Xhezide Selimi: Alo?…
Mund të më sillni pak vaj që rrëshqet
lirshëm drejt shpirtit tim të përvuajtur
Le të më shëroj çdo pore të mërzisë
E të lëshohet thellë qelizave
të paripërtritshme.
Dua dhe një ilaç kundër atyre që më
rrisin tensionin e ekuilibruar.
Dhe ca kokrra qetësimi për lukthin
tim të shkret që s’duron inatin e
tërbuar.
Më gjeni dhe një peshore
t’ia fal atij malësorit që s’i mat dot
fjalët
Barna kundër glukozës nuk dua
Embëlsinë e tepruar të trupit tim
do e luftoj me ujë të thjeshtë dhe
ca copëza limoni…
Please follow and like us: