Albspirit

Media/News/Publishing

PE-ja ndan Çmimin Sakharov “për popullin e guximshëm ukrainas”

Parlamenti Evropian ka ndarë Çmimin Sakharov për “popullin e guximshëm të Ukrainës” në betejën e tyre kundër pushtimit të paprovokuar rus.

PE-ja tha sot se çmimi i ndahet “ukrainasve të guximshëm, të përfaqësuar nga presidenti i tyre, Volodymyr Zelensky, liderët e tyre të zgjedhur dhe pjesëtarët e shoqërisë civile”.

“Ky çmim është për ata ukrainas që po luftojnë në terren. Për ata që janë detyruar të largohen. Për ata që kanë humbur familjarët dhe miqtë e tyre. Për të gjithë ata që janë ngritur dhe po luftojnë për atë që besojnë”, tha presidentja e PE-së, Roberta Metsola.

Çmimi i përvitshëm, i emëruar në nder të fizikanit dhe disidentit sovjetik, Andrei Sakharov, fillimisht nisi të ndahej më 1988 nga PE-ja. Ky çmim nderon individët dhe organizatat që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtat fundamentale.
Please follow and like us: