbrëmjes. Me të ankoruar në gjirin e detit një barkë me rrema na mori së bashku me bagazhin që kishim dhe na çoi në skelën, të ndërtuar nga ca trarë të pagdhendur e të papërpunuar. Asnjëri nga ne s`kishte qenë këtu më parë, ndaj, ndërsa Cilka, afër mendsh fl iste shqip, ne gjithnjë ishim të shqetësuar, se a thua si do të na vente halli atë natë dhe ku do të kalonim natën. Paskëtaj, para se të ngriheshim nga ndejset tona, ne e dëgjuam atë zërin e butë që na thoshte:” Guten abend”. Ishte një shqiptar, i cili kishte qenë disa vjet në Kajro dhe tani po kthehej në një vizitë njëmujore në familjen e tij. Duke na marrë në përkujdesjen e tij, ai na nxori nga dogana, na vendosi në hotelin lokal (mes nesh, një eufenizëm për hotelin), kur më pas, na çoi në restorantin ku porositi gjellërat më të mira të restorantit. Të nesërmen gruaja ime dhe fëmijët u rehatuan në shtëpinë e mikut tonë të ri. Ai quhej Konstantin Hortova, tanimë i ndjerë.
Në orën shtatë e gjysmë, ca pjesëtarë të grupit tonë u nisën me kuaj në Tiranë. Sot, me automobil, këtë rrugë e kalon për pesëdhjetë minuta; ne arritëm atë mbrëmje në orën pesë e gjysmë. Rrugës, Cilka kishte rënë nga kali i tij dy herë, kurse Kenedi kishte bërë një kotollumb mbi kokën e kalit të tij, teksa pjesa e pasme e frakut të tij ishte fryrë gjatë kërcimit si fundi i ndonjë femre; një rënie e tillë mua m`u duk, e pahijshme.
Mendoj se u skuqa kur ra ai. Dita, në të cilën mbrritëm në pikarritjen tonë, në Tiranë, ishte e enjte, 8 tetor i vitit 1908, pikërisht dy muaj që nga koha që u nisëm nga Bostoni me anije dhe një muaj nga data e shkeljes sonë të parë në truallin shqiptar. Kur më kujtohet ai muaj, ashtu si më dëshmojnë kujtesa dhe ditari i ngjarjeve të shënuara, si duket unë nuk i kasha pasur të qarta kushtet rreth e përqark nesh apo rrethanat e vendit nëpër të cilin kishim udhëtuar. Besoj se atëherë isha ende ëndërrimtar, ndërsa mendët i kisha të tretur shumë larg trupit tim, duke u përpjekur për të parashikuar se ç`na priste, duke i marrë me mend problemet e hallet me të cilat së shpejti do të ballafaqoheshim, posa t`ia kishim ngenë, si shumë maçokë bredharak nën një çati të huaj.
Atë çast, e pata të qartë se ky vend ishte një vend tmerrësisht i dërmuar në çdo formë të jetës. Qentë, macet, dhentë, bagëtia, kuajt, burrat, gratë dhe fëmijët dukeshin gjithashtu të mekur. Kësaj rradhe e shoh të udhës t`i përdor fjalët e Shën Jakovit, “ata gjallëronin në mjerim”. Një varfëri të atillë, e cila e kishte katandisur tërë vendin, as që kisha pare dhe as që mund të kisha marrë me mend ndonjëherë. Duke marrë vendimin nergut për t`u tërhequr nga civilizimi, unë e gjeta veten shumë të kënaqur me vendin ku ndodhesha.
M`u deshëm vetëm njëzet e katër orë qëndrimi në Shqipëri, për ta bindur veten se nga të gjithë vendet e botës, vështirë se do të mund të gjeja një vend aq të privuar nga artet, shkencat, industria, standarti, institucionet bamirëse dhe humanitare, komoditetit, siguria dhe rehatitë dhe konfortet e jetës, si ky vend i gjorë.
I përhirshmi Sem Xhons, thuhet se njëherë i kishte rastisur të haste në një njeri aq shtathedhur, aq të zhdërvjelltë dhe aq thatanik, sa që delli i tij për humor , s`u përmbajt pa reaguar. Me atë rast, u zhvillua një dialog i këtillë: ”Zotëri i huaj, s`di nëse do të fyheni nëse ju bëj një pyetje personale”? “Jo, sër, s`më thotë mendja se do të fyhem, sepse më dukeni njeri i patëkeq”. (Xhonsi) “Bah, desha t` ju pyes mos ju ka rënë ndonjëherë pika ose sëmundja e apopleksisë”? ( I huaji): “Jo, sër, me sa di unë jo- e pse ma bëni këtë pyetje”? (Xhonsi): “ Bah, unë pandehja se nëse keni qënë viktimë e asaj lëngate lemeritëse, atëherë ju jeni njeriu i shëruar më së miri nga ajo”. Duke u kthyer në SHBA për herë të parë pas disa vitesh qëndrimi në Shqipëri, m`u duk se si “apoplekse” mund të përshkruhen shumica e kushteve që i kisha gjetur në Shqipëri. Por, unë di gjithashtu se Shqipëria është vendi i shëruar më së miri në botë.
Pas dy ditësh, gruaja me fëmijët dhe plaçkat arritën nga Durrësi, të shoqëruar nga Konstantini dhe, në daçi më besoni e në daçi mos më besoni, po atë mbrëmje çifti Kenedi dhe Cilka u nisën për në Elbasan për ta vazhduar rrugën për në Korçë. Pas një jave të përvojës së hidhur nëpër bujtinat e ndyta, me plot e përplot parazitë të pistë dhe pa kurrfarë komoditeti, që të hynte në palcë, kush mund t`ua zërë për të madhe nëse janë përmalluar për rehatinë shtëpiake?
Për fat të mirë, ne ia dolëm mbanë që të gjenim me qira një ndër shtëpitë e mira të Tiranës; e ajo ishte më e mira shtëpi nga të gjitha shtëpitë në të cilat kishim banuar si familje me vite të tëra në këtë vend. Ajo gjendej në rrugëkalimin kryesor që quhej “Rruga e Dibrës”. Kishte dy kate, ndërsa dhomat e fjetjes ishin në katin e dytë. Kati i parë kishte mbetur ende i pambaruar, megjithëse kishte një selamllëk të vogël apo (odë burrash) kundruall portës , e cila ishte e kthyer kah një rrugicë përbri. Meqë ajo ishte pronë e një beu mysliman, të gjithë dritaret e saj kishin perde të holla, nga të cilat ata që ndodheshin brenda mund të shikonin jashtë, por nga jashtë asnjeri nuk mund të shihte se ç`kishte brenda.
Shtëpia ishte goxha e re, ndonëse e ndërtuar me një mur të lartë tullash. Një përrua i vockël dilte nga lumi i vogël i malit që rridhte përgjatë rrugës, futej në oborr dhe truponte nëpër të. Më tej gjendej një shesh i vogël, si një lloj kalldrëmi i shtruar me gurë, mbushur me barë të keq, cifl a, hedhurina veglash të vjetra dhe lloj lloj mbeturinash.
U vendosëm këtu pa farë mëdyshje. Ne s`kishim mobilje dhe plaçkurina të shtëpisë (ato i kishim dërguar me anije), prandaj kishim me vete vetëm bagazhin individual. Duke përsiatur për tërheqjen time nga qytetërimi, as që më kishte shkuar në mendje se mund të jetoja dhe pa krevatë, tavolina, karriga, stufa, pajimet e kuzhinës, enët, çarçafët, jorganët, llampat, perdet, abazhurët, sexhadet e qilimat. Së fundi, s`kishte as nxehje dhe as nevojtore higjenike. Disa nga këto gjëra mund t`i gjeje edhe në pazarin e qytetit, por meqë mobiljet tona po i prisnim, kurse mjetet tona fi nanciare ishin të pakta, ne ngurruam të blinim diçka nga këto. Kemi blerë vetëm ca gjëra më të nevojshme. S`e kishim pisk vetëm këtu. As me ushqim, s`i kishim punët mirë. Mishi i qengjit dhe i deles, të copëtuara në thela e copëra të gjata që nga bishti e deri te koka, të varura në një varg spangosh, jashtë në rrugë ose në baraka me një luzëm mizash e të afshuara nga qentë endacakë dhe ca mish shpezësh shtëpiake, ishin mishi që mund të hanim. Sa u përket zarzavateve, kishim qepë, lakra, bamje dhe patëllxhanë. Nuk kish as patate dhe as bizele, fasule, barbunje, marule, karrotë, rrepë, mungonin një sërë perimesh me të cilat ishim mësuar; buka ishte ose një lloj franxholle e thartë nga brumi i vrugtë i grurit, ose një pogaçe misri e pjekur e pa kripë, tharmë me gjalpë. Kishim kryesisht qumësht delesh, po aq të pastër, sa që s`e pinim dot kurrë të pavluar; më pas e bënim me të, atë që shqiptarët i thonin kos, kurse tani e njohim si jogurt. Gropat e thella 6 inçash dhe të rrafshta për qymyrin e drurit, të hapura në murin me çimento, ishin kaftori ynë, kurse disa vegla nga bakri të ngjizura me kallaj, e plotësonin pajimin tonë. Si dyshekë, ne siguruam pak cohë të ashpër, që i mbushëm me sanë; çarçafët i bëmë nga pambuku i papërpunuar, ndërsa jorganët i mbushëm me lëndë të njëjtë si dyshekët.
Që nga tetori e deri në mars, jetuam në këtë mënyrë primitive, duke i përdorur stolat si karrigë dhe dërrasat e përmasave të ndryshme të mbërthyera me gozhda e të vendosura si kambalecë druvari, në vend të tryezës. Konstandini, i cili kishte ardhur në Shqipëri pas dhjetë vitesh mërgimi, pasi kaloi pothuajse tërë pushimin e tij me ne, e thirrën papritmas në punë, kështu që ne mbetëm të vetmuar. Në Korçë nuk ndaheshim nga Kenedi dhe grupi i tyre, me të cilët flisnim vetëm anglisht. Me Konstantinin flisnim gjermanisht, por kur iku ai, patëm si të thuash, një ndërprerje të plotë të komunikimit.
Tani merreshim vesh vetëm me shenja, kurse të shpeshtën e herëve, format e komunikimit të tillë jipnin rezultate zhgënjyese. Një ditë prej ditësh, shkova te bakalli dhe mora ca pjeshkë shumë të mira. Teksa po i shikoja me lakmi, ai, përmes shenjave, më pyeti në dëshiroja të bleja ca pjeshka. Unë pohova me kokë. Ai se ç`mu duk i zhgënjyer, por s`bëri shenja të tjera. Unë isha në hall, po edhe ai dukej i shqetësuar. Pas një copë here, ai m`i tregoi ca dardha të vogla, si të murrme, që dukeshin si të kalbëta dhe më bëri gjeste të njëjta. Unë e lëkunda kokën, por në atë çast ai mati një okë (afro një kilogram e gjysmë) dardha, i mori paratë, ndërsa unë u largova nga ai më i zhgënjyer, por edhe më i mençur. Që atëherë, kur doja të bleja diçka në pazar, e tundja kokën, teksa nuk më pëlqente malli, miratoja me kokë. I rashë në fi je edhe kësaj pune.
Ndërkohë, zura të mësoj shqipen përditë. Për mua, kjo ishte një përvojë e rrallë. Unë kisha mësuar latinishten, greqishten, hebraishten dhe gjermanishten, por me ndihmën e profesorëve, fjalorëve , doracakëve, gramatikave dhe çdo lloj pajimi tjetër. Këtu nuk kishte kurrfarë mjeti për mësimin e Shqipes. Në Tiranë, fl iteshin vetëm dy gjuhë; shqipja dhe turqishtja, kurse unë s`e kuptoja asnjërën sakaq; unë kisha mësuar të pyes shqip: “Ç`është ky?” Pikërisht kjo pyetje u bë për mua çelësi më i dobishëm që m`i hapte portat e mrekullive mahnitëse më shpejt se “sezam hapu” i shpellës së Ali Babasë dhe të Dyzet Hajdutëve. Që në mëngjes herët unë dilja në Pazar me çelësin tim magjik. Sa ora, posa më diktonin dyqanxhinjtë, më ftonin të ulesha këmbëkryq, si ndonjë rrobaqepës; e nxirrja fl etoren, ose fjalorin që e kisha përpiluar, pastaj fi lloja t`i përsërisja mësimet e ditës apo të ditëve të mëparshme: body-trup, head-kryet, hand-dorë, fi nger-gisht, shoulder-krah, leg-këmbë, road-rrugë, house-shtëpi, etj. Me ta bërë listën e re të fjalëve, shkoja në kodrat rreth e rrotull qytetit, ku me orë të tëra e mësoja mësimin, duke i përsëritur fjalët me zë të lartë me qëllim që ta përvetësoja theksin dhe shqiptimin e përpiktë të fjalëve ashtu si i kisha dëgjuar nga shqiptarët. Brenda një kohe të shkurtër, i tërë pazari dukej i interesuar për përpjekjet e mia për ta mësuar Shqipen, prandaj, në dyqane, në rrugë, kudo që hasja në një ose më shumë syresh, bënim përçapje që të më mësojnë ndonjë fjalë të re, interesante.
Pas tre muajve, e ndjeja veten si deveja, e cila e ka kokën dhe qafën brenda tendës dhe se herët a vonë, unë do t`ia dilja mbanë kësaj detyre. Me kohë, në vend që të shkoja në kodrishte për t`i mësuar mësimet, gati përditë dikush më bënte shoqëri; pothuajse përditë kisha nga një mësues të ri, megjithëse disa më pëlqenin më shumë; në këtë mënyrë, po përparoja me shpejtësi, po edhe me kënaqësi të madhe. Kur zura t`i marr vesh më mirë, ata, rëndomë më pyesnin: A janë qytetet e Amerikës më të mëdha se Tirana? (me 12 mijë banorë) A janë macet dhe qentë në Amerikë si tanët? A keni ju male aq të larta sa Tomorri? (që është i lartë afro gjashtë mijë këmbë).
Një ditë prej ditësh, një mish-shitës po shëtiste me mua; në shëti e sipër i shpjegova se si në Amerikë mishi mbrohet nga mizat përmes paretëve ose perdeve, meqë mizat e helmojnë mishin e pastaj shkaktojnë çibane dhe sëmundje të lukthit. Më pas, e ftova në shtëpi, ku kisha bërë një lloj perdeje në dollapin ku i mbanim ushqimet. Ai mbeti i impresionuar. Pas nja një jave, ai më ftoi në dyqanin e tij, Ditën e Pazarit, që ishte çdo të enjte. Unë hyra në dyqan dhe vura re se ai kishte vënë parete në dyqan, por që të mos i largonte myshterinjtë, i kishte hapur dyert me perde të dollapëve. Mish-shitësit e tjerë që të mos mbeten të prapambetur, i vunë perdet, por që të mos mbetet mishi i pa ajrosur, kishin vënë një vrimë prej një këmbe ose edhe më të madhe rrëzë dollapëve për qarkullimin e ajrit.
Ndërkohë iu behu dimri. Bjeshkët në sfondin e qytetit u mbuluan me borë të thellë, bile edhe kodrat rrotull qenë veshur me mantelë të bardhë. Përrocka e vogël në kopësht ngrihej çdo natë, por shkrihej nga rrezet e dielllit gjatë ditës. Ne, në krevatet tona në dysheme, me plasaritje gjysmë inçi mes dërrasave, po vështronim nga dritaret pa perde qiellin e natës, me miliona llampa që llamparisnin në qiell, dhe na bëhej se fati na kishte buzëqeshur, prandaj, i ishim mirënjohës.
Shqipëroi: prof. dr. Abdulla Karjagdiu *
Prof. dr. Abdulla Karjagdiu është një ndër përkthyesit më të mirë e më prodhimtarë të veprave historike e letrare nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, veçmas ato amerikane. Disa nga botimet e tij: “Me Konicën në Evropë: “Albania” dhe sensibilizimi i çështjes shqiptare në kapërxyellin e shek. XX” – vepër vetjake e autorit Abdullah Karjagdiu (“Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve”, Tiranë, 1993). Përkthime nga anglishtja të personaliteteve shqiptare: “Autobiografi a” e Fan Nolit” (Ribotime nga ShB “Elena Gjika”, Tiranë, 1994, 2002) dhe “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” i Faik Konicës (“Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1991). Vepra: “Pesë vjet në Shqipëri : 1908-1913” i Charls Telford Erickson (Botim i “Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike, ACABS. Tiranë, 2003). Përkthime nga letërsia amerikane: “Mamë, të due” i William Saroyan (“Rilindja”, Prishtinë, 1961); “Populli, po” i Carl Sandburg (“Rilindja”, Prishtinë, 1982); “Këlthitja dhe mllefi” I William Faulkner (“Rilindja”, Prishtinë, 1983).
Charles Telford ERICKSON: SKANDERBEG
You reached for no red sullied scepter
You sought for no sad crumpled Crown
You pitted your weight
‘Gainst a tyrannous state
That was crushing your Motherland down.
You renounced the rich honors of Empire,
And the ripe-garnered glories of years,
To cover a nest
With your scarred-eagle breast,
That was thorned with a myriad of spears.
You rejected a faith that had torn you
From the altar and home of your sires.
You buried a love
Sweet as heaven above
And the goal of your strongest desires.
You went to your death like your Master
With the world looking on in disdain
Not a hand stretched to save
Not a cheer for the brave
And your land dripping life-blood like rain!
Martyred Sould! Be it ours to requite thee,
From the dust rear thy standard on high,
To recover thy loss,
To transfi gure thy cross,
Thy far vision of Freedom bring nigh!
Charles Telford ERIKSON: SKËNDERBEG
Ti dorën nuk e zgjate drejt skeptrit njollagjak,
As i trishtë nuk kërkove të shprishurën kurorë,
Përballë i dole që vetë të merrje hak,
ndaj atij tirani djemrrëmbyes e idhnak,
Që dhèun tënd kishte shtënë në dorë.
I fl ake tej nderet e pafundme imperiale,
Dhe lavdinë ndër vite të fi tuar,
të mbroje folenë e vendit tënd, trazuar,
Si shqipe-shqiptare gjokszbuluar,
Prej morisë së pafund të shigjetave, i sulmuar.
U zhveshe nga një fe që të kishte ndarë,
Nga shtëpia, babai, nëna dhe altari,
Dhe varrose një dashuri,
Tinëzare, por të bukur, tretur, ëmbëlsi,
Për at’ dhe, fe e truall që t’la i pari.*
Si dikur Zoti yt, drejt vdekjes t’i shkove,
Ndërsa bota krejt e qetë të kundronte,
Pa luajtur qoftë dhe gishtin për shpëtim,
Pa rrahur një herë duart për tëndin guxim,
Kur kombit tënd si shi gjaku i kullonte.
Shpirt martir, eja prapë dhe hakmerru!
Nga pluhuri ngrije atë fl amur, në lartësi!
Bëhu edhe një herë për ne, frymëzim,
Për kryqin e ndritur deri në amshim,
Dhe pamjes së largët të Lirisë, silli përjetësi!
Shqipëroi: Mal BERISHA
Poezinë “SKANDERBEG” të Charles Telford Erickson po e botojmë dygjuhësh: në anglisht e në shqip, e cila është botuar njejtësisht dhe në gazetën “Atlantik” (nr. 45, maj 2016) të Qendrës ACABS në Tiranë.
Diplomati Mal Berisha, i dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, mbajtës i Urdhrit Kalorës Mbretëror i Francis I (KFCO), studiues i njohur, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut dhe në Republikën e Irlandës (2012–‘15), Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll (1993-‘97), në Misionin e Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë; Drejtor i Përgjithshëm i Çështjeve Rajonale dhe Iniciativave në MPJ të Shqipërisë, etj. Librat e tij të përkthyer: “Shqipëria e Jugut ose Epiri i Veriut në Marrëdhëniet Ndërkombëtare Evropiane, 1912-1923.” shkruar nga Edith Pierpont Stickney e Universitetit Stanford të Kalifornisë; “Shpëtim në Shqipëri”, shkruar nga Harvey Sarner, ku del në pah virtyti shqiptar i “Besës” dhe tregon historinë e hebrenjve të mbrojtur në Shqipëri –100 për qind e hebrenjve të shpëtuar në vendin tonë, “Shqipëria, Raporti Përfundimtar i Komisionit të Shqyrtimit. Lidhja e Kombeve. Gjenevë, 6 prill 1923, etj.
Mal Berisha i ka botuar librat: “Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir”, një studim i plotë i artikujve të botuar në revistën “National Geographic Magazine” të fokusuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në një hark kohor prej mëse 100 vjet (2007); “Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj” (2008); “Amerikani Charles Telford Erickson, Një jetë kushtuar Shqipërisë”- tre volume (2012); “Herman Bernstein, Ambasadori i SHBA në Mbretërinë Shqiptare, 1930-1933” (2014); “Realitete Shqiptaro–Britanike” (2015); “Fisnikët Shqiptarë dhe Besa Shqiptare” (2021), “Ambasador i Pushtetit të Butë” (2021)etj. Më (2018) SHB “Koha” në Kosovë botoi novelën e Benjamin Disraelit “Naltësimi i Iskanderit” (botuar së parit në anglisht më 1833) kushtuar Heroit Kombëtar Shqiptar – Skënderbeut, përkthyer në shqip nga Mal Berisha…
Diplomati Mal Berisha ka iniciuar ngritjen e dy monumenteve të Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. I pari është përuruar më 28 nëntor 2012 për të nderuar Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (i vendosur në 113 Inverness Terrace, London W2 6JH), ndërsa tjetri në Sheshin Skënderbej, në Munxhufuni (Montecilfone), në Molise Regione, një fshat i populluar nga shqiptarë (arbëreshë) të cilët kanë lënë atdheun të detyruar nga turqit otomanë në shek. XV.