Albspirit

Media/News/Publishing

Fuqia gati hyjnore e gjuhës së trupit

Komunikimi jo verbal nuk është vetëm një instrument për “të lexuar të tjerët” përtej fjalëve, por dhe një mjet i fuqishëm i ndërveprimit për të krijuar ndjeshmëri. Ajo që bëjmë me trupin tonë ka më shumë influencë sesa mund ta imagjinojmë. Për shembull menaxhimi i hapsirave është themelore për të evituar dërgimin e tensionit tek bashkëbiseduesit. Disa individë kanë një mënyrë komunikimi pak invasive: tentojnë të afrohen e të prekin kë kanë përballë. Nëse bashkëbiseduesi shpreh shenja refuzimi, është e rëndësishme të vendosim një zonë neutrale (në përgjithësi një metër e gjysëm). Në fakt, tentojmë të anullojmë distancat me personat që janë në raport intim ose konfidencial me ne. Ndaj, si është e mundur të kalojmë këtë distancë me personat e sapo njohur?

Kur prekim dikë tentojmë të ushtrojmë një rol afektiv e kjo nuk është gjithmonë e mundur të bëhet, mbi të gjitha me të panjohurit. Është e rëndësishme ta “gradojmë” sjelljen tonë me bazë feedback: nëse ai që kemi përballë dëshiron të mbaj një distancë një metër ose një metër e gjysëm, si mund të mendoj se mund ta prek? Është e vërtet që ka persona që kanë një model komunikimi aktiv: kjo sjellje mund të lexohet si pozitive kur duan të hyjnë në bised me ne.

Duhet të kemi gjithmonë në mendje se ne jemi përgjegjës 100% për suksesin e komunikimit, qoftë pozitivisht ose negativisht. Ndaj, menaxhimi i vetëdijshëm i gjesteve, mund të na lejojë të përmirësojmë cilësinë e këtyre marrëdhenieve. Për shembull, të komunikosh duke mbajtur krahun të shtrënguar mund të provokoj dy efekte negative:

shprehim mbyllje në nivelin jo verbal

limitojmë efikasitetin e komunikimit tonë.

Pika e parë është e thjesht të kuptohet, ku krahu nënkupton vetëm një sinjal refuzimi, i shprehur kur trajtohet një argument që nuk dëshirojmë ta prekim. Një aspekt duhet shtuar se sinjali fiton vlera vetëm kur shprehet mbi një fjalë të caktuar dhe/ose argument. Me fjalë të tjera, nëse bashkëbiseduesi është tashmë i mbyllur, jo domosdoshmërisht do të thotë që sinjali është kthyer drejt meje. Në të kundërt nëse është i hapur e duke folur për punën shpreh sinjalin e mbylljes do të thotë se është diçka që krijonë bezdi në lidhje me punën.

Ndaj, ndërveprojmë me të tjerët dhe duam të komunikojmë hapur, duhet të evitojmë, ti bëjmë me krahët e shtrënguar.

Pika e dytë i referohet rrugës së dyfishtë që komunikimi ndjek: fjalët e gjesteve dhe ritmi i shpejtësisë. Kur ndërveprojmë me të tjerët jo vetëm flasim po bëjm edhe gjeste, shkojmë përpara e pas duke e bërë më preciz komunikimin. Për shembull, një gjë është të thuash: “tavolina” duke mbajtur krahun pa lëvizur ose të shtrënguar, dhe tjetër gjë është të thuash “ tavolina” duke i mbajtur duar të lira dhe në lëvizje. Në rastin e fundit mesazhi është më i qartë sesa kur ndjek rrugën e dyfishtë.

Ndaj, shenjat e refuzimit dhe të mbylljes kanë fuqinë të limitojnë efikasitetin tonë si komunikues. Por është e vërtetë dhe e kundërta: shenjat e falenderimit dhe simpatis tentojnë të influencojnë pozitivisht atë që kemi përballë. Teknika e “pasqyrimit” reflekton një përdorim aktiv të komunikimit joverbal për të hyrë në simpati. Duke përfshirë, se nuk duhet të ankohemi për shkarkesat e jashtme nëse gjatë një ndërveprimi shprehim shenja të shkarkimit tensional, mbyllje në vetëvete dhe refuzim.

Please follow and like us: