Binak Kelmendi: ‘Fjalët’ e kameleonit
Më zihet për të madhe
Që më ndërrohet një lëkurë
A një ngjyrë
Dhe jo atyre
Që ndryshojnë
Qëndrim
Mendje
Fytyrë
Pa mëshirë
Për dëshirë
Me kurë e pa kurë
Vetëm për endje
Lëkurën e ndryshon i zoti
Pika-pika dhe lara-lara
Kështu kërkuaka moti
Për të mbetur fara?
Shi do bjerë gjithmonë
Jo veç për kameleonë
Please follow and like us: