Ismet Hajrullahu: Jo ndarje të Kosovës, por shkëmbim territoresh
Ripublikim me shkas
Nuk do bëjmë ndonjë zbulim nëse themi se opsioni i ndarjes së Kosovës ka qenë opsion i vendosur në tavolinat e fuqive të mëdha qysh nga viti 1999. Krejt kjo shtyrje e statusit ishte në shërbim të blerjes sa më shumë të kohës që do shkonte në dobi te këtij opsioni. Tani për një gjë mund të thuhet sigurt se, duke pasur parasysh kërkesat e Rusisë dhe Serbisë për vazhdimin e bisedimeve, ky skenar ka fituar mbështetje edhe të disa prej qendrave europiane. Natyrisht, ky është një ogur i zi për Kosovën.
Nē kētē skenar duket se po imponohet vullneti serb për ndarjen e Kosovës si opsion më i pranueshēm për Beogradin. Nuk ishte aspak i rastësishëm insistimi i Rusisë dhe i disa vendeve të BE-së për zgjidhje, që do ishte e pranueshme për Serbinë ose e ashtuquajtura ide “mosposhtërimi i Serbisē”
Jo rastësisht, njëri nga antarët e Grupit të Unitetit del ndërkohë si tellall i kësaj ideje, se vija ndarëse midis Rusisë dhe Amerikës mund të kalojë nëpë Mitrovicë”, duket se e ka burimin nga takimet që ai kishte me ish kryeministrin serb Xhinxhiq. Xhinqiqi dihet se si ka përfunduar, meqë këtë opsion të tij dhe miqve të tij në Kosovë nuk e kapërdinin dot Kushtunica me kompani.
Sipas shërbimit sekret të njërit nga shteteve më mëdha europiane, qëndrimi i BE-se për ndarjen e Kosovēs është mbështetur si variant i mundshēm, por që do të duhej të gjente mbështetje edhe nga SHBA-të. Insistimi i bashkësisë ndërkombëtare për ta ndërtuar një shoqëri multietnike, sipas këtij shërbimi, përfundimisht ka dështuar. Fundja ky dështim ka qenë i paraparë, me që Kosova edhe ashtu është vendi më homogjen në Europë. Në këtë hapēsirë numri i minoriteteve, marrë në tërësi, nuk kalon 7 për qind. Këtë fakt ky shërbim nuk e zë nē gojë. Ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme sipas këtij shërbimi, që do garantonte ardhmëri dhe shpresë për rajonin.
Prandaj, konkluzioni i këtij shërbimi se me Kosovën është eksperimentuar, është një dëshmi se çfarë fshihet pas insistimit për vazhdimin e bisedimeve.
Kjo ide, si duket, nuk i ka marrë në konsideratë interessat jetike shqiptare, ashtu si nuk i kishin parasysh këto interesa edhe diplomatët europianë të para gati një shekulli (Janar 1913), kur njohën copëtimin e tokave shqiptare, respektivisht aneksimin e Kosovës nga Serbia. Ky veprim i diplomacisë së atëhershme europiane, sipas Hollbrukut, ka qenë shkaktar i katër luftërave në territoret e ish-Jugoslllavisë në fund të shekullit 20.
Mosmiratimi i rezulutës nga Këshilli i Sigurimit ndërkohē ka hedhur dritë në prapaskenat e diplomacisē, që po përgatit terrenin për ndarjen e Kosovēs. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe imponimi i bisedimeve, respektivisht 120-ditshi, si kohë gjoja e mjaftushme për një marrëveshje “të pranueshme” ndërmjet palëve, si dhe insistimi i Perëndimit për mos-shpalljen e njëanshme te pavarësisë.
Grupi i kontaktit, duke pasur parasysh këto orekse të Serbisë, por edhe vështirēsitë që do tē prodhonte ky skenar, pati miratuar para fillimit të negociatave trinitetin kushtëzues:
- Jo-kthimit para vitit 1999,
- Jo-ndarje të Kosovës,
- Jo-bashkim me asnjë shtet.
Por, me sa duket, ky trinitet i përket vetëm historisë. Ndërkaq, opsioni që ndërkohë është hedhur nē qarkullin -pavarësi për Kosovën me autonomi substanciale për serbët e Veriut të Kosovës, nuk do të kishte ndonjë të keqe, sikur po i njëjti të respektohej kundrejt Luginës së Preshevës. Por, me sa duket, ky variant i zgjidhjes nuk ka hasur në mirëkuptimin e avokatëve të interesave serbe.
Dështimi i bisedimeve të tejzgjatura të Vjenës dhe tani insistimi për negociata shtesë 120-ditëshe, është thjesht blerje e kohës, që do të shkonte në favor të variantit të ndarjes së Kosovës. Grupi i Unitetit, të paktën kësaj radhe, duhet të jetë transparent kundruall popullit dhe vetë historisë. Tokat shqiptare mjaft janë ndarë deri më tani. Ka ardhur koha që edhe interesat nacionale shqiptare të merren në konsideratë. Për këtë, ky Grup e ka marrë edhe mbështetjen e Kuvendit.
Në fakt, në dobi të krijimit të paqes dhe të stabilitetit në rajon e më gjerë, mund të negociohej çështja e shkëmbimit të territorreve dhe të popullësisë.
Fjalën këtu e kemi para se gjithash të shkëmbimit të territoreve dhe të popullsisë.
Fjalën këtu e kemi para së gjithash te shkëmbimi i Leposaviqit dhe Zubin-Potokut me Luginēn e Preshevës si tërësi. Aq më tepër kur dihet se Lugina e Preshevës, deri në vitet 50-ta , ka qenë pjesë e Kosovēs, ndërkaq Leposaviqi pjesë e Serbisë.
Ndarja e mundshme e Kosovës me “mirëkuptim”, respektivisht e imponueshme, pa e përfillur vullnetin e popullit, me siguri se do të gjeneronte konflikte të reja, meqë ky vendim nuk do të mund te konsiderohej obligativ, respektivssht nuk do të respektohej nga qytetarët. Për rrjedhojë, tetë vjetët nën administrimin e UNMIK-ut do të mund të konsideroheshin përfundimisht si një armëpushim i gjatë.
Lajm, Prishtinë 2007.