Albspirit

Media/News/Publishing

 Vangjel Xhani: SFIDA E MIHO GJINIT

Rimëkëmbja jote ka qenë sfidë. Gjithshka konçize, megjithëse e vështirë ta kujtosh jetën në pleqëri. Por Miho Gjini përshkruan të kaluarën dhe në çdo fjalë duket se sfidon kohën, se i tillë ka qenë gjithë jetën. Në shekuj piqerasioti duket që ka udhëtuar i qetë e i sigurt në peizazhin qiell dhe det. Këtu fillon fisnikëria, trimëria e, mbi të gjitha, sfida. Breza të tërë detarësh që kërkojnë dritë dhe jetë kudo që mundeshin. Sfida fillon e plotë në vitin1743, kur një pjesë e fshatit u shpërngul në Villa Badessa të Italisë… të tjerë hidhen në Greqi, Australi e ca të tjerë përfundojnë në Amerikë… vazhdoi nga rebeli Grigor Prifti… me guximin e mëpastajshëm të Andon Laskës për të vajtur në “dritat e përtej detiit”, si të ishte një personazh Robin Hood… Në galerinë e bashkëfshatarëve tanë, të gjithë këta përshkruhen e vijnë midis nesh nga mendja e pena misionarit piqerasiot Miho Gjini. E vlerësoj kontributin tuaj për të pasuruar historikun e fshatit, me galerinë e personazheve që kanë qenë objekt e subjekte të jetës shpirtërore. Një impresion që të bind. E jeta vazhdon. Dhe ëndrrat realizohen kur do njeriu. Miho Gjini dhe Emiljano Bitri na bindin që Piqerasi bëhet dhe garantojnë udhëtimin premtues të fshatit. Duket sikur “Ulliri i Lotëve” përfaqëson Antologjinë e Kurbetit në Piqeras. Miho Gjini qëndis bukur “testamentin e mërgimit” që Vasil Gjivogli, me vargjet e goditura të Folkut Gojor, evidenton dhe hulumton ndjenjat, përjetimet e brezave. Mirëpo më krijohej ndjesia se në galerinë pesonazheve të dëgjuar të fshatit kishte edhe një boshllëk. Dhe Miho Gjini na dha kënaqësinë për të mësuar më tepër, sidomos për një mësues si Koço Konomi që hapi shkollën e parë shqipe në Piqeras, për një vajzë idealiste, sfidante, atdhetare, si Eftihia Zaho, për një grua të thjeshtë të sakrificave të mëdha, humane, sikundër qe Mëmë Shulla, mamia e pashkollë, që priti qindra jetë fëmijësh gjatë 60 viteve të saj, për Barba Niko Lekën që shpërndau dritën për të larguar errësirën, për violinistin me famë botërore, me origjinë nga Piqerasi Olen Qesarin, me të cilin krenohet e gjithë Shqipëria, ndërsa bota e radhit ndër gjenitë e shekullit tonë. E kështu me radhë, në librin e tij të dytë për Piqerasin, plotëson më së miri këtë galeri të pasur personazhesh. Po ashtu edhe Historikun e Piqerasit, për t’u vendosur në Muzeun e Fshatit që u dogj nga vandalët e 97-ës. Me kalimin e viteve, MIHO GJINI, si Marathonomak, vazhdon të ecë në këto gjurmime, të hulumtojë për këtë Enciklopedi të Gjallë të “HIPOTEKËS SHPIRTËRORE”.
Please follow and like us: