Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Qielli kreu dënimin

Një plumb i padenjë shpoi kraharorin
Dhe koha ndali së ecuri atë çast
Në pak sekonda u përshkua gjithë jeta saj
mendimet e fundit për botën e turpit.
Sytë nga fëmijët që i kishte pranë,
qanin me dënesë për krimin që s’e panë
Nana po ikte pa përshëndetje!
Amanetet t’shtinin n’dhe për së gjalli
Trungu i vjetër nuk ndjeu keqardhje përveç pendesës absurde
Ajo iku për të lënë prapa shkrimin
në fletoren blu.
U kryen të shtatat, gjykata filloi hetimet
Deri n’çmenduri vlerësoi çdo grimcë
Gjurmë
Provë
rrethana “lehtësuese” e rënduese
e çka jo tjetër.
Dëshmitë ishin aq kundërthënëse
U gjet dhe fajtori,
të cilin toka e përpiu pamëshirshëm…
Dënimin e ekzekutoi qielli.
Please follow and like us: