Emër pë emër, shqiptarët e parë që emigruan në SHBA
Shqiptarët ishin populli evropian që iu drejtua i fundit Amerikës dhe kjo lidhet me faktin se ata deri në këtë kohë kishin pëlqyer më tepër traditën e lashtë të emigrimit në vendet evropiane. Shqiptari i parë që shkeli në Amerikë është një qytetar i paidentifikuar nga qyteti i Korçës i cili arriti në SHBA në vitin 1876. Pas tij në nëntor të vitit 1877 shkoi në Amerikë prifti shqiptar Prend Doçi. Që të dy këta u larguan shpejt nga ‘Bota e re’.
Bërthama në SHBA
Por emigranti i parë shqiptar që u vendos në Amerikë shërbeu si bërthamë magnetike për emigrantët e tjerë shqiptare. Ishte Kolë Kristofori prej fshatit Katund të Korçës që arriti në Amerikë me 1884. Pas gjashtë vjetësh emigrant Kolë Kristofori u rikthye ne fshatin e lindjes. Por më 1892, ai u rikthye në Amerikë së bashku me 17 bashkëfshatarë të tij, të cilët formuan bërthamën e diasporës shqiptare në SHBA. Më 1900 shumë shqiptarë të tjerë iu drejtuan ‘Botës së re”.
Kategoritë e emigrantëve
Emigrantët e parë shqiptarë në SHBA mund të ndahen në dy kategori: në emigrantë ekonomikë, të cilët largoheshin nga atdheu për të fituar para dhe në emigrantë politikë, të cilët detyroheshin të largoheshin për arsye politike. Lidhur me çështjen se cila kategori e emigrantëve ishte mbizotëruese, ka patur mendime të ndryshme. Disa autorë janë të mendimit se emigrantët ekonomikë formonin masën kryesore të emigracionit shqiptar në SHBA. Autorë të tjerë mendojnë të kundërtën.
Vitet 1904-1905
Valët më të fuqishme të emigracionit u përkasin viteve 1904-1905 dhe 1909-1912, vite këto të karakterizuara nga tensione të forta politike të krijuara nga ngjarje që sollën shpalljen e pavarësisë, si dhe vitet 1913-1914, veçanërisht vera e vitit 1914 kur Shqipëria e jugut u pushtua prej ushtrisë greke. Në këtë periudhë shqiptarët vijonin të ishin shtetas të Perandorisë Osmane dhe shkonin në Amerikë me pasaporta osmane, prandaj edhe në listat e emigracionit të zyrave amerikane ata figuronin si shtetas osmanë. Një pjesë tjetër regjistroheshin si grekë për shkak të lidhjeve fetare me Patriarkanën e Stambollit dhe prej koncepteve zyrtare të shtetit osman, i cili shqiptarët e besimit ortodoks i konsideronte grekë për nga kombësia. Madje, shumë emigrantë erdhën edhe nga vendet ballkanike, Bullgaria, Rumania, etj, ku kishin emigruar prej kohësh. Si të tillë ata erdhën në Amerikë me dokumente identifikimi jo shqiptare.
Numri i saktë
Si rrjedhojë e të gjithëve këtyre faktorëve, është e vështirë të gjesh numrin e saktë të emigranteve shqiptarë që u vendosën në Amerike në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XX. Sipas dokumentacionit zyrtar federal të vitit 1910, në SHBA ndodheshin 625 shqiptare. Gjatë viteve 1911-1914 në ShBA mbërritën 1528 shqiptarë, ndërsa në vitet 1915 deri 1919 numri i tyre bie ndjeshëm në 694 vetë. Në strukturën demografike të diasporës shqiptare të Amerikës, mbizotëronin burrat, sepse ata, duke dashur të riktheheshin përsëri në atdhe, nuk i merrnin gratë dhe pjesën tjetër të familjes së tyre. Numri i grave shqiptare në SHBA erdhi duke u rritur pas vitit 1920, kur shumë shqiptarë vendosën të qëndrojnë atje si banorë të përhershëm.
Gazeta “Kombi”
Sipas gazetës ‘Kombi’ i pari fëmijë me prindër shqiptarë lindi në janar të 1908-ës në familjen e Kristo Koçit prej Korçe. Pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë që vinin në SHBA ishin nga Shqipëria e jugut. Fuqizimi nga ana ekonomike i këtyre emigrantëve nxiti edhe mjaft shqiptarë të tjerë t’i drejtoheshin ‘Botës së re’. Pas vitit 1905, interesat tregtare bënë që të hidheshin hapa të rëndësishëm drejt një emigracioni të organizuar të shqiptarëve në SHBA.
Ku u vendosën emigrantët
Megjithëse ligji amerikan i emigracionit në vitin 1907 ndalonte ardhjen e emigrantëve në ShBA me para të marra borxh, shqiptarët të cilët në të shumtën e rasteve udhëtonin me para të siguruara në këtë mënyrë, mund t’i bënin ballë atij në pjesën më të madhe, duke deklaruar para doganës amerikane se paratë e udhëtimit i kishin siguruar prej prindërve ose të afërmve të tyre që ndodheshin në SHBA. Shqiptarët e parë që erdhën si emigrantë në Amerikë, u vendosën në pjesën më të madhe të tyre në qytetin e madhe të Bostonit dhe pikërisht në pjesën jugore dhe perëndimore të qytetit. Pas Bostonit ata u vendosën në qytete apo qyteza të tjera të shtetit Masaçustes. Qendër e rëndësishme e emigrantëve shqiptarë u bë Anglia e re (New England).
Jetesa
Për një periudhë relativisht të shkurtër një pjesë e emigrantëve shqiptarë, sigurisht më të zotët, arritën të zbulonin të fshehtat e funksionimit të ekonomisë së një vendi që ofronte mundësi pa kufi, ata filluan të merreshin edhe me tregeti. Sipas gazetës ‘Kombi’ deri në fund të vitit 1907 shqiptarët ishin shpërndarë në 12 qytete amerikane. Shumë domethënëse, për integrimin e shqiptarëve në SHBA ishin dhe reklamat që publikoheshin në faqet e gazetës ‘Kombi’, të cilat u bënin jehonë biznesmenëve shqiptarë që jetonin në qytete të ndryshme të Amerikës. Shumë interes paraqet edhe mënyra e jetesës së emigrantëve shqiptarë. Të gjithë bashkëfshatarët ose bashkëqytetarët grumbulloheshin si rregull, në të njëjtat qendra banimi. Kjo dukuri lidhet me faktin se një fshatar apo një qytetar shqiptar i ardhur në Amerikë kthehej shumë shpejt në një pikë tërheqëse për bashkëfshatarët apo bashkëqytetarët e tjerë.
Kujtimet e Grigor Golanit
Fillimisht si vende strehimi për emigrantët shqiptarë, siç shkruante Grigor Golani në kujtimet e tij përdoreshin qilarët (bodrumet) ku lagështira dhe i ftohti e bënin jetesën të vështirë. Me kalimin e kohës, emigrantët shqiptarë filluan të jetonin në grupe prej 10-15 vetash në banesa të cilat thirreshin prej shqiptarëve të atjeshëm me emrin konak. Jeta nëpër këto kënaqe vazhdoi deri në fund të Luftës së Parë Botërore dhe në raste të tjera edhe më vonë. Në përfundim duhet theksuar se kur bëhet fjalë për emigrantët shqiptarë në SHBA, kemi parasysh emigrantët që u larguan nga trualli etnik, sepse emigrantët e parë shqiptarë që shkuan në SHBA, kanë qenë arbëreshët e Italisë. Ata kanë emigruar në drejtim të SHBA-ve që në fillim të shek 18.
1 Shqiptari
Vuri këmbë në truallin amerikan në vitin 1876. Sipas disa burimeve, shqiptari ishte nga Korça dhe më pas ndërroi destinacion duke u spostuar në Amerikën e Jugut dhe duke përfunduar më pas në Argjentinë
2 Shqiptari
Ishte shqiptari i dytë, i cili vuri këmbë në tokën amerikane në vitin 1889 ose në 1884. Ky ishte Koli (Nikolas) Kristofori. Është emigranti i parë shqiptarë që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet.
42 Shqiptarë
Është numri i shqiptarëve, të cilët jetonin në Amerikë në vitin 1900, në qytetin e Masaçusets. Origjina e këtyre shqiptarëve ishte kryesisht nga jugu i Shqipërisë.
50 Dollarë
Ishte çmimi i një bilete udhëtimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjeti transportues ishte vetëm anija dhe kryesisht portet nga niseshin emigrantët shqiptarë ishin ato të Italisë dhe Greqisë.
10-15 Veta
Ishte numri i shqiptarëve, të cilët detyroheshin të banonin që të gjithë në një dhomë sapo mbërrinin në Shtetet e Bashkuara Amerikës. Dhoma mbante emrin konak dhe kishte shumë funksione si shtëpi, spital dhe shkollë.
625 shqiptarë
Ishte numri i shqiptarëve që sipas statistikave amerikane kishin emigruar dhe jetonin në shtetet e bashkuara në vitin 1910. Ky ishte grupi i parë shqiptarëve, të cilët kishin mbërritur dhe ishin integruar në jetën amerikane.
694 shqiptarë
Ishte numri i shqiptarëve, të cilit kishin arritur të emigronin nga Shqipëria për në SHBA gjatë tre viteve midis 1911-1914. Vetëm në këto tre vite në Amerikë kishin mbërritur vetëm 69 shqiptarë.
50 mijë
është numri i shqiptarëve i llogaritur në fundin e Luftës së Parë Botërore. Këto shifra janë nxjerrë nga studiuesi Haris Silajxhiç. Një numër i madh ky, duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë shqiptare të atyre viteve.
30 mijë
Ishte numri i shqiptarëve sipas Faik Konicës në vitin 1920. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre viteve pati një dyndje dhe një fluks të madh të shqiptarëve, të cilët largoheshin nga vendi i tyre i dërrmuar nga luftërat dhe konfliktet e armatosura.
1 mijë
Ishte numri i grave në vitin 1920, nga 30 mijë që ndodheshin në vitin 1920. Një shifër e rrallë që është bërë e mundur nga statistikat e shtetit amerikan. Por, megjithatë, një numër i vogël po të merret parasysh numri i madh i meshkujve.
7.4%
Ishte numri i shqiptarëve të natyralizuar në vitin 1920, të cilët kishin arritur të merrnin nënshtetësinë amerikane. Janë shqiptarët e parë që kanë marrë pasaportën dhe janë kthyer në amerikanë.
18.2%
Ishte përqindja e shqiptarëve, të cilët ishin analfabetë. Një shifër e lartë, por duhet marrë parasysh se në SHBA kishin emigruar shtresat më të varfra që kishin marrë udhën e largët për një jetë më të mirë.
1876
Ishte viti kur shqiptari i parë vuri këmbë në truallin amerikan. Sipas disa burimeve, shqiptari ishte nga Korça dhe më pas ndërroi destinacion duke u spostuar në Amerikën e Jugut dhe duke përfunduar më pas në Argjentinë
1889
Viti kur shqiptari i dytë vuri këmbë në tokën amerikane. Ky ishte Koli (Nikolas) Kristofori. Është emigranti i parë shqiptarë që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet.
42 Shqiptarë
Është numri i shqiptarëve, të cilët jetonin në Amerikë në vitin 1900, në qytetin e Masaçusets. Origjina e tyre ishte kryesisht nga jugu i Shqipërisë dhe vinin nga zonat më të thella.
50 Dollarë
Ishte çmimi i një bilete udhëtimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjeti transportues ishte vetëm anija dhe kryesisht portet nga niseshin emigrantët shqiptarë ishin ato të Italisë dhe Greqisë.
10-15 Veta
Ishte numri i shqiptarëve, të cilët detyroheshin të banonin që të gjithë në një dhomë sapo mbërrinin në Shtetet e Bashkuara Amerikës. Dhoma mbante emrin konak dhe kishte shumë funksione si shtëpi, spital dhe shkollë.
625 shqiptarë
Ishte numri i shqiptarëve që sipas statistikave amerikane kishin emigruar dhe jetonin në shtetet e bashkuara në vitin 1910. Ky ishte grupi i parë shqiptarëve, të cilët kishin mbërritur dhe ishin integruar në jetën amerikane.
50 mijë
është numri i shqiptarëve i llogaritur në fundin e Luftës së Parë Botërore. Këto shifra janë nxjerrë nga studiuesi Haris Silajxhiç. Një numër i madh ky, duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë shqiptare të atyre viteve.
3 mijë
është numri i shqiptarëve origjina e të cilëve ishte nga Veriu i Shqipërisë. Një fakt i panjohur ky, pasi kryesisht ata që emigronin në SHBA ishin kryesisht banorë të zonave jugore të vendit.
30 mijë
ishte numri i shqiptarëve sipas Faik Konicës në vitin 1920. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre viteve pati një dyndje dhe një fluks të madh të shqiptarëve, të cilët largoheshin nga vendi i tyre i dërrmuar nga luftërat dhe konfliktet e armatosura.
1 mijë
ishte numri i grave në vitin 1920, nga 30 mijë që ndodheshin në vitin 1920. Një shifër e rrallë që është bërë e mundur nga statistikat e shtetit amerikan. Por, megjithatë, një numër i vogël po të merret parasysh numri i madh i meshkujve.
7.4%
Ishte numri i shqiptarëve të natyralizuar në vitin 1920, të cilët kishin arritur të merrnin nënshtetësinë amerikane. Janë shqiptarët e parë që kanë marrë pasaportën dhe janë kthyer në amerikanë.
40 mijë
Ishte numri i shqiptarëve i llogaritur në fundin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1919. Këto shifra janë nxjerrë nga studiuesi dhe profesori Beqir Meta. Një numër i madh ky, duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë shqiptare të atyre viteve.
80 mijë
është numri i shqiptarëve që kanë emigruar nga Shqipëria në të gjithë kontinentin Amerikan Verior dhe atë Jugor. Ky numër i madh shqiptarësh u largua nga vendi ynë gjatë 20 viteve midis 1900 dhe 1920. Prej tyre 50 mijë ndodheshin vetëm në SHBA.
3000 mijë
Ishte numri i shqiptarëve që kishin emigruar në SHBA, të cilët morën pjesë aktive në ushtrinë amerikane gjatë luftës së parë botërore megjithëse shumica e tyre nuk kishte marrë akoma nënshtetësinë amerikane.
15 mijë
është numri i shqiptarëve nga 40 mijë që ndodheshin në SHBA në vitin 1919 që dinin të lexonin dhe të shkruanin. Dihet se emigrantët e parë që shkuan në SHBA ishin kryesisht analfabetë pasi ata largoheshin nga një Shqipëri të varfër dhe me shumë pak shkolla.
80 degë
ishte numri i degëve të shoqërisë panshqiptare “Vatra” në vitin 1919. Kryesisht degët e kësaj shoqërie ishin shpërndarë në të gjithë territorin amerikan dhe në Kanada. Brenda pak vitesh ajo arriti me kontributin e emigrantëve shqiptarë që të shndërrohej në një organizatë të fuqishme ekonomike. Në fillimet e saj ajo zotëronte një kapital prej 922 dollarësh.
14
ishte numri i gazetave shqiptare që u botuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga diaspora gjatë viteve 1906 e deri në vitin 1918, duke filluar nga gazeta e parë “Kombi” e deri tek “The Adriatik River”.
30 mijë
ishte numri i shqiptarëve që zbritën në rrugët e SHBA-së për të protestuar kundër vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve. Organizata “Vatra” arriti që më 27 prill të vitit 1913 të mblidhte për herë të parë këtë numër të madh shqiptarësh nga diaspora.
30 mijë
ishte numri i shqiptarëve, të cilët u larguan nga SHBA dhe u kthyen në Shqipëri gjatë katër viteve 1921-1925. Arsyet ishin të ndryshme që lidheshin me familjen, vendlindjen por mbi të gjitha ishin ndjenjat patriotike.
Nga lista me emrat e shqiptarëve që kanë emigruar në Amerikë nga viti 1917.
FREDERICK MORTATI, ALBERT BRAÇE, PETRO NINI LUARASI, SOTIR PECI, FAIK KONICA, FAN NOLI, FILIP KRISTOFORIDHI, MISTO MILLONE, KRISTO FLLOQI, PASKAL ALEKSI, KRISTO KIRKA, LLAMBI ÇIKOZI, ELIA TROMARA, KOSTAQ KOTA, KOSTIKA TRESKA, VANGJEL GJIKA, JOSIF PANI, KOLI CAKNAQI, ANDREA KRISTO, KRISTO DAKO, LONI KRISTO, NIKOLLA DISHNICA, THANAS IDRIZI, XHAFER YMERI, MIHAL RESHPANI, HAMIT LUMI, VANI ÇANI, ANASTAS PANDELE, DENIS KAMBURI, KOSTA TH. RACKA, MIÇE BARDHO, KOSTA MANGELLI, FAZLLI FRASHERI, EKBER XHELALI, KOSTA PANO, KOSTA ISAK, GONI KATUNDI, HASAN BITINCKA, LUTFI ÇIPI, MAZLLEM PANARITI, TASI ÇIKOZI, MUKE PERMETI, KOL TROMARA, KOL RODHE, KOSTA ÇEKREZI, KOLI PANÇE, SADIK LEKDUSHI, BAHRI OMARI, ANDON FRASHRI, AQIF PERMETI, XHEVAT HARXHI, EMIN BILIBASHI, SHEFKI ALIKO, STATHI SULI, NDREKE STAVRO, MIHAL TURTULLI, NIKOLLA KASNECI, MITHAT FRASHERI, ANGELO SOTIR, KOSTA PAPA, LONI NINI, GEORGE PRIFTI, SADIK DURO, MIHAL PROGERI, ARQILE TASI, NAUM CERE, FASLLI FRASHERI, KOSTA HOTOVA, QERIM PANARITI, PANDELI PAPLILO, ANASTAS ÇAKO, VASKE GOGALECE, PETRO LAZARI, MIHAL KOSMO, MAHMUT MEDIN PERMETI, GJERGJ LUARASI, VANGJEL MILLER, KOSTAQ KAMBURI, BILL MITI, THEODOR NUKE, VASIL K. SERBI, VANI P. QIRAXHIU, PANDI JANAQI, KOÇI JANAQI, SOTIR D. REHOVA, KOSTANDIN D. TREBICKA, BAHRI T. GJIROKASTRA, SPIRO N. GOROSHIANI, SOTIR V. KATUNDI, NIKOLLA PETRO, ANASTAS JOSIFI, NASTAS QAKO, LOPI. P. NAUMI, DENIS KAMBURI, BEQIR GREBENEA, A. GURRA, PASKAL ALEKSI, SEJFI VLLAMASI, KOL TRAMARA, KRISTO DAKO, LONI KRISTO, ETHIM NASI, KOSTË ÇEKREZI, HAXHI MURATI, MESUD ÇAMI, DHIMITËR BALA, ALI KUÇI, BANUSH FETAHU, SHAHIN KOLONJA, KRISTO LUARASI, PETRO NINI LUARASI, SOTIR PECI, EFTIM NAÇI, VANI KARAMETO, VANI VANGJELI, BAJO TOPULLI, MEHEMT KONICA, KOSTANDIN DEMO, KRISTO DAKO, PARASHQEVI QIRJAZI, SEVASTIJA QIRJAZI, KOSTANDIN ÇEKREZI, NAUM CEREJA, STATHI MELANI, IKONOM AT LAZAR KOSMA, GJERGJ SULI, PETRO A.LESHNJA, TOLI KONDAKCHI, TASI VANI DISHNICA, KOSTA VANGJEL GRABOCKA, LIGOR THOMA BELLOVODA, PASKO MITRO VITHKUQI, TASI MONI, PETRO TH.LUBONJA RAPI, MIHAL LUBONJA, PANDI KRISTO BOBOSHTICA, SPIRO MIHAL LUBONJA, PANDI MIHAL LUBONJA, PETRAQ K.SPIRI, JOAQIM ALARUPI, THEODHOR V.MONKA, ARGJIR KOSTA VANGJEL, RISTO NACHO, GEORGE BREZHDENAKU, KOLI VANGJEL VITHKUQI, TOLI KONDAKCHI, NERENXA GEORGE TREBICKA, URANIA P.TUSHEMISHTI, THOMAIDHA GJORGJI, LIGOR TASI, SIMO ILIA TREBICKA, ANDREA VENETIKU, GEORGE LAKOS, JANO LUBONJA,, LIGOR CHIFLIGU, KOLI KRISTO BOBOSHTICA, VANGJEL P.TUSHEMISHTI, KLIA PASKO METRO, OPI SOTIR KOSTA, PANDORA ARGJIR KOSTA, SAQELLAR AT CHANI, LUKA JOSIF TRESKA, PANDI MARKO CHULA, GJORGJI KOSMA, D.J.TUSHEMISHTI, LAZI FLOQI, SOTIR ANASTAS FLOQI, NAUM THEOHAR VITHKUQI, PETRO ANASTAS LESHNJA, NAUM GJIKA SHTIKA, THOMA THEMELE BOBOSHTICA, GJERGJI THOMA VITHKUQI, VANGJEL SOTIR SHTIKA, ATHANAS MIHAL FLOQI, ANDON KRISTO LUBONJA, ANDREA QAKO VITHKUQI, NIKOLLA KRISTO BOBOSHTICA, VASIL NAUM KAMENICA, NAUM VANI DISHNICA, JANI LUBONJA, GJINI A.LUBONJA, GAQI V.VENETIKU, SPIRO G.NACHO, KRISTAQ MUSHKA, ATHANAS A.MALAVECI, VASIL D. KARAGUNI, IRAKLI S. TUSHEMISHTI, GJERGJI KOZMA, KOZMA STEFAN, SPIRO TASI VITHKUQI, PALI G. GJANCHI, ILO THIMI KORCHA, GAQI I. KAMENICA, SOTIR NAUM KAMENICA, MITKA I.TUSHEMISHTI, PASKAL M. GRABOCKA, JANI JANAQ OCHISTI, LAZI THIMI FLOQI, KRISTO G. STAROVA, SOTIR G.SHTIKA, SANDRI K.ALARUPI, ZISSI G.TUSHEMISHTI, GJERGJI PRIFTI, LIPI KOSTANTIN NICHA, GJERGJI P.QAFEZEZI, GJERGJI V.POGRADECI, QIRIAKO D.KARAGUNI, KOSTA P.BOBOSHTICA, JOSIF SIMEON, ZISSI PASKO REMENJI, KRISTO M. FLOQI, TODI JAQIM, SPIRO SOTIR SHTIKA, TODI SOTIR SHTIKA, GURI N. LESHNJA, NIKOLLA N. BOBOSHTICA, GURI TH. KORCHA, ILO K. TUSHEMISHTI, GJERGJI K. TUSHEMISHTI, NAUM JOVAN POTGORANI, JOSIF S. POGRADECI, MIHAL I. TUSHEMISHTI, ANDREA PETRA FACE, VANGJEL M. MALAVECI, THANAS K. VITHKUQI, ANASTAS THANAS TREBICKA, VASIL THANAS TREBICKA, ILO G. VOSKOPOJA, VANGJEL M. KACHANI, ANASTAS K. KAMENICA, NAUM S. POGRADECI, NIKOLLA P. BUTKA, SPIRO S. QAFEZEZI, THANAS N. LUBONJA, VASIL A. GRABOCKA, LILI G.PANARITI, SOTIR G. GRABOCKA, GJERGJI N. GRABOCKA, KOSTA M. VITHKUQI, TASI M. VITHKUQI, ROPI A. LESHNJA, TUSHI M. VITHKUQI, STAVRE A. TEGO, KRISTO K. MIFOLI, PETRO TH. BOBOSHTICA, THIMI M. KORCHA, ILO BARDHO, VASIL KRISTO PAFTARI, PANDO N. OPARI, VANGJEL M. POGRADECI, FILIP V. VITHKUQI, ANDREA VANGJEL VITHKUQI, DHIMITRI KRISTO BOBOSHTICA, DHIMITRI G. ANGJO, NIKOLLA K. PECI, GREGOR G. GREKO, DHOSKA S. LUBONJA, DHIMITRI P. LUBONJA, PETRO K. KORCHA, APOSTOL SPIRO STATOBERDHA, KOSTA Q. LESHNJA, NIKOLLA QIRIC FLOQI, HARALLAMP N.NARTA, SPIRO TH. LUBONA, KOSTA SPIRO KORCHA, DHIMITRI P. OCHISHTI, DHIMITRI D. DISHNICA, PETRO S.AFEZOLLU, TASI VANGJEL, ANDREA VANGJEL, PANDI S. BOBOSHTICA, GAQI LAZAR, VELLAZERIA PAPANIKOLLA, JIMI ADAM, RAFAIL MIHAL, LIGOR BUTKA, VASIL NIKOLLA, VELL M. PASKO, KOCHI GJERGO, MIHALLAQ KRISTO, LEKSI NIKOLLA, AT LAZAR KOSMA, PETRAQ K.SPIRI, NAUM APOSTOL, KOSTAQ S. CHERAVA, ZISSI GEORGE, MIHAL JOVAN, VASIL K.BERATI, GEORGE BREZHDANAKU, GEORGE KONDAKCHI, KATINA KONDAKCHI, KOLI VANGJEL, NIKOLLA KRISTO, DHOSI S. LUBONJA, SIFI L. VITHKUQI, DHOSI L. VITHKUQI, AVRAM KOSTANDIN, ANASTAS ATHANAS, VASIL T. MILLAU, PETRAQ BELBA, TODI V. MONKA, STEVE LAZO, NAUM NAKO, KOZMA L. FIKU, DHIMITRI PEPO, MITRO BROS, PANO T. PANO, LIGOR T. JANKO, ILO G. VOSKOPOJA, DHORI TOROVECI, LIGOR A. DEMA, CHRISTO A. DEMA, LIPI PETRO, FILIP TH. BUTKA, LUKA BUTKA, A. KRISTO BUTKA, KOLI P. BUTKA, LAZO DHAMO, LIGOR T. LIAKO, VANGJEL S. ALARUPI, ARGJIR A. LUBONJA, DURO NURI, VANGJEL JOHN, SPIRO MONKA, SOTIR VESHO, NAUM LAZAR, LIGOR BELLOVODA, MIHAL LIMPIRAK, LIL N. SHYTI, LIGOR SKARANI, VASIL KURTEF, KOZMA STEFAN, PERIKLI VASIL, VASIL KRISTO, PANDI SOTIR, PETRO PANAJOT, PETRO TH. LUBONJA, DHAMO SHOLLA, NASTAS KECI, THOMA ZIU, GEORGE ANDREA, DOKE LUBONJA, RAKO RUSHA, TOLI SOTIR, NAUM KRISTO, SALI J. DISHNICA, MIHAL P.BILERALIS, GEORGE SIMON, KADRI ELBASANI, ZHAMO FEHIM, KASEM J. ELBASANI, ALI B. BERATI, MIHAL BRISKU, NAUM LAZAR, ILO VASIL. PANDI M. LUBONJA, LIGOR BELLOVODA, PETRO THANAS, KOCHI GJERGO, ARGJIR ADAM, SOTIR ALEKS, ANDON KRISTO, DHIMITRI ANDON, RAKO ILO, STELIAN ZYKO, ALEKS SOTIR, KOLI TUSHI, VELL KAMENICA, ANDREA FACE, PETRO BOBOSHTICA, VELL PAPAVANGJEL, EUGJENI D. ROSINI, KOSTA PATAROKU, PANDELI KRALI, VASIL LAMBI, ARTEMIS MAVROMATAQI, ALEKS LEONAQI, DURO NURI, VANGJEL JANI, SOKRAT GEORGE, GEORGE MALAKSENO, NAUM VOSKOPOJA, ADEM ASLLAN, HARI D.TREBICKA, LULA BUTKA, LAZO DHAMO, ARGJIR BUTKA, STEFO NASI FURXHI, PARASHQEVI STEFO, STAVROS, SPIRO MONKA/diaspora shqiptare