Albspirit

Media/News/Publishing

Bahtir Latifi: Një befasi e këndshme me Rizah Sheqirin!

𝐍𝐣ë 𝐛𝐞𝐟𝐚𝐬𝐢 𝐞 𝐤ë𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐑𝐢𝐳𝐚𝐡 𝐒𝐡𝐞𝐪𝐢𝐫𝐢n, 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐭𝐚𝐬𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐬𝐮𝐞𝐝𝐞𝐳ë
Isha 8-vjeçar kur kam filluar t’i bie instrumentit të muzikës çiftelisë. Meloditë që i kam luajturt zakonisht kanë qenë: “Moj e mira bregut t’Cemit” e kënduar nga Shaqir Cervadiku, si dhe kënga tjetër shumë e njohur “Pranë burimit dorë për dore” të shkruar nga shkrimtari Rizah Sheqiri.
Këtu do të rrëfej për një ngjarje interesante që më ka ndodhur me këtë shkrimtar të shquar e të njohur gjithandej në trojet shqiptare, por edhe në Suedi e më gjerë.
Në vitin 2019 ishim së bashku për disa ditë në Maqedonin e Veriut në një aktivitet kulturor “Ditët e letërsisë suedeze”.
Pasi kaluam disa ditë aty me takime e lexim poezish, në një mbrëmje në një restaurant ishim ulur dhe po bisedonim unë, miku im Sokol Demaku dhe Rizah Sheqiri.
Duke biseduar për tema të ndryshme, dikur vonë filluam të flasim edhe për muzikën. Po e them vonë sepse ndejtëm shumë atë natë në atë restorant dhe vërtet kaloi nata shpejtë dhe njerëzit ikën për në shtëpi, sikur kishim mbet vetëm ne në atë qytet akoma zgjuar, ndërsa të tjerët po thuajse kishin ikur për të ëndrruar.
Koha kur bisedon me miq të vërtetë kalon shpejt pa e vrejtur fare.
Biseda jonë ishte e pa protokoll, diskutonim, trajtonim tema dhe evokonim kujtime. Në këtë shoqëri unë isha më i riu dhe kur nisëm përveç të tjerash të flasim për muzikë unë edhe pse më i riu nisa me krenari të evokoja kujtimet e fëmijërisë kur kam zënë të luaj me çifteli. Evokova kujtimet e mia nga ajo kohë kur shumëherë i kam argëtuar me çifteli mysafirët dhe familjarët.
Atë botë unë isha fare i vogël e kryesisht mysafirët që vinin tek ne ishin të moshës së vjetër dhe me këmbënguljen e familjarëve interpretoja ndonjë melodi me instrumentin tim të dashur. Kisha droje në fillim, por dikur u mësova dhe ua plotësoja dëshirën edhe familjarëve po edhe mysafirëve duke luajtur meloditë e këngët që tashmë i kisha mësuar t’i përcillja me cifteli.
Për interpertimin që bëja natyrisht që nuk iu kërkoja shpërblimin, por ata me dëshirën e tyre dha nga entuziazmi për interpretimet që bëja më shpërblenin shpesh, sigurisht ishte dëshira e tyre për të më motivuar dhe për të vazhduar edhe e për të interpretuar e luajtur këngë e melodi tjera.
Por gjithësesi ishte edhe kënaqësi për familjarët dhe për mysafirët të dëgjonin si interpretonte një djalosh fare i vogël sic isha unë atëbotë. Në atë kohë s’kishte ndonjë fëmijë sa unë të që të luante me çifteli sikur unë. Të tillë nuk kishte asnjë tjetër në atë zonën ku unë jetoja.
Nuk e kam ditur që do të vije një kohë kur këngëtarët do të fitojnë aqë shumë sa fitojnë sot se kurrë nuk do ta kisha lënë pas dore çiftelinë e as këngën, edhe pse thënë të drejtën edhe tash i bie ngapak, por jo për të qenë një këngëtar apo instrumentist, që të përfitoj nga kjo punë. (Ndoshta, po e them me shaka, nuk do të ishte keq të isha bërë këngëtar).
Unë flisja pa u ndal e miqtë më dëgjonin dhe unë tregoja se si në fillim kur fillova t’i bie çiftelis, hyja në dhomë dhe mbyllja derën për të mos më dëgjaur askush, e as për të mos më parë askush sepse kisha turp. Mandej me kalimin e kohës u lirova dhe fillova të dalë në “publik” para familjarëve e mysafirëve.
E sic thash dikur nisa edhe të “fitoj” nga interperetimet e mia. Po flisja unë, por nuk tregoja se çfarë muzike kisha zgjedh të luaj me çifteli në atë kohë.
Nuk dija as nuk e kisha idenë se diçka në atë bisedë do të më befasonte aqë shumë dhe të ndjehesha aqë gëzuar e i lumtur me miqtë e mi. Ata më dëgjonin me shumë kureshtje. Kur unë e përmenda këngën “ Pranë burimit dorë për dore – hidhet vallja popullore”, ishte momenti më befasus. Atëherë Rizahut i buzëqeshi fytyra dhe më tha se unë kisha “fituar” nga kënga ime.
Pse e pyeta unë – i befasuar.
… Sepse jam unë ai që e kamë shkruar tekstin këngës nga e cila paske fituar ti… më tha ai me shumë dashamirësi dhe i buzëqeshur si gjithnjë.
Unë e ndjeva veten shumë i lumtur dhe i thashë: Kurrë as që e kam menduar se do të vijë një ditë e të jem mik me autorin e atyre vargjeve të bukura…
Eh ta dish mbinatyror e kam menduar poetin e shkrimtarin e atyre vargjeve që për mua kanë qenë dhe mbesinë dashuria ime më e madhe muzikore… – i thashë me shumë dashuri dhe shumë i lumtur për këtë befasi të mikut tim, Rizah Sheqiri.
Unë mbeta pa fjalë nga befasia dhe u ndjeva shumë shumë i gëzuar që aq papritur e “zbulova” autorin e këngës sime të preferuar të fëmijërisë. E falenderova për punën që ka bërë me atë tekst muzike dhe na ka gëzuar mua si fëmijë dhe shumë e shumë fëmijë të asaj kohe e deri te fëmijët në ditët e sotme.
E besoj që shumë fëmijë kanë kujtimet më të këndshme në jetë nga programet shkollore kur kanë kënduar tekstin e kësaj kënge ose kanë vallëzuar nën ritmin e kësaj kënge. Po e them se deri më sot, janë të paktë fëmijët dhe të rriturit e gjeneratës sime që nuk e dijnë dhe nuk e kanë dëgjuar këtë këngë, tekstin e të cilës para mëse dyzet viteve e ka shkruar miku im, pra shkrimtari ynë Rizah Sheqiri me të cilin krenohemi në atdhe dhe këtu në Suedi.
Rizahu si zakonisht as këto caste nuk e la pa bër një shaka: “Eh, kështu është kjo botë. S’dihet kurrë kush fiton nga shkrimet tona”. Qeshëm… Po unë më këndshëm sepse e rikujtova fëmijërinë dhe e përjetova këtë befasinë me shkrimtarin e mikun tim Rizah Sheqiri i cili sic e mësova më vonë përvec këngës “Vallja popullore”, që besoj s’ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar.
Ai ka shkruar edhe mbi pesëdhjetë tekste këngësh tjera të ndryshme për fëmijë, këngë popullore e argëtuese disa nga të cilat kanë qenë hite dhe janë këngë shumë të njohura. P.sh: ”Shkurt e shqip”,” ”Lulevera”, ”Lulebora”, ”Këngë e lule”, “Me këngë jemi rritur”, ”Ne jemi bukuria e atdheut”, ”Loçkë e nënës”,”Është bukuri”, ”Gëzimi në derë troket”, “Velylberi i dashurisë”,”Kënga për Pippi Qorapgjatën”, “Kënga për dy vëllezër”, “Flutura në erë”, “Gjyshi im” etj.
Ndoshat kur t’i kujtoni këto këngë dhe autorin e tyre do të befasoheni këndshëm edhe ju si unë.
Please follow and like us: